Kulturë
Jusuf Buxhovi: Dardanët - Epiqendër e Botës Ilire në Antikitet
E enjte, 03.11.2022, 07:17 PM
DARDANËT – EPIQENDËR E BOTËS ILIRE NË ANTIKITET
-Luan
Përzhita: “DARDANËT”, botoi Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i
Arkeologjisë, Tiranë 2022
Nga
Jusuf Buxhovi
Vepra
“Dardanët” e arkeologut Luan Përzhita, që doli së voni nga shtypi dhe para pak
ditësh pati promovimin në Prishtinë, shënon një kapërcim të rëdësishëm nga ajo
e çasjes së deritanishme hipotetike dhe e ngushtuar të problematikës dardane,
tek ajo identifikuese në kohë dhe në hapërsirë, gjë që Dardanët si popull dhe
Dardaninë si mbretëri të njohur historikisht nga shekulli IV para erës sonë e
deri te involvimi i saj në strukturat peranandorake (romake dhe bizantike), i
nxjerr në dritën e atyre kundrimeve ku ata përbëjnë njëri ndër faktorët më të
rëndësishëm politik, shoqëror dhe kulturor të botës ilire në antikitet, në mos
edhe si qendër e një graviteti të përmasave determinonte të qytetërimit të
antikiteti nga koha e bronzit e deri te e hekurit për t’u shtrire edhe në
epokat e mëvonshme.
Duke
u nisur nga aspekti arkeologjik, si njëri ndër faktorët kryesor që nxjerr në
pah themelet e një ngrehine etnike në kontekstin shoqëror, kulturor dhe
politik, Përzhita arrin te përfundimi se “kultura ilire është formuar në këtë
truall në në bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit (2100-1200
para Kr.), që ka qenë po aty edhe në epokat pararendëse. Me këtë rast
konstatohet “se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike që
populluan këtë pjesë të Evropës që në perudhën e neolitit (6000-4000 para Kr.).
Natyrisht
se këtu dhe me këtë konstatim, që faktimet arkeologjike nga koha e bronzit
(shumë prej tyre të dokumentuara nga hulumtimi i zellshëm disavjeçarë të
autorit në fushën e trashëgimisë materiale në këto hapësira) të ndërlidhen me
atë të neolitit (pjesërisht të identifikuara nga gjetjet arekeologjike të
rrënojave të vendbanimeve në formën e fortifikimeve dhe të kështellave të
hershme në pjesën e Kosovës dhe të Maqedonisë nga shtrihej mbretëria Dardane),
qëndron edhe vlera e këtij studimi, ngaqë shënon gamën e një kapërcimi tejet të
rëndësishëm nga ai, ku Dardanët dhe Dardania janë parë si periferi e botës
pellazgo-ilire në antikitet dhe mesjetën e hershme, të shumtën si pjesë e
etnive të tjera, tek qendra ndikuese. Pra, studimi i Përzhitës për Dardanët dhe
Dardaninë, bashkë me atë të Edi Shkriut “Ancient Kosova” (Kosova Antike), nga
pikëpamja arkeolgjike të njohur deri më tani, përpiqet që diskursin e
deritanishëm të parjes fragmentare të Dardanëve dhe Dardanisë nga shkollat
tradicionale të shekullit të kaluar (asaj të sllaviste të Vjenës dhe ilirie -
jugosllavë) ta zhvendos te opcioni i faktorit determinues, me çka edhe
historiografisë së deritanishme shqiptare (asaj institucionale në Tiranë dhe
Prishtinë) i krijohen mundësitë që atë ta redifinojë, mbi rolin dhe rëndësinë
që e kishte në atë kohë, pikërisht siç konstaton edhe arkeologu i njohur
Neritan Ceka në studimin e tij tejet komplet “Ilirët deri te shqiptarët”, me
ç’rast ai, duke u mbështetur mbi të arriturat e deritanishme të arkeologjisë
shqiptare dhe asaj përreth, qytetërimin dardan e nxjerr si qendër të botës
ilire në antikitet nga koha e neolitit e tutje.
Studimi
i Përzhitës “Dardanët”, kryesisht i mbështetur në hulumtimet shumëvjeçare të
autorit në hapësirën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë, ikorporon edhe hulumtimet
paraprake të arkeologëve të njohur jugosllavë dhe ndërkombëtarë nga vitet e
pesëdhjeta deri në ato të tetëdhejta të shekullit të kaluar, ndër të cilat
duhet dalluar ato të E. Çeshkovit, të cilat, ndonëse fragmentare përnga
shtrirja hapsinore, ndihmojnë nxjerrjen e konstatimeve që autori sjell në këtë
libër për pamjen e gjithëmbarshme historike të Dardanëve dhe të Dardanisë në
hapësirat e shtrirjes së saj (Kosovë, Maqedoni dhe Serbi qendrore dhe lindore)
ku ajo shtrihej. Në këtë aspekt, hartës së qyteteve dardane nga antikiteti si
dhe tërësisë së saj, i mungon një pjesë e mirë e tyre, veçmas ato jashtë
kufinjve shtetërorë të Kosovës, në Serbi, siç janë vendbanimet dhe fortifikimet
e njohura dardane të Damastionit (sipas të gjitha gjaseve në pjesën e
Medvegjës), ato të Naisusit, në Nish dhe të kështjellave të tjera në pjesën e
Rashës, të cialt filologu i njohur Budimir i quan “Kështjella të fundit ilire
në Bizant”.
Natyrisht
se mungesa e hulumtimeve arkeologjike e hapësirës jashtë asaj të shtetit të
Kosovës (në Serbi), studimin e privon nga pamja e saj komplekse, kur dihet roli
dhe rëndësia e tyre në antikitet në kuadër të rrethanave shoqërore, politike,
kulturore dhe ekonomike, megjithatë atë nuk e hendikepon konceptualisht, ngaqë
inkororimi i hulumtimeve të shumta të arkeologëve jugosllavë, ndonëse
indikativë, nuk janë në shpërputhje me të. Përkundrazi, shfrytëzimi i tyre i
drejtë brenda për brenda një tërësie çfasrë ishte ajo e kulturës dardane dhe
qytetërimit të saj edhe në rrethanat e mesjetës së hershme e të vonë
(krishterimit), jo vetëm që ndihmon tezën e shtruar nga Përzhita, konforme edhe
me atë të N. Cekës te “Ilirët”, por edhe e ndihmojnë atë. Autorit, pra, si dhe
arkeologjisë shqiptare, i mbetët që, në kuadër të hulumtimeve arkeologjike, të
gjejë forma të bashkëpunimit me institucionet përkatëse të Serbisë për
ekzaminimin e plotë të qyteteve dhe lokaliteteve dardane në këtë pjesë, veçmas
të atyre nga Prokupja, Rasha e deri në Nish, veçmas të identifikimit të
Damastionit, meqë aty gjendet edhe enigma e faktorëve kulturor dhe politik në
trekëndëshin midis Dardanëve, Pajonëve dhe Maqedonasve. Ndërsa te Nishi e deri
në Timok, gjenden ato të raporteve me shumë paqartësi midis Dardanëve dhe
Tribalëve dhe Thrakasve, mbi të cilat mbështeten edhe spekulimet e formacioneve
politike në mesjetë, veçmas atyre gjatë kohës së Bizantit, kur ato dalin në
skenë.
Në
këtë aspekt, studimi i Përzhitës “Dardanët” duhet vlerësuar si një punë tejet
të rëndësishme, që duhet vazhduar dhe sforcuar gjithandej hapësirës gjeografike
dardane, në mënyrë që dinarët e tanishëm në të cilat po vendoset parja
arkeologjike e Dardanëve dhe e Dardanisë, si qendër e botës atike ilire, të
bartet edhe në planin e githmbarshëm historik.