Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Një libër enciklopedik që ruan historinë e nacionalizmës shqiptare

| E hene, 18.08.2025, 06:56 PM |


Një libër enciklopedik që ruan historinë e nacionalizmës shqiptare

Nga Nue Oroshi

Historia shqiptare gjatë përiudhes se diktaturës dhe masakrimit komunistë kundër shqiptarëve atdhetarë është shkruar edhe sot shkruhet në dy drejtime. Historia e vërtetë që është paraqitë nga studiuesit, profesorët, historianët e vijës atdhetare që është shkruar me metodologji shkencore dhe me burime të sakta historike dhe ajo e fallsifikuar e historianëve të vijes pansllaviste, të cilët kanë madhëruar dhe ende edhe sot madhërojnë humbjen e 70 përqind të territoreve shqiptare që komunistët e Kosovës dhe të Shqipërisë i lanë nën Serbi. Por për ta mbrojtur Shqipërinë etnike intelektualët shqiptarë të familjeve atdhetare dhe nacionaliste u angazhuan që të luftojnë për ta mbrojtur Shqipërinë Etnike. Sot pikërisht në përvjetorin e një masakre të madhe komuniste në Qafë të Valmerit  që e kryen pansllavistët komunistë Milladin Popoviqi, Svetozar Vukmanoviq Tempo,kolonelet rus Sofolevski e Valevski si dhe shërbyesit dhe spiunët  e Serbise dhe të Rusisë Envër Hoxha, Mehmet Shehu, Shefqet Peqi e Toger Baba në Qafë të Valmerit. Me postë  më erdh libri enciklopedik i autorës Bianca Maria Gjomarkaj " Shqipëria e Lirë" organ i Bllokut Kombtar Independent i botuar në dy gjuhë:në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Këtë libër autorja Bianca Gjomarkaj ia dedikon themeluesit të Blokut Kombtar Indipendent Kapidan Gjon Marka Gjonit,bashkëthemeluesit Kapidan Ndue Gjon Markut,Kryetarit Dr.Ismail Verlacit si dhe të gjithë anëtarve të tjerë të bllokut duke përfshirë edhe Dr.Gjon Lekë Buqaj që e kishte ndihmuar autorën në sigurimin e shumë materialeve. Nëse i lëshojmë një sy këtij libri shihen qartë shkrimët e shumë studiuesve atdhetare të kësaj periudhe kohore të cilët jo vetëm që kishin luftuar kundër komunizmit por edhe kishin studiuar dhe doktoruar nëpër universitetët më prestigjioze të Evropës në Gjermani,Austri,Itali dhe në universitetët e tjera Evropiane.

Në këtë libër janë grumbulluar punimët e Revistës" Shqipëria e Lirë" që ishte organ i Blokut Kombtare Indipendent që janë botuar në periudhën kohore prej marsit  1947 e deri në gusht 1968.Libri ka gjithsejt 439 faqe dhe është i shtypur më një botim luksoz përkundër që për shkak të periudhës se hershme dhe shtypjes se gazetave me vështirësi si dhe mënyrës së ruajtjes se tyre ky libër është shtypur dhe botuar më një kualitet të lartë.Vlenë të theksohet fakti se botimet e tilla e ruajnë historinë e nacionalizmës shqiptare të pastër si loti.

Është fatkeqësi se në Shqipërinë postkomuniste ende në aspektin e studiuesve nuk e kemi një reformim të historianve shqiptar dhe i numron në gishta ata historianë që janë reformuar dhe janë duke e shkruar historinë shqiptare ashtu siç ka ndodhur.Me gjithë gëzimin që më erdhi libri e ndjeva një keqardhje se në zarf të këtij libri ishte e shkruar se vjen nga Rruga "Vasil Shanto".Vasil Shantiqi ishte një kriminel komunistë që kishte vrarë dy nacionalistë shqiptarë në vitin 1943 Major Nrecë Preng Marku Komandant i Gjandarmerisë Shqiptare i Qarkut Shkodër djalë i Bajraktarit Prengë Marka Prenga një luftëtar i Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe Adem Boletinin djali i Isa Boletinit Komandant i Gjandarmerisë në rrethin e Shkodrës.Kjo është e natyrshme që malazezi  Vasil Shantiqi, me pas u ekzekutua nga forcat nacionaliste shqiptare.Dhe quditërisht si është e mundur që edhe pas 33 vjet të rënies se komunizmit në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë ende nuk janë hequr emrat e rrugve të kriminelve komunistë ku edhe në mës të Tiranës e ke bustin e kriminelit Vojo Kushi(Vojosllav Kushiq-serbo malazezë).Kjo tregon qartë se Shqipëria ende nuk është liruar nga mentaliteti komunistë ku  kjo është një fatkeqësi kombëtare.Dhe kjo tregon shumë se pse pushteti lokalë në Shkodër si demokratët ashtu edhe socialistët ka 3 vite që  e kanë bllokuar lejën për Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër.Kur të vendosën nacionalistët shqiptarë në vendin e duhur  vetëm atëherë Shqipnia do të shkon drejt rrugës evropiane.Nuk ka Evropë duke i mbajtur në ballin e oxhakut kriminelët komunistë serb,rus e shqiptar.

Si përfundim e përgezojmë autorën e librit Bianca Maria Gjomarkaj e cila e la lluksin e Amerikës e po jeton në Shkodër  dhe po punon pandërprerë për ndriçimin e historisë shqiptare edhe pse shumëherë puna e saj po shikohët me sy kritik nga neokomunistët shqiptarë.Por Bianca e bija e Kapidan Ndue Gjon Markut i cili i pari e filloj luftën kundër komunizmit i përket gjenit arbëror të një familje princore të kapidanëve të Mirditës të cilët për pesë shekuj i dolën zot shqiptarizmës dhe nuk u dorëzuan asnjëherë.