Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Hartë e atdheut
E diele, 24.07.2022, 07:23 PM
Visar
Zhiti, “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, botimet “Onufri”, Tiranë 2021.
HARTË E ATDHEUT
Nga
Visar Zhiti
Kjo
poezi u shkruajt në një nga dimrat e ashpër të Qafë-Barit dhe ndoshta mungesa e
Atdheut në burg bëri që me vargjet të formoja dëshpërueshëm hartën e
Shqipërisë. Pasi e hodha në fletoren e poezive, e fsheha për siguri në një
tjetër vend, jo në kashtën e shtratit, gjithsesi duke mos besuar se do të mund
të botohej ndonjëherë. E pse shkruanim? Për t’u mbrojtur nga djajtë duke
rrezikuar më shumë?
Dhe
ndodhi ajo që s’guxonim ta ëndërronim, përmbysja e madhe.
Ndryshoi
dhe fati i poezisë…
Së
pari ajo doli në librin tim, “Kujtesa e ajrit”, viti 1993, por në titull shtova
fjalën “e përgjysmuar”. Do të përkthehej në italisht nga Prof. Elio Miracco,
por unë kërkova që fjalën e shtuar në titull, ta bënte “addentata” (e
kafshuar), pse apo ndjeja dhëmbët? Poezinë e futëm në përmbledhjen time, “Croce
di carne” (Kryqi prej mishi), doli në Itali në vitin më të rëndê të Shqipêrisë
postdiktatoriale, në 1997. Libri pati sukses. Kujtoj që në një takim me
lexuesin një studente italiane më tha: “Më mëso dhe mua ta dua ashtu
Atdheun!…”. Sytë i kishte plot me lotë të bukur.
Poezinë
në gjermanisht e përktheu Hans-Joachim Lanksch, teksa përgatiste librin tim,
por nuk mundi ta përfundonte dot… Është dhe në anglisht… etj.
Dhe
ashtu e shkruar me dorë doli së fundmi në botimin anastatik nga “Onufri” 2021,
në librin me të gjitha poezitë që kisha shkruar në ferr “Dorëshkrimet e fshehta
të burgut”. Poezitë tona ecin përmes vështirësish të pazakonshme, janë dhimbje
dhe dashuri dhe nuk presin një gjë të tillë nga kurrkush…
Visar
Zhiti, “Kujtesa e ajrit”, botimet “Lidhja…”, Tiranë, 1993.