Kulturë
Kozeta Zylo: Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan
E diele, 06.11.2022, 08:58 PM
Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan
Nga
Keze Kozeta Zylo
Çështja shqiptare
na bashkon të gjithëve pavarësisht nga bindjet politike, fetare apo krahinore…
Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve,
z.Gregory Meeks premtoi në praninë e shqiptaro amerikanëve se do të thërras në
Kongresin Amerikan z.Sali Bollati të mbijetuarin e genocidit grek të dëshmojë
për masakrat greke.
Në restorantin
“Cello” në Staten Island Liga Qytetare
Shqiptaro Amerikane me Presidenet ish Kongresistin me origjinë arbëreshe Joe
DiGuardi në bashkëpunim me organizatën “Rrënjët Shqiptare” organizuan darkë
Kongresi për Çamërinë: “Çamëria Congressional Dinner”.
Darken për
çështjen e Çamërisë e hapi aktivisti i njohur z. Safet Doci i cili përshëndeti
të pranishmit dhe fjalën ia dha z.DioGuardi.
Joe DioGuardi ishte Kongresisti Amerikan që i kishte futur frikën në
palcë Hitlerit të Ballkanit. sllobodan
milloshevicit i cili të vetmin që zuri në gojë në gjyqin e Hagës ishte Joe
DioGuardi dhe Liga e tij Shqiptaro Amerikane që drejtonte.
Fjala e tij u
mirëprit me duartrokitje të zjarrta si heroi i shqiptarëve, pasi ai ishte i
pari në Kongresin Amerikan që sensibilizoi opinionin për çështjen e Kosovës, ku
shumica e kongresistëve, senatorëve nuk dinin se çfarë po ndodhte nga Hitleri i
Ballkanit rreth shqiptarëve në Kosovë. E
njejta gjë do të ndodh vazhdoi Joe DioGuardi me Gregory Meeks i cili do të
ngrejë çështjen çame në Kongres dhe do të sensibilizojë opinionin e
ligjvënënsve amerikanë në Kongres.
Po me aq
duartrokitje u mirëprit fjala e z. Sali Bollati të mbijetuarit nga genocidi
grek. Unë tha z. Bollati kam lindur në
Paramithi të Çamërisë më 1937. Më 27
Qershor 1944, kur isha vetëm 7 vjeç; monarkofashistat grekë mbasi masakruan
barbarisht, më vranë 7 njerëzit më të dashur e më të shtrenjtë të familjes
sime: gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen Ruhije 72, babain Ibrahim 52, nënën
Betula 36, vëllain e madh Ferhatin 13 vjeç, vëllain e vogël Farukun 5 vjeç dhe
motrën e vogël Makbulen 2 vjeçe. Vetëm
ne Paramithi u masakruan mbi 600 njerëz, në gjithë Çamërinë 2900, u përzunë me
dhunë mbi 40,000 Shqiptarë Çamë, nga trojet etnike shqiptare.
Duhet të dënohet
genocidi i ushtruar grek ndaj popullatës së pafajshme Çame;
Çamëria (Thesprotisë)
krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare eshtë pushtuar që nga
1913-ta nga
Greqia.
Fjala e tij preku
jo vetëm zemrat e vëllezërve dhe motrave shqiptare, por edhe të tre
Kongresistëve që ishin aty prezent në këtë darkë Kongresi për Çamërinë.
Në këtë darkë ishin disa
shqiptarë aktivistë me origjinë nga Çamëria si bashkëshortët Mimoza dhe Izmir
Bako tëcilët medoemos mezi e presin ditën e zgjidhjes së Çështjes Çame.
Kongresmeni
Gregory Meeks i zgjedhur për 13 herë është Kryetar i Komitetit të Punëve të
Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, anëtari i parë me ngjyrë i Kongresit që
shërben si Kryetar i Komitetit.
Politikani i lartë në Kongresin Amerikan premtoi se do të thërras në
Kongresin Amerikan z.Sali Bollati si dëshmitar dhe i mbijetuari i masakrës greke. Premtimi i tij u mirëprit me ovacione të
stuhishme, pasi është hera e parë që çështja çame do të sillet në vëmendjen e
ligjvënënsve Amerikanë. Ky është një ogur i mirë për të gjithë ne shqiptarët,
çka tregon se ne kur bashkohemi jemi më të fuqishëm dhe më pranë çështjeve të
pazgjidhura kombëtare. Ne vazhdoi kongresisti Meeks historinë duhet ta mësojmë
sic është me të vërtetat e saj si në rastin në fjalë të Çamërisë.
Shume e veçantë
ishte fjala e aktivistit të njohur, atdhetarit të zjarrtë z.Uka Gjonbalaj. Ndonëse është me pikëpamje republikane, ai
foli aty si shqiptar që i dhëmb Kombi, i dhëmbin çështjet e padrejta, i dhëmbin
trojet e shkëputura me të padrejtë nga trugu amë. Z. Gjonbalaj vazhdimisht ndër vite është në
krah të Çamërisë dhe mbështet pa rezerva çështjen e saj.
Fjalim i zjarrtë
ishte dhe i ish kongresistit Max Rose i cili ka hedhur kandidaturën përsëri për
në Kongresin Amerikan. Ai tha se është
në krah të Çamërisë dhe nuk do të rresht për t’ju mbështetur për cështjen çame. Kandidatura e tij u mbështet nga Kryetar i
Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks.
Darka e kongresit
për Çamërinë ishte premtuese dhe besimplotë.
Është merite e aktivistëve të shquar, e organizatave të mirënjohura
Ligës Qytetare Shqiiptaro Amerikane dhe Rrënjët Shqiptare që organizuan për
herë të parë Darkë Kongresi për çështjen e
pazgjidhur çame dhe premtuan shumë…
Dhe ashtu siç
thotë historiani i shquar zviceran Dr. Aleksandre Lambert se: “Çështja Çame
është çështje shqiptare që kërkon zgjidhje.
E kam mbrojtur me bindje shkencore dhe do të vazhdoj ta mbroj Çështjen
Shqiptare. Europa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe
të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve”.
Ne shqiptarët të
bashkuar dhe vetëm të bashkuar mund t’i heqim plagët kanceroze që na kanë
shkaktuar ndër shekuj, provat i kemi dhënë me Kosovën. Le të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat
tona kombëtare të mohuara, dhe këto fillojnë nga tempulli i Demokracisë në botë
në Washington. Dhe Shqipëria do të bëhet!
Darka u filmua nga
TV “Alba Life” New York me kameraman Enes Basha dhe themelues dhe producent
Qemal Zylo. Aktiviteti do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.
5 Nëntor, 2022
Staten Island, New York