Kulturë
Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës
E marte, 01.11.2022, 06:45 PM
Skënderbeu në shumë gjuhë të botës
Nga
Gjon Keka
Pas
botimit të parë të veprës për Gjergj Kastriotin, më 1480 e më pas të botimit të
Marin Barletit i cili u përkthye në shumë gjuhë të botës. Autorë,kronist e
historian në veprat e tyre e kanë ndarë hapësirën edhe për figurën më madhore
të historisë së kombit tonë arbëror europian, kryeheroit e kryezotit Gjergj
Kastriotin.
Për
të jetën dhe veprën e tij janë shkruar shumë vepra nga të gjithë popujt e
europës e madje edhe të botës, me anë të kësaj mund të themi se duke shkruar
për Gjergjin e Madh,u shkrua edhe për Arbërinë dhe epokën e saj të artë në
historinë e Arbërisë.Poashtu duke shkruar për Gjergj Kastriotin u njoh emri i
Arbërisë dhe interesimi për ta edhe më shumë si për nga udhpërshkruesit,
poetët, historianit ,gjeografët,arkeologët ,shkrimtarët e krosnistët etj.
Edhe
kjo vepër në gjuhën spanjolle e botuar në vitin 1547 e cila është në fakt një
përkthim nga latinishtja e veprës së Pal Jovit e përmend në disa kapituj
kryeheroin tonë arbëror dhe të bëmat e tij sikur mund të shihet në një nga
kapitujt që zgjodha për ta prezantuar këtu.
Nga
kjo shihet se jo vetëm që figura e Gjergj Kastriotit ka bërë shumë dritë në
botë me të cilën janë marrë shume krijues të popujve për ta paraqitur atë sipas
veprave dhe mrekullive e jetës së tij fisnike, të virtytshme e plotë lavdi.