E shtune, 20.04.2024, 12:28 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Në tokën e shenjtë

E enjte, 10.11.2022, 08:50 PM


NË TOKËN E SHENJTË…

- mbresë e parë -

Nga Visar Zhiti

Me të zbritur nga qielli në aeroportin e Tel Avivit, duke parë gjithandej flamujt e Izraelit, i thashë Edës time që po më shfaqet Atjoni, djali ynë më një flamur izraelit në dorë, kur ishim në një Panair Libri në Laipzig, atë po shikoj dhe unë, më pëshpëriti ajo…

Për birin kishim ardhur, atë të Zotit, në gjurmët e shenjta të Jezu Krishtit, të vizitonim shpellat, rrugën e tij, do të nisnim që nga rrënojat e sundimtarëve romakë në atë bregdet të Mesdheut, dekreti i Pons Pilatit, memorial mermeri, më ngjau si duart, por që s’ka ujë deti t’i lajë ashtu si dhe duart pafund të Pons Pilatëve modernë, rend autobuzi i pelegrinëve, shpaloset Toka Biblike gjithandej, palma prapë, pallate, bashkëjeton e reja me të vjetrën, siç thuhet, që është përvojë e botës, zogj të gjithëkohshëm, punime në autostrada, zgjerim të tyre, fusha me tanke, bujtina, sinagoga, ndalim te kisha me altarin si anije, pikërisht atje ku Krishti bëri një nga mrekullitë, ndali stuhinë në ujërat e Galilesë dhe shpëtoi jetë, shpëtoi dashurinë njerëzore, etj, etj, po dhe ne prandaj keni ardhur, t’i shpëtojmë një mbytje tjetërsoj… Ja, lumi Jordan, gëzimi përtëritës i pagëzimit, bardhësi me prifterinjtë, miqtë tanë, imazhet flasin më shumë se ne, himnet e shenjta na vijnë dallgë-dallgë bashkë me mbrëmjen me një hënë të madhe hebraike dhe mezi presim të nesërmen për të vazhduar…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora