Kulturë
Perikli Jorgoni: Zëra të largët nga nëntoka (2)
E diele, 13.11.2022, 07:33 PM
ZËRA TË LARGËT NGA NËNTOKA
(P o e m ë, 1975)
Autori:
Perikli Jorgji Jorgoni (1936-2012)
6.
-
Plot tre mote rojet pas më ndoqën,
Plot
tre mote ikëm shpat më shpat,
Vetëtima
na ndriçoi shtigjet,
Natë
e heshtur gjurmët shpesh na fshehu,
Gurrë
e freskët etjen na fashiti,
Bujqit
e barinjtë nër kasolle,
Nëpër
stane, bjeshka e kullota
Me
ç'iu ndodh na pritën, na përcollën,
Dhe
pse ligji yt, Glauk, atyre
Mund
t'u merrte gjënë edhe kokën.
7.
Se
nëpër çdo breg, çdo gërxhe, pllajë,
Kudo
ku gjallon ky rob i mjerë,
Erdh
kumtari mbi dori me rojet,
Ulëriti
sa i hante zëri,
Si
pëllasin qetë, kur i therin
A
i shpojnë me hosten në vithe,
Kur
mes baltës, dimrit plot me ngrica,
Ngecin
e s'lëvizin dot nga vendi,
Po
s'ua bëre gjak me thumb lëkurën,
Po
s'ua rrahe brinjët mirë e mirë.
8.
-
Hapni veshët e dëgjoni ç'thotë
Urdhër
i Glaukut, mbret mbi mbretër,
Mendja
e të cilit ndrin si dielli,
Zulma
e të cilit përpin retë;
Kush
rrëfen Ujkanin se ku fshihet,
Më
i egëri rebel i mbretit,
Që
në zverk na ka një shenjë thike,
Që
një vesh e ka më dysh të prerë,
Që
si ujku ik nga tmerr i vdekjes,
Mbreti
do t'i fali dhën e ara;
9.
Mbreti
nga zinxhirat do t'ia zgjidhë,
Këdo
që I kalbet nër miniera,
Këdo
që si skllav i luan rremat
Nër
anijet që mbi ujra shkasin
Nga
Dyrrahi deri në Korkyrë,
Që
për peshk a për pirateri
Rrahin
detin plot tallaze, shqota;
Këdo
që punon në zheg a breshër,
Thyer
mbi parmendë a mbi drapër,
Nëpër
toka zotërinjsh të pasur!...
Vazhdon...