| E diele, 30.10.2022, 07:57 PM |
Po me Varret ç'patën
-
Me rastin e: 1 Nentorit “Dita e te
Shumave”, e te shumteve, e atyre qe jane shuar, Dita e Paraardhesve
Nga
Jaho Brahaj
Me
kujtohet nga feminia viti 67, (66+1) i shkaterrimit dhe luftes kundra
trashegimise dhe identitetit tone kombetar. Gjashtedhjete e gjashta eshte
shifer-shenje e Djallit qe hyni ne veprim 66+1, 1967.
Kjo
feste pagane ende sot therret ne rite perkujtimore shqiptaret.
-
Rinia e dalldisur nga ideali Komunisto-satanait, ne vitin 1967 pasi prishi
shume objekte te kultit fetar ju versul edhe varrezave ane e mbane vendit per
te zhdukur simbolet fetare. Shume varre te punuara shekuj me pare e ne vazhdim
u çveshen nga pasuria artistike e arkitekturore, mbishkrime me vlera historike.
Vlera.
Ja
nje episod kujtim nga feminia ime ne Kryezi-Puke.
Ku
kishte kryqe mbi varre u thyen e u hodhen ne gremine. Kishte dhe raste te pakte
qe pasardhesit shkuan naten ne vorreza, i hoqen dhe i fshehen ne dushkaja e ne
mure te vjetra.
Mbaj
mend bisedat e te mocmeve: - Tashi qe trazuan edhe te vdekurit nder varre, nuk
ka mbet gja tjeter me u ba.
-
Cdo jave kishte mbledhje te organizates se Frontit Demokratik. Heren e pare
mbledhja u mbajt ne mbramje, por pati nje skandal, aktivistet nuk arriten te
lexonin te plote fjalen e partise – kryeartikull i Zerit te Popullit, se u
erresu. Javen tjeter mbledhja agjitative u mbajt ne dreke. Baba nuk mori pjese
por me nisi mu.
-
Pas artikullit te luftes kundra mbeturinave ne vazhdimin e shkurtit e marsit
1967 shumicen e pjesmarresve i detyronin te flisnin nen frymen e ketij
materiali programatik te Partise per shkaterrim.
-
Tashti kujtoi se shumica e atyre qe detyroheshin te flisnin, perdornin ne
fjalen e tyre te shkurte pothuajse ne çdo fjali dy e tre krahinizma te mocme,
qe rralle i degjoje ne bisedat e perditshme. Habitem sot: - A ishte gjuha e
moçme e perdorur si mjet i vetem qe nuk ja u preknin dot, apo ishte mençuria
per ta zvargur fjalen dhe me e mjegullu, se nuk donin kurrsesi me e shpreh nga
friga dufin qe kishin permbrenda. Ndoshta halli e solli kete arme te pathyeshme
ne kohe. Nje grua ne mesomoshe foli ne kete menyre me fjale te mocme, por asgja
nuk tha nga ato qe i kerkoheshin.
Pas
kesaj mbledhje nje po i moshuar e pyeti: Fjale te mencuna, si te erdhen. Pyetja
ishte edhe vleresim per fjalet qe tha duke perdorur te folmen e mocme. Plaka,
shikoi nga ne te tjeret qe ishim shume e me hezitim u gjegj: - Nuk dita cka me
fol dhe shyqyr (deshi te thoshte, shyqyr Zotit por u ndal, ishte e ndaluar
fjala Zot ato dite) dhe me erdhen keto qe thashe. Jam plake e lodh cka po
ndijme (degjojme) e po shikojme nuk gjinden fjalet…
Thashe
qe baba me dergoi mu ne mbledhje. Ai nuk mori pjese ne asnje mbledhje te tille
ate vit te mbrapsht, na niste here njanin e here tjetrin nga ne vllaznit. E
kishte nje Arsye.
Aty
nga fillimi i prillit pasi u shkaterruan dhe u mbyllen qindra objekte kulti ne
gjithe Shqiperine i erdhi rradha varrezave. Do zhdukeshin (shkuleshin, ne
fjalorin e atyre diteve) te gjitha simbolet fetare, do shkuleshin e thyheshin;
kryqe, gurvarresh, mbishkrime etj.
Ku
kishte kryqe mbi varre u thyen e u hodhen ne gremine. Kishte dhe raste te pakte
qe pasardhesit shkuan naten ne vorreza, i hoqen dhe i fshehen ne dushkaja e ne
mure te vjetra.
Nga
Te Paret e familjes tone u prishen kater varre te shek. XIX. E pse, sepse
mbishkrimet e emrave i kishin ne arabisht apo turko-arabisht. Asnje simbol fetar
nuk kishin keto varre, madje dy prej tyne kishin ne qender tek koka diell me
rreze te perdredhura.
Paraardhesit
tone kane qene ne lufte per mbrojtjen e deshmive te tyre artistike dhe te
kultures se trasheguar. Ja p.sh, po te shkoni ne Varret e Koder Geges, Kryezi,
dallojne per vjetersi disa shekullore e art kater kryqa gurvarri. Jane fshehur
ne ato dite te marrezise e shkaterrimit ato e te tjere per dekada, e sot fale
atyne qe e deshen trashegimine, qe rrespektuan te Paret i kemi.
-
Po keshtu dhe dy kumonet (kambanat) e Kishes se Shen Mehillit qendruan te
ruajtura ne dhe. Kush i futi ne dhe per ti ruajtur; Ata qe ne rradhe te pare
rrezikonin per te rujtur vlerat e katundit tone Kryezi.
Vite
ma vone mora vesh se ne Leskovik jane shkrire dhjetera kambana kishash me mocme
e me vlera arti, e me mbishkrime-dokumnte historike.
Tetor 2021
Foto
1-Kryq monumental varri ne Malesi,nga nje foto e fillimshekullit XX.
Foto
2. -Ilustruese. Eshte nje skice-ide per pasurine e artit tradicional qe ruhej
ne varrezat e komunitetit te krahines dhe u zhduken sa hap e mbyll syte pas
fjales se 6 shkurtit nga … E perserise eshte vetem skice ilustruese nga une, pa
pretendime per krijim arti.
Te
gjithe format e kryqave edhe te tjere jane te dokumentuar me foto per krahinen
tone dhe i ruaj ne albumin tim dixhital.