E shtune, 20.04.2024, 03:34 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island

E hene, 31.10.2022, 07:59 PM


Komandanti Suprem i NATO-S, Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island

Gjenerali Wesley Clark mbështeti kandidaturën e ish Kongresistit Max Rose I cili kandidon përsëri në Kongresin Amerikan

Nga Keze Kozeta Zylo

Komandanti Suprem i NATO-S, Gjenerali Clark, Heroi i Kosovës që i vuri kufirin tek thana kucedrës ballkanike sllobodan milloshevicit u takua sot të dielën në Staten restaurant në Staten Island me Diasporën Shqiptaro Amerikane.

Gjenerali Clark shoqërohej nga bashkëshortja e tij fisnike Gertrude Kingston.  Gjeneralit Clark i është dhënë Urdhri “Hero i Kosovës” për vepra trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Nën komandën e tij supreme, trupat e NATO-s ndërhynë dhe i dhanë fund genocidit serb, pasi ushtarët serbë me sllobodanin vranë mijëra civilë shqiptarë kosovarë dhe bën spastrim etnik.  Gjenerali Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë e cila ka nisur më 24 mars, 1999, dhe ka përfunduar më 10 qershor, 1999.

Si një qytetare amerikane me banim në Staten Island dhe me të drejtë vote, arsyeja më e madhe që shkova ishte për respektin e madh, mirënjohjen e pakufishme që kemi për Gjeneralin Klark i cili iu gjend në kohën më të zezë motrave dhe vëllezërve të mi shqiptarë të Kosovës dhe bombardoi nazistët serbë me kucedrën me 7 kokë sllobodan milloshevicin.

Ardhja e gjeneralit Clark njëkohësisht ish kandidati presidencial i vitit 2004 ishte që të mbështeste kandidaturën e ish Kongresistit Amerikan Max Rose I cili po kandidon për në Kongresin Amerikan.

Gjenerali Clark u mirëprit me duartrokitje të stuhishme nga të pranishmit dhe shumë i emocionuar dhe me lot në sy iu kthente përshëndetjen e tij.  Fjala e tij ishte rrënqethëse dhe plot mesazhe sidomos, kur fliste për luftën në Kosovë dhe për Lirinë e saj.

Në fjalën e tij në mbështetjen që i dha Max Rose kandidatit për në Kongresin Amerikan ai tha: "Ne kemi nevojë për patriotë që janë të përkushtuar ndaj shërbimit, siç ishte Max Rose në detyrë, qoftë në Afganistan, ku ai shërbeu ose në Kongres, ku ai vendosi të parën klasën punëtore si në Staten Island dhe në Brooklyn.  Max Rose ka mbrojtur gjithmonë atë që është e drejtë.

Gjenerali Klark tha se Uashingtoni ka nevojë për më shumë udhëheqës si Rose, një veteran luftëtar i ushtrisë amerikane nga lufta në Afganistan, i cili më parë ka shërbyer një mandat në Kongres.

Kandidati për në Kongres Max Rose është përballë kongresistes Nicole Malliotakis, distrikti i 11-të qe  mbulon të gjithë Staten Island dhe një pjesë të Brooklynit Jugor.

Në fjalimin e tij ai tha se Clark drejtoi koalicionin shumëkombësh që i dha fund genocidit kundër shqiptarëve etnikë dhe i ka treguar botës se si duhet të ngrihemi kundër tiranisë në emër të drejtësisë.  Diaspora Shqiptaro Amerikane nuk e ka harruar kurrë lidershipin dhe angazhimin e gjeneralit Clark për të garantuar sigurinë e tyre në kohët më të vështira. Wesley Clark është një shembull i të jetuarit të një jete kushtuar shërbimit, Flamurit dhe vendit dhe kjo është ajo që ka të bëjë kjo fushatë."

Max Rose premtoi se do të luftojë fort për cështjen shqiptare dhe do të jetë një përkrahës i madh i saj.

Në fund njerëzit u vendosën në radhë për të bërë foto me Gjeneralin dhe për të pasur kujtim të vyer në jetën e tyre.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life”, me themelues dhe producent Qemal Zylo.

30 tetor, 2022

Staten Island, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun dhe në Online nga Alba Life, Ambasador i Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi vitin akademik Kozeta Zylo: Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe Kozeta Zylo: Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York Kozeta Zylo: Festivali i parë i shkollave Shqipe “Alba Life” New York Kozeta Zylo: Lamtumirë President Bujar Nishani! Kozeta Zylo: Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Kozeta Zylo: Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriotin në Bronx të Nju Jork-ut Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Shukrije Ramadani, bashkëshorten e Heroit Agim Ramadani Kozeta Zylo: Trëndafila Maji për gratë, nënat dhe edukatoret nga Motrat Qiriazi, New York Kozeta Zylo: Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër Kozeta Zylo: Donika Gërvalla midis nxënësve të Shkollës Shqipe 'Alba Life' Kozeta Zylo: Interview with Arberesh Professor Emeritus Vicenzo Bollettino Kozeta Zylo: Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora