E premte, 25.07.2025, 03:27 PM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore

E hene, 04.11.2024, 07:52 PM


Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore

Nga Gjon Keka

Po të kishim vetëdije të lartë kombëtare e shtetërore(në Kosovë e kam fjalën ngase jam bir i saj) dhe me kulturë e edukim të mirëfilltë,nga data 3 nëntor e deri më 28 nëntor do të duhej të kishte aktivitete të ndryshme kulturore artistike,simpoziume shkencore,kapituj të veçantë mësimi nëpër shkolla etj etj ,që nderojnë nëntorin e lavdisë së epokës së papërsëritshme dhe të artë të Gjergj Kastriotit.

Duke ditur se kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk kemi pushtetarë të denjë,me vizion dhe me identitet të vërtetë kombëtar dardano-arbëror europian, e as me kulturë e shpirt europian,atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm ne ta nderojmë kështu duke e kujtuar me shkrime modeste e vepra këtë periudhë që vulosi të ardhmen e sigurtë europiane të Dardano-Arbërisë si pjesë rrënjësore e familjes europiane dhe civilizimit të përbashkët të kontinentit europian.

Qoftë i bekuar nëntori i Gjergj Kastriotit që bashkë me dardano-arbërorët e tij ia solli lirinë atdheut ,e ringjalli shtetin mbretëror dardano-arbëror dhe u bë mburojë e pakalueshme e civilizimit të përbashkët europian.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Prend Buzhala: Gjon Keka, një profil në lëmin e letrave Gjon Keka: Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane Gjon Keka: Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve Gjon Keka: 7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Përvjetori i lindjes së Dardanit dhe Europianit të Madh - Dr.Ibrahim Rugovës Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës Gjon Keka: Stema e rrallë e familjes Kastrioti Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij Gjon Keka: Filipi falënderon Zotin që biri i tij Aleksandri i Madh lindi në kohën e Aristotelit Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës Gjon Keka: Prof. Anton Çetta, thesar i popullit shqiptar, pajtoi gjaqe edhe në diasporë Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit Gjon Keka: Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx