Kulturë
Kozeta Zylo: Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare
E hene, 14.11.2022, 08:57 PM
Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare
Le
të punojmë së bashku për ta gjetur kurën e kancerit të përcarjes dhe të
mosmirënjohjes
Nga
Keze Kozeta Zylo
Jam
krenare që si media, si shkrimtare dhe gazetare kam sjellë në botime dhe në
publik penat dhe aktivistët më të ndritur të Kombit, aktivitetet më të
rëndësishme që ka organizuar Diaspora, vlerësimet dhe mirënjohjet pakufi për
çdo mësues, prind dhe nxënës, si dhe me organizimet tona të ndryshme qoftë dhe
familjare në momente dhimbjeje, me mundësitë tona me plot dashamirësi dhe
profesionalizëm.
Kjo
më ndodh sepse kam moton familjare ngjizur ndër breza: Suksesi i merituar i një
shqiptari është dhe suksesi im!
Mirënjohja
dhe gëzimi për suksesin ndër shqiptarë duhet të ndodh si vëllai me vëllain, ose
në se kjo është idealiste hesht të paktën jo të ndërtosh egon e shfrenuar për
famë duke përçarë. Përshembull fut
hundët në shoqatën e tjetrit që mund të ketë bërë suksesin dhe shumë e njohur
kombëtarisht dhe pasi e ke përdorur si trampolinë për të marrë fame, punon nën
rrogoz duke mbledhur grimcëza pakënaqësish dhe i bën mal urrejtjeje. Jo miq te dashur, qofte dhe ti që i shpall
armiq po të them mik, nuk ndërtohet fama duke i shkaktuar plagë tjetrit me
mosmirënjohje, përcarje, por ajo do punë, punë dhe sakrfica të
paimagjinueshme. Ajo nuk ndërtohet duke
i mbledhur kafeneve, e tavolinave dhe duke bërë karshillëk se sa mund të jenë
bashkuar pa asnjë shkak, ajo ndërtohet duke pasur një zemër të madhe, të artë
dhe vetëm të falësh.
Dhe
keto lloj “marifetesh” te kujtojne mendje ndriturin e Kombit, Faik Konicen, qe
me siguri i ka dhembur ne shpirt ndaj dhe ka këtë thënie proverbiale se: “E
keqja e shqiptarëve është se nuk bashkëpunojnë me njeri tjetin, por merren me
njeri tjetrin”.
Kanceri
i ecjes së Kombit tonë përpara është përcarja. Këtë temë që i dhemb popullit
tim në kocke dhe po aq në Diasporë duhet ta trajtoj në rubrika dhe emisione të
vecanta publikisht me fakte dhe dokumente.
I falënderoj shumë miqtë e mi që kanë sjellë në vemendjen time këtë temë
shumë akute, lexuesit e mi patriotë të vërtetë që lexojnë, ndjejnë gjer në asht
asimilimin e Gjuhës Shqipe në Diasporë, dhe po aq ndjejnë se si punohet nën
rrogoz për përcarje dhe shkatërrime të punëve madhore për cështjen
kombëtare. Me të drejtë Kanti thotë se:
“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
E
lumi ai që është mirënjohës, duron, bashkëpunon, fal, ecën s’ndalet dhe hap
shtigje të reja për të ecur pa u rrëzuar kushdo dhe kurdohere, sepse Kombi ynë
është aq i vogël, aq i përçarë nga të huajtë, sa nuk lejohet qoftë dhe nje
qoshkëz urrejtjeje midis nesh.
Vargjet
e Poetit dhe atdhetarit të zjarrtë ngelen aktuale dhe në ditët e sotme edhe pse
të shkruara në dhjetor 1892. Do të desha
të mos ishin aktuale dhe pas 230 vjetësh, por mjerisht shqetësimet ngjajnë si
dy pika uji...
Geg' e tosk', malsi,
jallia
jan' nji komb, m'u da,
s'duron;
fund e maj' nji a
Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na
bashkon.
Qoftë mallkue kush qet
ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me
shoq,
kush e dan me flak' e
shkrime
çka natyra vet' përpoq.
Le
të punojmë së bashku për ta gjetur kurën e kancerit të përçarjes dhe të
mosmirënjohjes, sepse vetëm të bashkuar Kombi ynë do të renditet ndër kombe të
qytetëruem.
13 Nëntor, 2022
Staten Island, New York