Kulturë
Meti Rexhepi: Grishjet e popit në kishë
E marte, 08.11.2022, 06:56 PM
GRISHJET E POPIT NË
KISHË
Meti Rexhepi
lutja
e popit në kishë
grish
për
mbushje e zbrazje  arsenalesh vrastare
nga
goja e dora e një Perëndie bastarde
me
simbole të sakrificës nën kryq
trille
shënjestrash në secilin udhëkryq
nisen
lukunitë drejt vajesh qeshjesh lojërave fëmijësh
priste
“çlirimin” soji qoftë veçse i rrembave të atyre
të
ca gjymtyrëve të këputura të racës
pa
plotësinë e trungut tej përkatës
doemos  shpatat 
e  helmatisura  të lutjes fluturojnë
e
përshkojnë mijëra gjokse e zemra
tej
përtej njerëzve godina mbi dy këmbë të lakueshme
prej
eshtrash mishi ajri nervash bari-njelmësi e dheut
caku
i pakufishëm për shtrirje të pakufishme
e  çizmeve 
të Perandorisë Gllabëruese
kumbon  refreni 
kishës i korit  të “lutësve”:
Zot
i Gjithëmëshirshëm
jepi
shtytje dhe grishje filo-rusëve
e
shenjtë raca “paqësuese”
popi  joshet 
për Carin  në  një fron 
mbi  botë
Hirësia
e Krye-popëve  “bekon” Krye-militantin
sfondi
i ikonografisë  mes  pengut 
të Jezuit
sforcohen
vrulle tej rrënojave ngrehinash
vullneti  puro i “paqes” prerje  pleksjesh të trashëgimisë
hidhen
përmes  kufijve të flakës
reshjet
e predhave të marrëzisë
dhe
pllenime kudo të (vi)rusëve
me
ftohje e ngrirje tragjedish
në
kontinentin frigorifer të Siberisë
përmbyllte
liturgjinë bariu i grigjës
hapte
dritaren andej  shkrumb-najë
e
mandej  çfarë pastaj  modelet e Krishtit ri-vrarë
i
hipte mëshirës  sikur një pele hergjele
Hyjninë
e tij të Lartë e zbriti në Kremlin
ujësueshëm  dhe 
pëlleshëm
vullnetin
e njësuar  e vari pas  Zotit 
Putin
Perëndisë
të zbritur në trajtën  e atij që
mori  vendim
për
përzënien e diellit nga miliona sy
tmerrit
tij ri ngrihen të rënët e çatalluar si pandemi
si
lugetër si mëkatarë  egërshanë  me 
urna ndezur me kazanë të valë
kush
e di mbase  shpirti  në derr do t`i mishërojë
për
Natën e Pashkës Ortodokse derrit  i
pritet koka
dhe  i cakërrohet ”vodka” në gota
amen
Gjilan,  6 nëntor 2022









