| E merkure, 06.07.2022, 07:46 PM |
KURRË S’ËSHTË VONË
PËR KRIMIN…
DHE PËR DËNIMIN E TIJ…
Nga
Visar Zhiti
Nuk
është faji vetëm i kriminelëve shtetërore, por dhe i shtetit që i do
dhe
i përdor, dhe i klimës kriminale
që
lejon shoqeria e tanishme, të ketij lulëzimi të se keqes,
Po
perseris ç’kam shkruar diku tjetër:
…Revanshi
i se kaluares enveriste tashmë është triumfues, s’ka nevojë të maskohet,
gjendet kudo, në mendësi e veprime e qendrime, në lidership, në drejtesi, në
media. shoqata dhe letërsi. E përsëris shpesh:
“Që
ne ndërtojmë demokracinë me armiqtë e saj në krye, ne ‘ndërtojmë’ kapitalizmin
me armiqte tradicionale të pronës vetiake, sot oligarkë vrastarë….”.
Sigurimi
famëzi i shtetit është hedhur në sulmin final.
Qëndresa
është vetanake, deshperuese , intekektuale, por besoj ka të ardhme, aq sa
ç’mund të jemi e mundemi… Sipas Sollzhenicin, individi i përgjegjshëm bën me
shumë se shoqatat apo kolektive te ndryshme, te caktuara. Edhe poeti Josif
Brodsky diku flet per “disidentë të emëruar”, intelektualë të regjimit.
Qendresa, siç duket, do të vazhdojë me vetmitarë, duke bashkuar zërat e vetmive
tona që vazhdojnë të perndiqen demo(n)kratisht.
Me
besim te e vertefa, te e drejta dhe morali, te kujtesa kolektive, që s’duhet të
mposhten…
Po
ato duan njeriun e tyre. Të mos lihet vetëm që të veprojë. Bashkarisht.
Po
i them shpejt, se kur duhet të flasësh, heshtja është e padrejtë…