E enjte, 29.02.2024, 06:09 AM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit Kastriot Myftaraj

E enjte, 07.07.2022, 07:15 PM


Visar Zhiti:

Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit Kastriot Myftaraj, autor i shumë shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive

Me njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe alarmante, krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur, ndërkaq solli monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha, botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe që thadroi përçudnueshëm demokracia shqiptare. Ngacmues deri në shqetësim, me deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist me profesion, korrekt me shoqërinë  etj, etj.

Sot vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të  tij në Tiranë, diagonstikohej së fundmi për një sëmundje të rëndë, informojnë lajmet e sotme. Keqardhje e madhe për ne, që e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.

…Dhe m’u nëpërmend, ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”, një thënie e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora