E enjte, 18.04.2024, 03:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Perikli Jorgoni: Zëra të largët nga nëntoka (3)

E marte, 15.11.2022, 08:17 PM


ZËRA TË LARGËT NGA NËNTOKA

(P o e m ë, 1975)

Autori: Perikli Jorgji Jorgoni  (1936 - 2012)

Vazhdon...

10.

S'do të më takoje, ndoshta kurrë,

Kaq fort ligësht, lidhur këmbë e duar,

Se si era rrojta nëpër male,

Pa vargonj e hekura të rënda,

Sikur të mos ndodhej një shtiak,

Që për ar dhe foshnjën mund ta shesë,

Që për ar vellait i bën gropën,

Një syqen që u tregoi shtigjet

E limerit ku më dendur flinim,

Të dërmuar nga rropatjet, ndjekjet.

11.

Isha duke fjetur, kur u futën,

Ndjeva një të therur nëpër shpatull,

Shtriva dorën e m'u ndesh në hekur,

Hapa sytë, mu përpara meje

Zbardhnin dhëmbët bash një ledh me roje,

Me sopata, heshta nëpër duar.

Flakë villte një pishtar që mbante

Një mjekrosh që shtizën ma kish ngulur.

U shkëput nga grumbulli, më cyti:

- Çohu, bre, të pret gostia shtruar! -

12.

Brofa menjëherë, por u shemba,

Laku i litarit më gjakosi,

Desha që t'i hidhem e ta çaja,

Por gjymtyrët fare s'më punonin,

M'i shtrëngonte fort litar i trashë.

Sytë nxirrnin xixa nga tërbimi,

Dhe më vinte që të haja veten,

Pse kështu të lidhur po më çonin,

Të më qeshin, kur në mes të sheshit

Të më heqin zavrrë në zinxhira...

13.

Mbret, dhe sot si krimb më bren mendimi,

Ç'gjë më shtyu që të zbres nga malet,

Që si ka i therur nëpër këmbë

Mbytur gjak Dyrkani të ckërmitej.

Rrëzë muresh e në kulla rojet

Pinin verë e plot gaz këndonin,

Dhe s'ua merrte mendja se dikush

Mund të futej e t'u nxirrte punë,

Se kish mote që rropamë e luftës

Nuk ishte ndier... Rreth gjithçka po heshtte.

Vazhdon...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora