E diele, 10.12.2023, 04:57 PM (GMT)

Kulturë

Jaho Brahaj: Po me Varret ç'patën - Me rastin 1 Nëntorit, 'Dita e të shumtëve'

E diele, 30.10.2022, 06:57 PM


Po me Varret ç'patën

- Me rastin e:  1 Nentorit “Dita e te Shumave”, e te shumteve, e atyre qe jane shuar, Dita e Paraardhesve

Nga Jaho Brahaj

Me kujtohet nga feminia viti 67, (66+1) i shkaterrimit dhe luftes kundra trashegimise dhe identitetit tone kombetar. Gjashtedhjete e gjashta eshte shifer-shenje e Djallit qe hyni ne veprim 66+1, 1967.

Kjo feste pagane ende sot therret ne rite perkujtimore shqiptaret.

- Rinia e dalldisur nga ideali Komunisto-satanait, ne vitin 1967 pasi prishi shume objekte te kultit fetar ju versul edhe varrezave ane e mbane vendit per te zhdukur simbolet fetare. Shume varre te punuara shekuj me pare e ne vazhdim u çveshen nga pasuria artistike e arkitekturore, mbishkrime me vlera historike. Vlera.

Ja nje episod kujtim nga feminia ime ne Kryezi-Puke.

Ku kishte kryqe mbi varre u thyen e u hodhen ne gremine. Kishte dhe raste te pakte qe pasardhesit shkuan naten ne vorreza, i hoqen dhe i fshehen ne dushkaja e ne mure te vjetra.

Mbaj mend bisedat e te mocmeve: - Tashi qe trazuan edhe te vdekurit nder varre, nuk ka mbet gja tjeter me u ba.

- Cdo jave kishte mbledhje te organizates se Frontit Demokratik. Heren e pare mbledhja u mbajt ne mbramje, por pati nje skandal, aktivistet nuk arriten te lexonin te plote fjalen e partise – kryeartikull i Zerit te Popullit, se u erresu. Javen tjeter mbledhja agjitative u mbajt ne dreke. Baba nuk mori pjese por me nisi mu.

- Pas artikullit te luftes kundra mbeturinave ne vazhdimin e shkurtit e marsit 1967 shumicen e pjesmarresve i detyronin te flisnin nen frymen e ketij materiali programatik te Partise per shkaterrim.

- Tashti kujtoi se shumica e atyre qe detyroheshin te flisnin, perdornin ne fjalen e tyre te shkurte pothuajse ne çdo fjali dy e tre krahinizma te mocme, qe rralle i degjoje ne bisedat e perditshme. Habitem sot: - A ishte gjuha e moçme e perdorur si mjet i vetem qe nuk ja u preknin dot, apo ishte mençuria per ta zvargur fjalen dhe me e mjegullu, se nuk donin kurrsesi me e shpreh nga friga dufin qe kishin permbrenda. Ndoshta halli e solli kete arme te pathyeshme ne kohe. Nje grua ne mesomoshe foli ne kete menyre me fjale te mocme, por asgja nuk tha nga ato qe i kerkoheshin.

Pas kesaj mbledhje nje po i moshuar e pyeti: Fjale te mencuna, si te erdhen. Pyetja ishte edhe vleresim per fjalet qe tha duke perdorur te folmen e mocme. Plaka, shikoi nga ne te tjeret qe ishim shume e me hezitim u gjegj: - Nuk dita cka me fol dhe shyqyr (deshi te thoshte, shyqyr Zotit por u ndal, ishte e ndaluar fjala Zot ato dite) dhe me erdhen keto qe thashe. Jam plake e lodh cka po ndijme (degjojme) e po shikojme nuk gjinden fjalet…

Thashe qe baba me dergoi mu ne mbledhje. Ai nuk mori pjese ne asnje mbledhje te tille ate vit te mbrapsht, na niste here njanin e here tjetrin nga ne vllaznit. E kishte nje Arsye.

Aty nga fillimi i prillit pasi u shkaterruan dhe u mbyllen qindra objekte kulti ne gjithe Shqiperine i erdhi rradha varrezave. Do zhdukeshin (shkuleshin, ne fjalorin e atyre diteve) te gjitha simbolet fetare, do shkuleshin e thyheshin; kryqe, gurvarresh, mbishkrime etj.

Ku kishte kryqe mbi varre u thyen e u hodhen ne gremine. Kishte dhe raste te pakte qe pasardhesit shkuan naten ne vorreza, i hoqen dhe i fshehen ne dushkaja e ne mure te vjetra.

Nga Te Paret e familjes tone u prishen kater varre te shek. XIX. E pse, sepse mbishkrimet e emrave i kishin ne arabisht apo turko-arabisht. Asnje simbol fetar nuk kishin keto varre, madje dy prej tyne kishin ne qender tek koka diell me rreze te perdredhura.

Paraardhesit tone kane qene ne lufte per mbrojtjen e deshmive te tyre artistike dhe te kultures se trasheguar. Ja p.sh, po te shkoni ne Varret e Koder Geges, Kryezi, dallojne per vjetersi disa shekullore e art kater kryqa gurvarri. Jane fshehur ne ato dite te marrezise e shkaterrimit ato e te tjere per dekada, e sot fale atyne qe e deshen trashegimine, qe rrespektuan te Paret i kemi.

- Po keshtu dhe dy kumonet (kambanat) e Kishes se Shen Mehillit qendruan te ruajtura ne dhe. Kush i futi ne dhe per ti ruajtur; Ata qe ne rradhe te pare rrezikonin per te rujtur vlerat e katundit tone Kryezi.

Vite ma vone mora vesh se ne Leskovik jane shkrire dhjetera kambana kishash me mocme e me vlera arti, e me mbishkrime-dokumnte historike.

Tetor 2021

Foto 1-Kryq monumental varri ne Malesi,nga nje foto e fillimshekullit XX.

Foto 2. -Ilustruese. Eshte nje skice-ide per pasurine e artit tradicional qe ruhej ne varrezat e komunitetit te krahines dhe u zhduken sa hap e mbyll syte pas fjales se 6 shkurtit nga … E perserise eshte vetem skice ilustruese nga une, pa pretendime per krijim arti.

Te gjithe format e kryqave edhe te tjere jane te dokumentuar me foto per krahinen tone dhe i ruaj ne albumin tim dixhital.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora