E diele, 03.12.2023, 01:53 AM (GMT)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Jubileu i katërt i vizitës së Nënë Terezes në Kishën e Zllakuqanit

E diele, 30.10.2022, 06:49 PM


Në Zllakuqan të Klinës është mbajtur nj? Sesion shkencor dhe është zbuluar pllaka përkujtimore në Jubileun e katërt të vizitës së Nënë Terezes bërë Kishës së Zllakuqanit

Shkruan: Lekë Mrijaj

Shën Nënë Tereza qe nga shënjtërimi i saj nga Selia e Shënjtë-Vatikani, ka shumë vite qe përkujtohët nga Dioçeza e Kosovës pikërisht në Katedralen e cila e mbanë emrin e kësaj Shënjtereshe të vlerave universale. Pothuajse nëpër të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës figuron emrin e Nënë Terezës, emertime të cilat mbartin emrin e saj, përfshirë: Shoqata Humanitare Bëmirëse "Nënë Tereza", Sheshi i kryeqytetit të Prishtinës ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) qytete, fshatra dhe lagje në mbarë Kosovën siq vijojnë: në Klinë (Sheshi në Klinë e ka të inauguruar edhe bustin e Nënë Terezës, Qëndra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Nënë Tereza" në Klinë, Shkolla Fillore "Nënë Tereza" në Budisalc), Pejë (i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) Gjakovë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës), Mitrovicë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës), Prizren... etj.

Bazuar në librin e Don Lush Sopit, “Famullia e Zllakuqanit” (faqe 121, 122, 123) gjejmë fjalët e nikoqirit të famullisë, tashmë të përndritshmit, dom Mark Sopit, i cili gjatë pretkut të meshës së asaj dite, në emër të famullisë i ka deshirue një mirëseardhje Nënë Terezës me këto fjalë: "Jeni keni ardhur në mesin tonë për të qenë dora e Zotit, e cila do të na tregojë, do të na prijë kah rruga e tij, në Dashuri. Mbasi jeni plotë dashuri me Zotin, këtë me së miri do ta ta bëni ju. Ne dhe bota mbarë ka nevojë për njerëz të tillë, për deshmitarë të vertetë të Zotit”. Ndërsa Nënë Tereza e cila dukej e entuziazmuar, e gëzuar e lumtur të pranishmeve ju drejtua me disa fjalë: "Jam shumë e lumtur qe sot gjendem në mesin tuaj, qe të flasë me ju. I faliminers Zotit për gjithë këtë dashuri qe me keni treguar dhe ju lus të gjithëve që ti luteni Zotit për mua, për motrat e mia, për të varfërit e mi qe Zoti na i ka dhënë në kujdesin tonë. Ne lutemi qe Hyj të vijë në zemrat tona, qe Jezu Krishti të hyjë në shpirtin e popullit tonë. Ne lutemi qe Zoti të jetë fuqia jonë, jeta jonë, dashuria jonë. Lutemi qe të kthehet në familjet tona urata, pjesa e rruzarës qe Zoja të jetë Nëna jonë. Nëna e konaqeve tona. Ajo të na mësoj se si kërkohet për ta dashur njëri tjetrin. T'i falenderojm Zotit qe na ka bashkuar sot këtu qe të kërkojm prej Tij dhantinë e paqes, për të cilin kanë aq shumë nevojë familjet tona dhe gjithë njerëzim. Ju falemenders Zotit qe nuk po përjetoni tragjedinë e shumë të gerbulurve të Kalkutës, ju keni mjaftë ushqime pije dhe veshmbathje, por në radhë të parë lypset të falenderuar të Madhin Zot. Mendoni edhe pak për ata qe s'kanë asgjë, qe vdesin urie rrugëve. Zoti ju bekoftë!" - tha në fund Nënë Tereza.

E them nga këndveshtrimi im se do të ishte mirë qe data e 22 tetorit, qe nga ky vit, të shenohet si takim Tradicional i përvjetshëm në Zllakuqan, dhe të kryesohet nga Famullia e Zllakuqanit në bashkëpunim me tre famullitë tjera, asaj të Klinës, Budisalcit dhe Gllaviçicës (pasi qe famullia e Klinës (ju besua dom Fran Sopit, famullitar i parë), famullia e Budisalcit (ju besua dom Pashk Danit, famullitar i parë), disa fshatra (siq janë Dugojeva, Drenoci, Poterqi...) iu bashkangjitën famullisë së re të Gllaviçicës (themeluar nga dom Anton Kçira, ish famullitar i Gllogjanit të Pejës) deri në mes vitevt '80-ta, ishin pjesë e famullisë së Zllakuqanit e qe me bekimin e ish famullitarit të Zllakuqanit, dom Mark Sopit (ipeshkëv i Kosovës) edhe u pavarësuan me dekretet e nënshkruara nga i përndritshmi, imzot Nikë Prela, ish ipeshkëv i Ipeshkëvisë Shkup-Prizren).

Eventi në përkujtimin e ardhjes s? Nënë Terezës në Zllakuqan, nisi dje nga dom Alfred Sokoli, famullitar i Kishës Katolike në Zllakuqan i cili përmes një postimi në rrjetin social tha se: "Ishte 22 tetori i vitit 1982, kur Nënë Tereza erdhi për vizitë në Kosovë e u ndal edhe në Kishën e Zllakuqanit. Ishte ai një moment historik, një provani e Hyjit që të kishim në këtë famulli tani Shën Nënë Terezen. Përkundër rrethanave politike të asaj kohe, sulmit të vazhdueshëm ndaj Kishës Katolike, ndaj figurës së saj, edhe pse tashmë e shpallur nobeliste, të gjitha këto nuk e ndaluan popullin e Lugut të Drinit t'i përgatiste asaj një pritje madhështore. Populli ngarendi nga të gjitha anët në oborrin e Kishës Katolike në Zllakuqan, fëmijët ishin mbledhur para rrugës ku do të kalonte ajo (në mënyrë që ajo ti prekte e ti bekonte), priftërinjtë e murgeshat e asaj kohe duke e lavdëruar Zotin për atë dhuratë të madhe që i bënte Kishës në Kosovë e veçanërisht famullisë "Shën Gjon Pagëzuesi" në Zllakuqan. Një përjetim i tillë nuk mund të harrohet! Tha në fund të postimit të tij dom Alfredi.

Ndërsa në orët e mbrëmjës me Lutjet qe u celebruan nga dom Alfredi, famullitar i Kishës, ishte ai i cili në përkujtim të vizitës së Nënë Terezës e nisi përmes Adhurimit në Shenjtërueshmin Sakrament në përgatitje të festës së 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Zllakuqan! I cili tha se: "Ashtu si në jetën e saj Zoti ishte pjesë e pandashme në adhurim, lutje dhe shërbim, ashtu edhe ne e kërkojmë praninë e Tij që të na udhëheqë, të na drejtojë, të na nxisë ta duam jetën e të jemi në shërbim të vëllaut njeri! Ligji i dashurisë i shpallur nga Jezusi - ta duam Zotin me gjithë zemër, mendje dhe forcë e ta duam të afërmin porsi vetveten - ishte dëshmia më e fuqishme e jetës së saj"!

Jeta është pasuri, vlerësoje.

Jeta është dashuri, jetoje.

Jeta është mister, zbuloje.

Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është jetë, mbroje. Shën Nënë Tereza, lutu për ne.

Ndërsa sot, me 29 tetor 2022 në Kishën e Zllakuqanit nën patronatin e Zyrës Famullitare të Zllakuqanit, Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" në Klinë dhe Komunës së Klinës, është mbajtur një Sesion shkencor në përkujtim të katërdhjetë vjetorit (e premte me 22 tetor 1982) të vizitës së Shën Nënë Terezës bërë Kishës së "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan.

Në këtë Sesion shkencor përveq, dom Franë Sopit, dom Agim Qerkinaj, dhe dom Pal Tunaj, klerik fetar dioçezian të Kishës Katolike kosovare e motrat e rregullit të Nënës Tereze, morën pjesë edhe shumë pjesmarrës e krijues të artit dhe të kulturës nga Zllakuqani e Klina me rrethinë, dhe pjesët tjera të Drenicës, Dukagjinit dhe mbarë Kosova. Njëkohësisht me një fjalë rasti mori pjesë edhe perfaqësuesi, Enver Berisha, drejtor i financave në komunën e Klinës. Manifestimi në fjalë është përcjellur me një video incizim të drejtpërdrejtë nga "KLINA INFO".

Fjalën e hapjës të kësaj ngjarje e bëri moderatori nikoqir e famullitar i Kishës, dom Alfred Sokoli. Në vazhdim të Sesionit, dom Alfredi, i ftoj referuesit shkencor, prof. Anton N. Berisha (botues i një kompleti të gjërë librash dedikuar Nënë Terezës), dom Fran Sopi, (deshmitar i gjallë dhe shoqërues i Nënës Tereze), prof. Pal Canaj, (kryetar i Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" Klinë dhe ish pedagog shumëvjeqar i Sociologjisë në Shkollën e Mesme "Luigj Gurakuqi" Klinë), dom Pal Tunaj, (famullitar i Kishës së Gllogjanit të Pejës), qe ti prezantojnë kumtesat e tyre për Sesionin e sotëm shkencor dedikuar Shën Nënë Terezës. Njëkohësisht me një fjalë rasti për një deshmi për Nënë Terezën, foli edhe m. Marija Goreti, udhëheqëse e motrave të rregullit të Nënë Terezës në Pejë.

Në murin e Kishës apo përball gurit memorial të At' Shtjefen Gjeçovit (i ngritur në nismen e Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" Klinë, e sponsorizuesve vullnetmirë, shih librin: "Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat” dhe emrat e sponsorizuesve) i cili para 125 vjetësh në këtë vënd ka hapur Shkollën e Parë Shqipe, sot në Kishën e Zllakuqanit, nga dom Fran Sopi, dom Alfred Sokoli, e m. Marija Goreti, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore e skalitur në bronz (vepër e prof. Agron Blakqorit dhe e shkritorës, Emiljano Art nga Miradia e eperme e Fushë Kosovës) ku shkruan se pllaka është ngritur: "Në shenjë përkujtimi të 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Kishën e Zllakuqanit" Zllakuqan, tetor 2022.

Vlen të potencohët se edhe unë si një fillorist veq shumë të tjerëve isha një deshmitar i asaj ngjarje madhore të ardhjes së Nënë Terezës në Zllakuqan e cila në kalim edhe me preku mbi supin e krahërorit tim. Njëkohësisht ishte lugdinas, Pren Lazraj i cili tashmë vepron në mergatën shqiptare (Itali) dhe vepron me një përshpirtëri të madhe me familjën e tij, i cili gjatë një shënimi gazetarest të datës 22 tetor 2022, veq tjerash tha: "O sa bukur! baca Lekë, qe si me dorë te Zotit na ktheve mbrapa 40 vite, me degju gezimin e asaj mbas dite te bukur te tetorit 1982. Asht vërtetë knaqësi ti rikujtoj duart e mija te shternguara në duart e Nënës Terezë dhe bekimin e Saj. Faleminderit nga zemra qe e ke postuar edhe fjalimin e Famullitarit te atëherëshëm te Famullisë Don Mark Sopi dhe fjalet ngrohëse te Shenjtëreshes tonë. Je person per çdo lavdatë".

Në fund të kësaj ngjarje përkujtimore madheshtore për pjesmarrësit e Sesionit të sotëm shkencor të mbajtur në Zllakuqan, është organizuar edhe një koktel rasti me pije freskuese e ushqime tradicionale të sponsorizuara nga njerëzit vullnetmirë të famullisë së Zllakuqanit etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora