E merkure, 09.10.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë

E merkure, 16.11.2022, 08:55 PM


28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë, në krahasim me datat tjera

Nga Gjon Keka

Nuk njoh hero tjetër më të madh, i cili që nga vegjëlia ta ketë rritë farën e lirisë dhe të ruajtjes së qenjes së tij identitare e në këtë rast arbërore, si kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti.

Farën e lirisë që ai e mbantë në kujtesën e tij thellë të ngulitur nga vegjëlia, e cila u rritë brenda tij në zemër e mendje, pa e hetuar aspak sulltani në oborrin e tij tregon se Gjergji i Madh ishte i përcaktuar nga qielli për ta shpëtuar qenjen tonë, për ta sjell lirinë e shumpëritur dhe për ta shpall fitimtar flamurin e tij, Flamur ky që u bë simbol i bashkimit dhe i identitetit tonë kombëtar arbëror europian.

Nëntori nuk do të kishte asnjë domethënie për ne ,nëse Gjergji ynë i Madh nuk do ta kishte ruajtur atë farë të lirisë në brendësin e tij, për ta shpalosur dhe dhuruar ne brezave e kombit si simbol të lirisë, identitetit dhe të shtetit kombëtar arbëror.

Prandaj, asnjë datë tjetër më pas, as data e 1912 e as një datë tjetër nuk mund të ketë rëndësi më të madhe se data e 28 nëntorit 1443, aty janë rrënjosur themelet e historisë, flamurit, të identitet, dhe shtetit e kombit tonë arbëror europian.

Me pak fjalë datat tjera dhe vitet janë imitim i asaj date, e që në aspektin e dritës historike ,data e 28 nëntorit 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë, në krahasim me datat tjera që marrin rreze nga ai diell i madh i lirisë,i flamurit, i shtetit dhe i identitet tonë kombëtar arbëror.

Duhet ditur se një komb i bashkuar ,por i ndarë brenda madje deri në urrejtje ndaj njëri-tjetrit për shkak të ideologjive të ndryshme fetare, partive të ndryshme,mendimeve ndryshe, kritikave etj, nuk na duhet, sëpari të bashkohemi brenda nesh pastaj bashkimi i jashtëm do të ndodh natyrshëm. Prandaj edhe ky 28 nëntor si përvjetor i bekuar na fton të gjithëve ne që mbajmë në venat tona gjakun e Kastriotit, pra gjakun arbëror ,që të jemi të bashkuar ashtu sikur ai na bashkoi në fillim duke lënë anash të gjitha dallimet që na ndajnë e na çoroditin e largojnë njëri me tjetrin si pjesë të trupit të përbashkët kombëtar dhe identitetit e flamurit tonë të bekuar.

Rroftë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), rroftë Arbëria jonë europiane!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora