E merkure, 21.02.2024, 08:02 AM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Kurrë s'është vonë për krimin... dhe dënimin e tij

E merkure, 06.07.2022, 06:46 PM


KURRË S’ËSHTË VONË

PËR KRIMIN…

DHE PËR DËNIMIN E TIJ…

Nga Visar Zhiti

Nuk është faji vetëm i kriminelëve shtetërore, por dhe i shtetit që i do

dhe i përdor, dhe i klimës kriminale

që lejon shoqeria e tanishme, të ketij lulëzimi të se keqes,

Po perseris ç’kam shkruar diku tjetër:

…Revanshi i se kaluares enveriste tashmë është triumfues, s’ka nevojë të maskohet, gjendet kudo, në mendësi e veprime e qendrime, në lidership, në drejtesi, në media. shoqata dhe letërsi. E përsëris shpesh:

“Që ne ndërtojmë demokracinë me armiqtë e saj në krye, ne ‘ndërtojmë’ kapitalizmin me armiqte tradicionale të pronës vetiake, sot oligarkë vrastarë….”.

Sigurimi famëzi i shtetit është hedhur në sulmin final.

Qëndresa është vetanake, deshperuese , intekektuale, por besoj ka të ardhme, aq sa ç’mund të jemi e mundemi… Sipas Sollzhenicin, individi i përgjegjshëm bën me shumë se shoqatat apo kolektive te ndryshme, te caktuara. Edhe poeti Josif Brodsky diku flet per “disidentë të emëruar”, intelektualë të regjimit. Qendresa, siç duket, do të vazhdojë me vetmitarë, duke bashkuar zërat e vetmive tona që vazhdojnë të perndiqen demo(n)kratisht.

Me besim te e vertefa, te e drejta dhe morali, te kujtesa kolektive, që s’duhet të mposhten…

Po ato duan njeriun e tyre. Të mos lihet vetëm që të veprojë. Bashkarisht.

Po i them shpejt, se kur duhet të flasësh, heshtja është e padrejtë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora