Kulturë
Atdhe Geci: Monolog i Adem Jasharit
E diele, 06.11.2022, 07:14 PM
Atdhe Geci
MONOLOG
I ADEM JASHARIT
Kosovë,
dita e arbërorëve ka për të aguar
shtëpia
ime e di udhën sesi bëhemi të lirë
shtypja
këputet prej s´trashi thotë populli
e
kaluara na la shumë çështje të pakryera,
mbi
gjysmën e atdheut e kemi t`pushtuar.
Pyes,
si  ta shoh kështu Kosovën dardane,
në
shtetrrethim, n`arrest, dhe të plagosur!
Shtëpia  me njerëz shumë  është 
sulmuar,
sovraniteti
etnik i shtëptisë do  përgjigjet,
luftën
me asnjë çmim nuk do ta humbim
përderisa
të ketë njerëz, armë  dhe  barut.
Trima,
jam lindur ditën  e flamurit, ditën
e
lindjes së tij, ditën  e  festës së flamurit,
kjo
është arsyeja që e kam hijen  e burrit.
Kosovë,
një  zë 
më  vjen  nga 
toka , më
vjen
të kryengritem, shtëpia  s`dorëzohet,
Serbia,
do ta kuptoj s´e këtu është e huaj.
Nënë,
babë Shaban, Hamëz  e  xha Rifat,
shtëpia  me 
njerëz shumë do të qëndrojë,
nuk
nënshtrohemi. Në këtë tokë Kosove,
janë
ëndrrat dhe betimi ynë për pavarësi.
Grusht,
por dhe plumb  atij  që vret dhe i
ndjek
djemtë  tanë. Kosovë e kohës sonë,
larg
nga dilemat si ti përgjigjemi armikut.
Trima,
lëvizeni frymën e UÇK-së për luftë
zëri
shtëpisë me shumë njerëz s`dorëzohet,
UÇK-ja,
trimja e të gjithë  neve  ju fton, të
mblidheni,
të bashkoheni,  të kryengriteni!
Unë
besoj tek lufta dhe, besoj tek dhimbja,
ndonjëherë
pyes, sa armiq  duhet t`i vrasin
këto
duar, që serbi ta kuptoj s`e në Kosovë
është
i huaj! Është  pushtues! Është  armik!
Atdhe Geci - poezi nga dorëshkrimet, 1997









