Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Drama çame
E merkure, 29.06.2022, 07:54 PM
DRAMA ÇAME.
MBI
MASAKËR, KUJTESË DHE ART…
Nga
Visar Zhiti
Sot
shumë njerëz kujtuan atë që nuk e kujtojnë të gjithë, por që nuk harrohet dot…
atë genocit të tmerrshëm ndaj shqiptarëve në Çamërinë e tyre, që u përndez me
gjak e hekur në 27 qershor 1944, por fatkeqësisht ka patur dhe më parë e më
pas…
Institucionet
jo se i ulën flamujt në gjysmë-shtizë, por instutucioni i kujtesës, ai kolektiv
nuk mposhtet. Kështu është dhe poezia…
Arti
që i përgjigjet masakrës. Shembujt janë të shumtë e tronditës. Thjeshtë po dua
të kujtoj piktorin çam, atë me njohje botërore, Abedin Dino, te shtatorja e tij
shoh dinjitet njerëzor dhe mendim. Dhe mora të shfletoj sërisht Antologjinë
Poetike “Eni vjen prej Çamërie”, që na la poeti i dashur nga Kosova Ali
Podrimja. Nis me vajet çame, ato të popullit. Dhe pastaj poetët, nga të gjitha
trevat shqiptare, Veri e Jug, përtej kufijve të padrejtësive të historisë: ja,
De Rada e Vaso Pasha, Naimi e At’ Gjergj
Fishta, rilindja e deri te poezia e re, që për temën çame kulmoi me Bilal
Xhaferrin e pafat, i cili u arratis nga Shqipëria diktatoriale dhe erdhi këtu
në Chicago e para se të vdiste (në rrethana të paqarta), i dogjën dhe banesën,
me dorëshkrime plot dhe gazetën çame “Krahu i Shqiponjës”. Dyshohet se vepronte
Sigurimi i Shtetit të dikurshëm shqiptar. Kështu më thotë dhe bashkëvuajtësi im
çam Kaso Hoxha, që e ka njohur dhe takohemi herë pas here…
Po
të kthehemi te Naimi ynë, poet dhe profet Shqipëribërës, që kur këndon, i
drejtohet dhe çamçe dallëndyshes së tij metaforike:
“A
mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen prej Çamërie, /
Me
këto milëra fjalë e me gluhë Perëndie?”.
Të
tillë e cilëson gjuhën shqipe... Që të mos futemi në mitologji, por prej andej,
nga Çamëria, vjen dhe dhëmbja e madhe si dhe porositë për të mos harruar. Në
vitet e Luftës II Botërore dhe im atë shkruante:
“Kujto
Kosovën, Çamërinë e shkretë,
Ëndërruan
lirinë, u bënë ëndërr vetë.”
Podrimja
zgjodhi poezi dhe nga unë për antologjinë. Në librat e mi të burgut flas dhe
për bashkëvuajtësit çamë, mikun Hasan Bajo e Mond Sejko e Latif Sadiku, po unë
i kam bërë dhe parathënien Kujtimeve të Kaso Hoxhës, të porsa botuara.
Le
të kthehemi te poezia, te Antologjia çame e Podrimjes. E ka ilustruar me disa
skica nga piktori Abedin Dino. Dua të tregoj paksa për të: lindi në Stamboll
dhe vdiq në Paris, mik me të mëdhenjtë, me Omer Kaleshin e Kodrën, deri dhe të
Pikasso e me poetët bashkëkohorë botërorë si Nazim Hikmet e Tristan Tzara e
romancieri Jashar Qemal. etj. Ai ishte mik me turq e grekë, francezë e rusë
(studioi dhe në Rusi), me italianë e gjermanë e amerikanë, etj. Po i them të
gjitha këto për fatin e njeriut çam, për të treguar dhe aftêsitë e shqiptarëve
të lirë. Ndërkaq në pikturën e Dinos është dhe dhimbja çame. E kujtojmë këtë
dhimbje jo për të urryer, por për të dashur, që duke e njohur të vërtetën, të
ndreqen padrejtësitë, që popujt të rrojnë pranë njeri-tjetrit në harmoni e
bashkëpunim, kështu siç do të duhej të na mësonin dhe në shkolla…. Por po dua
ta mbyll duke thënë se toka çame është plot me elegji e legjenda e me ullinj,
me trungjet si me plagë, ndërsa degët e tyre thonë fjalë të blerta për paqe… që
janë dhe poezi.