Kulturë
Qemal Lame: Ideologët e Gjenocidit të Serbisë Kundër Shqiptarëve
E shtune, 05.11.2022, 08:54 PM
IDEOLOGËT E GJENOCIDIT
TË SERBISË KUNDËR SHQIPTARËVE
NGA
QEMAL LAME
Libri
“Shqiptarët sipas serbëve” i gazetarit, shkrimtarit e diplomatit të njohur
Bashkim Trenova, botuar në korrik 2022 nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”,
është ndër ato libra me vlerë shkencore, publiçistike dhe edukuese për të
njohur realitetin e ideologjisë e politikës së kolonializmit të serb që ka
shkaktuar tragjedi të rënda ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit.
Libri
voluminoz me afro 500 faqe është rezultat i një pune intensive studimore. Ideja
është realizuar duke u cituar 125 figura nga më të rëndësishmet e botës serbe,
nga disa gjuhë e vepra, shfletuar e konsultuar mbi 100 organe shtypi.
Analizat,
interpretimet dhe komentet që përfshihen në këtë libër janë vendosur në një
hapsirë kohe të kufizuar: vitet e Krizës Lindore dhe të Luftrave Ballkanike.
Janë zgjedhur qëllimisht këto periudha sepse ato, me pasojat e tyre, qëndrojnë
në themelet e marrëdhënieve serbo-shqiptare, apo shqiptaro-serbe për të gjitha
vitet në vazhdim, deri në ditët tona.
Libri
na ndihmon të kuptojmë dy rrymat që kanë ekzistuar dhe ndjehen konkretisht edhe
sot në jetën e përditëshme në Serbi në raport me shqiptarët. Ka patriotë të
mëdhej serbë, që janë serbë të mirë dhe miq të shqiptarëve, siç ka edhe serbë
për të cilët shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur. Sipas propogandës
zyrtare e gjykimit të ultranacionalistëve serbë, shqiptarët të mirë janë ata që
pranojnë sundimin serb, asimilohen si serb, vihen në shërbim të Serbisë dhe
propogandojnë e luftojnë kundër shqiptarëve. Shqiptar i keq është ai që nuk
pranon sundimin serb, lufton kundër pushtimit serb, nuk i nënshtrohet politikës
dhe ideologjisë mesjetare të shtetit dhe Kishës Ortodokse të Serbisë, mbron
identietitin kombëtar si shqiptar, lirinë, pavarësinë, sovranitetin e shtetit
shqiptar.
E
vërteta historike dëshmon se serbët kanë origjinën nga një pakicë sllavë e
ardhur në tokat e banuara që nga lashtësia nga shqiptarët. Teritoret e tyre
janë zgjeruar duke pushtuar ato të shqiptarëve dhe duke i asimiluar me
gjendocid, dëbime dhe tjetërsime të identietit. Edhe autori mbron mendimin se
serbët janë sllavë të ardhur. Serbët e pranojnë vetë këtë fakt dhe
indentifikojnë veten si sllavë. Në opinionin publik në Serbi vlerësohen rusët
si vëllezër të serbëve: Rusët janë vëllezërit tanë të mëdhenj. Bëhet edhe
vlerësimi Rusia e Madhe dhe Rusia e Vogël. Përkatësisht kuptohet Rusia dhe
Serbia.
Hirstoriografia
serbe krenohet me prejardhjen sllave. Në Historinë e Popullit Serb shkruhet se:
“Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që u dhanë jetë popujve
sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq
të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur
shkrimtarë bizantinë fillojnë të flasin për sllavët…”. (Dushan Batakoviç, Milan
St.Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age
d’Homme. Lausanne. 2005. Fq.3.).
Politika
koloniale e Serbisë sidomos ndaj shqiptarëve është institucionalizuar në
strategjinë e Vlladan Gjeorgjeviçit, Vaso Cubrilloviç. Më pas ajo vazhdohet nga
Pantiç, Josif Broz Tito, Dobrica Qosiq, Sllobodan Millosheviç e së fundi nga
Aleksandër Vuçiç.
Në
librin e kryeministrit të Serbisë Vlladan Gjeorgjevic me titull “Shqiptarët e
fuqitë e mëdha” është dokumentuar dhe publikuar politika e vërtetë
kolonialiste, racizmi dhe armiqësia historike e propoganduar nga shteti dhe
ideologjia ortodokse serbe. Gjatë pushtimit dhe gjenocidit të Sanxhakut u
shkatërruan më shumë se 700 fshatra shqiptare, u gjenociduan me vrasje makabre
gra e fëmijë, ngrinë nëpër rrugë shqiptarë të masakruar e të dëbuar. Procesin e
kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav dhe të shpërnguljes me
dhunë të shqiptarëve për të realizuar transformimin e hartës etnike në favor të
vet, Serbia dhe Mali i Zi, gjatë periudhave më të reja historike, kanë vazhduar
ta zbatojnë sidomos nga vitet e Krizës Lindore (1875), respektivisht që nga
lufta ruso-turke (1877-1878), kur Serbia pushtoi Sanxhakun e Nishit, ku bënin
pjesë edhe viset etnike shqiptare si Toplica, Kushumlia, Vranja, Masurica,
Krahina e Leskocit, Prokupla etj.
Serbia
me anë të ushtrisë ushtroi një gjenocid shtetëror masiv ndaj popullsisë
shqiptare, që u mbështet edhe nga forcat ushtarake ruse. Ushtarakët serbë, për
të realizuar këtë qëllim, kishin përdorur mjetet më brutale të likuidimit fizik
të shqiptarëve, duke mos kursyer as fëmijët, gratë e pleqtë. Mbi 35.000
shqiptarë të moshave të ndryshme gjetën vdekjen nga zjarri i armëve, i
bajonetave, nga djegiet për së gjalli, nga ngrirjet në dëborë e akull. Pati
edhe shumë nëna të ngrira me foshnja në gji. Pastaj ata plaçkitën, dogjën e
shkatërruan shumë fshatra shqiptare. Djegiet e shkatërrimet e shtëpive të
shqiptarëve qenë të pallogaritshme, gati të gjitha fshatrat shqiptare u bënë
shkrumb e hi në kulmin e dimrit të ashpër. Vetëm në njërën nga lagjet e qytetit
qenë shkrumbuar e bërë hi 300 shtëpi shqiptare.
Grabitjet
e pasurive ishin masive, duke nisur që nga stolitë e deri te mobiliet,
shtrojat-mbulojat, veshjet, paratë, drithërat, bulmetrat, bagëtitë etj.
Kolonizimi dhe shfarosja e shqiptarëve bëhej me mënyrat dhe metodat më mizore
dhe më barbare. Për këto barbarizma dëshmojnë edhe vetë serbët: “Disa familje
shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës Jugore, nëpër të
ftoftit e madh; pranë rrugës, nëpër grykën e Gërdelicës, deri në Vranjë dhe
Kumanovë, shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja
ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse
qerre kishin pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga
lodhja dhe uria ishin të ënjtur dhe të fryrë si daulle, disa i linte shpirti
atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies”.
Shkrimtari
serb Jovan Haxhivasileviq shpjegon qëllimet e qeverisë serbe për pushtimin e
territoreve në jug. Ai shkruan se dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim "që
Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohej mundësia që aksioni
serb në të ardhmen të drejtohej në pjesët e Kosovës”. Me ndjekjen e
shqiptarëve, disa fshatra në ato anë mbetën plotësisht të shkreta, disa të
tjerave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t‘i tregonte. Nga këto vise
për një kohë të shkurtër u bë pastrimi etnik i mbi 700 fshatrave e vendbanimeve
shqiptare me një popullsi prej rreth 300.000 persona. Në vend të tyre u
vendosën kolonët e identifikuar si serbë dhe malazezë besnikë të regjimit të
Serbisë. Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit u vendos kryesisht
në territorin e Kosovës së sotme, disa u vendosën në territorin e Maqedonisë e
shumë prej tyre, të mjerë, përfunduan jashtë Kosovës, përtej Bosforit, në
shkretëtirat e Anadollit e më gjerë. Në arkivin e Kosovës gjenden edhe
dokumente me të dhëna të fshatrave të Kosovës, në të cilat u vendos kjo
popullatë.
Në
kohën e publikimit të këtij libri ka qenë e njohur politika antishqiptare
evropiane. Kjo është shfrytëzuar nga politikanët e klerikët serbë për pushtimin
e teritoreve dhe gjenocidin masiv për zhdukjen e shqiptarëve. Në këtë
propogandë është arritur me cinizëm të injorohet jo vetëm historia e zhvillimit
të shoqërisë njerëzore por edhe ajo biologjike. Gjeorgjeviç guxon të thotë se
shqiptarët janë turq të ardhur. Ai bën edhe cilësimin idiot se shqiptarët janë
me bisht!? Për të bindur serbët e thjeshtë dhe për të shtuar urrejtjen e
politikanëve evropianë antishqiptarë, ky libër është botuar nga ai në tre
gjuhë, gjermanisht, frëngjisht e serbisht. Këto janë krahasime të dënueshme
politikisht e moralisht nga çdo njeri i civilizimit tonë. Kujtojmë se në Konferencën e Paqes në Paris
në 1919 kur e pyeten gazetaret francez at Gjergj Fishten: " Ja kaloni mes
vetit ju shqiptaret qe keni tre besime fetare? ”, Fishta i pergjigjet: "
Ne vertete kemi tre besime fetare por nata e shen valforomeut nuk eshte festuar
ndonjehere ne Shqiperi sic eshte festuar ketu tek ju." Nje rast tjeter po
ne ate konference, ne pergjigjje ndaje perfaqesuesit serb , Fishta i thote: “Ju
keni nje shkrimtare qe ka shkruar nje liber per ne dhe na cileson njerez me
bisht. Shume te drejte ka, por qe ka harruar se ne shqiptaret e kemi bishtin
perpara e jo si ju qe e keni mbrapa."
Leo
Freundlich, hebreu austriak, studioi krimet e kryera barbarisht nga Serbia dhe
botoi librin “Golgota shqiptare”, ku protestonte kundër zhdukjes masive të
shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Me dokumente arkivore, fakte, foto
dhe dëshmi origjinale ka bërë të njohur gjenocidin nga e njëjta ushtri serbe që
vrau barbarisht mbi gjysmë milion shqiptarë.
Libri
i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një
populli europian para atij hebraik, të kryer nga nazistët gjermanë në Luftën e
Dytë Botërore. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të
Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.
Autori
i platformës politike të gjenocidit serb është Akademia e Shkencave e Serbisë,
me autor Vasa Çubrilloviç. I njohur si ultranacionalist e akademik dhe i
vlerësuar për antishqiptarizmin, Çubrilloviçi, në bazë të detyrës së dhënë
zyrtarisht, i ka paraqitur qeverisë mbretërore, më 1937, planin ushtarak
“sekret” për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia. Këtë plan ushtarak
“sekret” qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të
organizuar e në mënyrë sistematike me taksa të rënda, burgim të njerëzve të
pafajshëm, tortura e vrasje etj. Si pasojë e gjenocidit serb, më shumë se 250
mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në
shkretëtirat e Anadollit në Turqi dhe pjesërisht në Shqipëri. Pas gjenocidit të
ushtruar dhe ndryshimit të demografisë së popullsisë në rajonin e Sanxhakut, u
veprua edhe më me egërsi me dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Në të njëjtën
kohë që dëboheshin me dhunë shqiptarët, vendoseshin menjëherë në Kosovë, në
pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë kolonë serbë e malazezë të
asimiluar. Për ta maskuar terrorin ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe për të
mënjanuar kritikat në opinionin publik ndërkombëtar, qeveria e Beogradit me
propagandën intensive kërkonte të bindte me deklarata se ndryshimet janë vetëm
një "reformë agrare", "akcion i mbledhjes së armëve",
"akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit" etj.
Çubrilloviçi
shkruante në programin politik të hartuar me emrin e tij se qeveria duhet të
organizojë djegien e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën
duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje ai
propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi
malazias Vasojeviq, i cili duhet të angazhohet në këtë aksion.
Një
program tjetër të ngjashëm më këtë, Çubrilloviçi e ka shkruar në tetor 1944 për
qeverinë jugosllave komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës së
kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë komuniste, ndaj shqiptarëve
u morën masa drastike dhe gjenocidale. Me dhunë shtetërore u detyruan përsëri
të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri edhe më se 250 mijë shqiptarë.
Dokumentet
arkivore dhe botimet në medie vërtetojnë se janë bërë vrasje masive të
shqiptarëve, pa asnjë përgjegjësi, janë ekzekutuar në masë dhe pa gjyq njerëz
të pafajshëm, janë burgosur pa vendime gjyqësore qindra shqiptarë në kampin
famëkeq Goli Otok, për arsye politike antikomuniste, janë detyruar familjet
shqiptare që të deklarohen se janë të kombësisë turke, shqiptarët janë pushuar
nga puna në përmasa të mëdha, janë mbyllur shkollat shqipe etj. Në histori
mbetet i paharruar dhe i padënuar ndërkombëtarisht edhe gjenocidi i Tivarit në
dimrin e vitit 1945, kur u pushkatuan në këtë qytet më se 4.200 djem shqiptarë,
të cilët qeveria komuniste serbe i kishte mobilizuar gjoja për të luftuar
kundër ushtrisë gjermane në bregdet, në Istër e në Slloveni. Është vërtetuar se
përveç këtyre të pushkatuarve në Tivar, janë vrarë edhe shumë të tjerë në
Dubrovnik, Trogir, në ishuj, në Goricë etj., por dhe gjatë rrugës, të cilën e
kanë kaluar në këmbë, prej Prizrenit deri në Tivar, të veshur e të mbathur
shumë keq dhe pa ushqim. Këta të mobilizuar nuk kanë qenë të pajisur me asgjë
ushtarake, madje asnjë armë nuk e kanë pasur me veti, sepse kanë qenë të
caktuar për likuidim masiv, siç është programi i përhershëm sekret i çdo
qeverie serbe gjatë gjithë shekujve, për pastrimin etnik të trojeve shqiptare.
Në
disa raste janë ngritur akuza me dyshime se qeveria jugosllave ka bashkëpunuar
edhe me qeverinë shqiptare për realizimin e kësaj masakre në Tivar ndaj
shqiptarëve të Kosovës. Referuar disa dëshmive të kohës, si dhe publikimeve të
bëra pas vitit 1990, bëhet fjalë për përgjegjësinë direkte të Enver Hoxhës,
Ramiz Alisë e drejtuesve të tjerë shtetërorë e ushtarakë të asaj kohe.
Sipas
të dhënave në Arkivin Shtetëror të Kosovës, dokumentohet se në Kosovë nga
janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12.843 viktima të nacionalitetit
shqiptar, prej tyre 1741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2261
dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria.
Libri
dallohet për objektivitetin dhe referimin me saktësi në publikimet e 150
personaliteteve të njohura të Shtetit dhe të Kishës ortodokse të Serbisë. Me
mendimet dhe qëndrimet e tyre kuptojmë më konkretisht rrezikun e pasojat e
rënda të ideologjisë shtetërore të orientuar e imponuar nga klerikët serbë që
vazhdojnë të propogandojnë mitet e rreme mesjetare, fallsifikimin e historisë
së shqiptarëve dhe tjetërsimin e saj me arrogancë për të mbështetur, imponuar
dhe ligjëruar një tabllo të gënjeshtër të krijimit artificial të kombit serb,
duke injoruar me tone agresive shqiptarët dhe autoktoninë e tyre dhe
justifikuar gjenocidin barbar për pushtimin, asimilimin dhe deri zhdukjen e
kombit shqiptar në trojet e tij të lashta.
Neokolonializmi
serb ndaj shqiptarëve është agresiv dhe barbar. Fatkeqësisht kjo politikë
vazhdon me të njejtat qëllime edhe në kohën e sotme moderne kur Serbia kërkon
të integrohet në Bashkimin Evropian duke ruajtur politikën e saj të vjetër.
Për
tu kuptuar thelbi i politikës zyrtare antishqipatre serbe, në libër bëhet
kujdes në zbatimin me zgjuarsi të metodës studimore referuese dhe stilit të
njohur të autorit për ruajtjen e objektivitete duke u përqëndruar në referimet
origjinale tek autorët e teorive raciste kundër shqiptarëve dhe planeve
shtetërore për pushtimin e teritoreve dhe zhdukjen e shqiptarëve.
Autori
dallohet për idetë dhe veprimtarinë e tij humane në gjithë drejtimet që ka
dhënë kontributin e tij të mundshëm. Këtë e dallojmë menjëherë në përmbajtjen e
librit. Ai është përqëndruar në detyrën për të sjellë në vëmëndje realitetin e
së kaluarës që vazhdon njëlloj edhe në ditët e sotme. Ai nuk shprehet
konkretisht për të dhënë mendime dhe mbajtur qëndrime kritike. Kjo ndihmon të
njihen problemet, të krijohen bindjet, të nxirren mësimet e duhuara, të
mënjanohen nga secili që lexon librin subjektivizmet dhe emocionet e natyrshme
shpërthyese ndaj mizorive të shovinizmit serb. Përkundrejt urretjes së
ideologëve serbë, qëndron dinjitoze urtësia e mendimit dhe gjykimit objektiv të
shqiptarëve për shovinizmin e politikës zytare shtetërore dhe kishtare dhe
vlerësimi i ndjenjave të miqësisë e bashkëpunimit me popullin serb që historia
na ka bërë fqinjë dhe kërkon të ndërtojmë të armen e përbashkët më të mirë.
Njohja
me idetë armiqësore shoviniste ndaj shqiptarëve nëpërmjet personaliteteve nga
më kryesoret të botës serbe, na mundëson të njohin në detaje, dixhital,
opinionet e 125 politikanëve të lartë serbë, të deputetëve dhe udhëheqësve të
partive politike, të akademikëve, të historianëve, të shkrimtarëve dhe të
veprimtarëve shoqërorë, të antropologëve, analistëve, gazetarëve, gjeologëve,
gjeografëve ultranacionalistë serbë. Në llogjikën e praktikën e kohës së sotme
këta quhen terroristë dhe racistë.
Libri
“Shqiptarët sipas serbëve”, me thëniet e 125 përsonalitete të elitës serbe për
shqiptarët, tregon aftësinë dhe modestinë e autorit për njohjen e rrezikut të
shovinizmit serb që mbetet një rrezik potencial aktual për shqiptarët.
Profesionalizmi dhe guximi për të vërtetën ndihmon pasurimin e gjuhës shqipe, u
jep mundësi akademikëve shqiptarë për të thelluar studimet, tërheq vëmëndjen e
politikës shqiptare për të vlerësuar drejtë politikën e Serbisë ndaj
Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e gjithë trojeve
shqiptare, për të mos qenë inferiore dhe e ndikuar por përherë aktive për
mbrojtjen e interesave kombëtare. Problemet tërheqin vëmëndjen dhe kthjellojnë
mendimet e qëndrimet e medias shqipe, u bën mirë gjithologëve shqiptarë. Është
e domosdoshme që përkrahësit e Serbisë që flasin jo serbisht nëpër ekrane e
gazeta në Shqipëri e Kosovë e kudo ku ka shqiptarë të ndiejnë forcën e
përgjegjësisë historike për marrëdhëniet miqësore me serbët e popujt e tjerë
fqinjë duke mbrojtur me dinjitet e zgjidhur në kohë krizën që ka shkaktuar
antishqiptarizmi dhe të përkushtohemi në strategjinë e bashkimit të kombit shqiptar
edhe në të mirën e paqes e sigurisë në rajon, Evropë e botë.
Njohja
me të vërtetën e së kaluarës na orinenton dhe ndihmon në zgjidhjen e krizës së
rëndë politike e shoqërore midis shqiptarëve e serbëve, si dhe me popujt e
tjerë të ish Jugosllavisë, boshnjakët, kroatët, sllovenët etj.
Me
dëshirë motivoj autorin që të vazhdojë punën e tij studimore me analizën dhe
përfundimet e tij për 125 personalitetit serbe që mbeten në themelin e
politikës aktuale të Serbisë.
20 tetor 2022