Kulturë
Prend Buzhala: Guri me alfabet të padeshifruar
E hene, 14.11.2022, 07:44 PM
Prend BUZHALA:
GURI
ME ALFABET TË PADESHIFRUAR
(Tregim
me pak fjalë)
Në
të dy anët e këtij Guri të Bardhë kishte gdhendje. Në ty-tre vende kishte
prerje si me shpatë, kurse në disa vende tjera vrima plumbash. Gjeologët saktësuan
se guri ka lëvizur nga shtresat e thella të tokës, për në sipërfaqe.
-
Në të vërtetë, këtë gur e gjeti në shpellë një bari. mezi e bindëm që të na e
jepte -thanë ata të muzeut.
Bariu
mendonte që guri është një fat. dhe një skaj të tij e lidhi me një ep në qafë.
Në
enciklopeditë e simbolikës botërore, thuhet se guri është i lidhur me një pemë
në altarin e shenjtë dhe simbolizon atë që është e përhershme e atë që mbetet e
njësojtë, e pandryshueshme, kurse pema atë që ndryshon dhe që zgjerohet. I kemi
parë gurët e drejtë e të lartë (përmendore, obeliskë, arkitekturë sakrale a
moderne) që mësyjnë drejt hapësirës qiellore: janë një si bosht që simbolizon
universin. Guri i themelit është simbol i murit, ku zë fill universi, gurët në
formë filxhani, përfaqësojnë përsosmërinë, gurët sferikë simbolizojnë hënën,
perëndeshën ose parimin femëror etj etj. Në traditën biblike përmendet Guri i
Themelit, Gui i Qoshes dhe Guri i Gjallë, si element i ndërtimit sipas Planit
të Perëndisë, kurse “Guri i Gjallë” (që e përend Shën Pali), shënjon besimtarët
që ndërtojnë shtëpinë e përshpirtshme.
Këto
po i shpjegonte një antropolog që u gjet aty.
Guri
ka kujtesën e tij: kujtesën historike, por edhe kujtesën sakrale. Kujtesën e
mjeshtërisë së ndërtimtarisë, por edhe atë të shprehur në arte, në traditat
popullore e në religjione.
Saktësuan
se prerjet e shpatës i takonin diku kohës së Ilirisë, kurse këta të plumbave
diku gjatë Luftës së parë Botërore, në ato luftërat ballkanike.
Mirëpo,
ende nuk arritën ta deshifronin alfabetin unik. Kur e pyetën bariun se a e
merrte vesh nga ato vija, ai u tha:
-
Si jo! Është Guri i Fatit. Është gur për kujtesën e ditëve. Rrëfen për një
kujtesë. Një dashuri. Atë e kanë bartur luftëtarët si mbrojtje kur kanë shkuar
në luftë.
Aty
papritmas u gjet një luftëtar:
-
Kush ma paska vjedhur gurin tim, -bërtit në kupë të qiellit.