Kerko: a
Albert Zholi: Një libër sa filozofik po aq shpirtëror
E merkure, 23.07.2025, 06:52 PM
"Nuk ti kam thënë të gjitha", një libër sa filozofik po aq shpirtëror
Nga
Albert Z. ZHOLI
Është
libri i ri i poetit Fani Duro. Një titull sa filozofik, po aq shpirtëror dhe
konkret. Në jetë kurrë nuk thuhen të gjitha, kurrë! Shumë gjëra janë dhe mbeten
sekrete brenda njeriut, ca nga ndroja, ca nga frika, ca nga ndërgjegja e thyer,
ca nga mos prishja e shoqërisë, dashurisë, miqësisë, familjes, punës
etj....Jeta
gjithmonë
do të jetë një: "Nuk ti kam thënë të gjitha". Ç'dokush nga ne në jetë
ka një sekret, një rezervë një përmbajtje dhe ndaj jeta bëhet interesante, se,
mes nesh ekziston misteri i sekretit. Por ka edhe ca gjëra që duhet të
përjashtohen nga: "Nuk ti kam thënë të gjitha"!
Sa
dashuri kanë humbur nga ky togfjalësh?! Sa dashuri janë tretur pa u finalizuar
nga ky togfjalësh? Sa vajza kanë rënë pre e togfjalëshit:Nuk ti kam thënë të
gjitha?!". Të gjithë brenda nesh kemi një "Nuk ti kam thënë të
gjitha". Dhe brenda vetes meditojmë, pse i mbajmë disa fjalë brenda vetes,
duke humbur një dashuri: "E di, nuk
ti
kam thënë të gjitha gjërat, sepse nuk më dhe mundësi e
dashur!
Nuk munda të ti thosha sepse... Dhe, ja, sot jam
këtu
para këtyre vargjeve, jo për të të lutur të kthehemi siç
ishim,
por për të ti thënë disa fjalë që kurrë nuk ti thashë.
Por,
sa vlerë kanë tani që ti ke ikur, je martuar?! Kam kuptuar që historia jonë e
bukur nuk do përfundonte në tragjedi, nëse unë do kisha kurajën të ti thosha
këto fjalë zemre që sot po i shkruaj në letër...E kam kuptuar që, dhe gjëja më
e vogël e jotja më përkiste mua dhe vetëm mua, por unë nuk dija si të
shprehesha dhe i mbajta brenda vetes këto fjalë magjike që po shkruaj
sot"...Pra, këto thotë Fani në këtë libër, të pathënat që i kemi sekrete breda
vetes dhe që na kanë kushtuar në jetë....Në këtë libër me rreth 120 poezi, Fani
i këndon dashurisë, fshatit, miqësisë, punës, fëmijëve, nënës,
babait,
kohës, hipokrizisë, mallit, vuatjeve, gruas, sakrificave, paqes, mashtrimit,
vjeshtës dhe dimrit, verës dhe pranverës por i vargëzon më përkushtim fjalës të
të qenit njeri. Tashmë, Fani Duro ka një pjekuri në poezi, jo pse ka mbi tre
libra të botuar, por ai është i kujdesshëm në vargëzim, gjurmon fabulën dhe nuk
e stis atë, gjen
tematikën
e veçantë dhe vargun e hedh pa stimul apo të vrapëzuar, por e skalit me
koshiencë dhe përgjegjësi, duke veçuar detaje jetësore që kërkojnë një
harmonizim koherent. Po sjell një poezi që më ma mrekulluar:
Bija
ime
Dhe
u shfaq si një ëngjëll para meje,
Tek
një lule përjetuar mrekullisht,
E
bukur, e magjishme, mbushur përkëdhelje,
Erdhi,
mbeti brënda meje shpirtërisht.
E
pashë tek një lule aty pranë,
Ma
solli Zoti që ta kem si sytë e mi,
Të
panumërt lotët e lumturisë qe më ranë,
Bija
ime, e gjithë bota ime je ti!
Një
poezi e shkruar majft bukur dhe me ndjenjë të veçantë. Vargje për të bijën! Një
metaforë që të godet me frymën e lirë, me brishtësinë e vargut, me detajin
jetësor, me lakonizmin prindëror. Një poezi që flet vetë pa komente. Fjalët
janë të pamjaftueshme për të shprehur apo përkufizuar dashurinë poetike të
pakushtëzuar midis
një
babai dhe vajzës së tij. Autori e krahason të bijën me një lule, simbol i
bukurisë, mirësisë, dashurisë njerëzore, dhembshurisë, begatisë. Ajo është një
buzëqeshje që e bën dhe poetin të buzëqeshi. Zemra e saj është e pastër dhe e
sinqertë. Tek libri në fjalë janë përfshirë poezi tematikash të ndryshme.
Mirëpo, sipas një vlerësimi të përgjithshëm, një nga tematikat më të preferuara
të poetit, është DASHURIA, jo vetëm si temë universale, por, si një frymë që
jeton
përjetësisht
në trupin dhe shpirtin e çdo njeriu.
Fragment
Nuk
e di pse kam lajthitur,
Ndoshta
për të, ti je shkak.
Ahh...dashuri
moj ndjenjë e përligjur,
Më
hyn në shpirt, më del në gjak!
Dashuria
është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Thjesht, dashuria është forca që vë
në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetuar, është
ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është ajo që ndjejmë,
është metafizika e gjërave dhe gjendjeve. Ja si shprehet Erich Fromm: Dashuria
nuk kërkohet,
ajo
vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht.
Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk
është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal
paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se
do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë...! Por edhe kjo poezi:
Veza
e Paqes
Ajo
është një vezë, vetëm një vezë,
E
lashtë, më e lashtë se të gjithë shekujt bashkë.
E
lëshuan! Mes nesh e lanë,
Në
të gjitha epokat e njëjtë,
Mes
nesh qëndron, s'ka ndryshuar vend.
Dhe
pret stinën e saj, atë stinë të madhe,
Stinën
që të çelë.
Stinën
ideale!
-
Paqe, paqe! Kjo është thirrja e gjithë njerëzimit. Askujt nuk i besohej se pas
Luftës së Dytë Botërore në shekullin e XXI, do të kishte luftëra lokale në
gjithë botën. Vriten fëmijë, të rinj, të pafajshëm. Sot bota prodhon armë
moderrne dhe përse? Për të shfarosur njerëz!
Ndaj
fjala Paqe në këtë libër tingëllon kaq madhështore, kaq me drithërimë zemre.
Lufta është koha kur prindërit varrosin fëmijët dhe Paqja është koha normale
kur fëmijët varrosin prindërit. Dhe kujtojmë
Aristotelin:
Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me
rëndësi
të organizohet paqja. Lufta është vetëm ikje
qyqare
nga problemet e paqes...Sipas Prof. Agim Vinca: "Gjuha e poezisë dallohet
jo vetëm nga të folurit e përditshëm, por edhe nga gjuha e prozës dhe e dramës;
ajo është më e kondensuar dhe
më
ekspresive. Muzikaliteti dhe imazhi janë dy elemente
thelbësore
të poezisë lirike. Në poezi fjala ka funksion konotativ, që do të thotë se ajo
merr kuptime të ndryshme varësisht nga konteksti në të cilin përdoret".
Edhe Fani Duro i përmbahet këtyre elementëve të domosdoshëm në krijimtari, që
janë baza e suksesit. Me këtë libër ai ka hedhur një hap të sigurt për të qenë
një poet premtues, dhe kërkues ndaj vetes.