Kulturë
Përparim Hysi: Një "Argëtim artistik"
E marte, 08.11.2022, 06:57 PM
Një "Argëtim artistik"
Mirënjohje
për"ZËRAT QË MË NDJEKIN" të ILIRIANA SULKUQIT
(ese)
Nga
Përparim HYSI
Kam
qenë nën efektin e trysnisë së kësaj AUTOREJE kaq zemërbardhë (si ajo nuk gjen
kund të dytë)që, ndryshe nga regjimi im i rreptë, për arsye shëndetësore, të rri mbi ato dy libra mjaft voluminoze, ku
mirënjohja e shprehur nga ajo, vjen në
një shkallë të epërme dhe të paarritshme. Mirënjohja është dhe karakter, por
dhe dinjitet, dy atribute që ILIRIANA SULKUQI i ka si me"tapi".
Mirënjohja, -thotë CICERONI, - është prindi i gjithë virtyteve.
Metafora"Argëtim
artistik" është paksa si"kompozimi im" dhe i kam vjedhur nga dy
NJERËZ TË MËDHENJ; një nga shkenca e tjetri nga arti.
Kur
e pyetën "BABAN e ELEKTRICITETIT", TOMAS EDISONIN për punën,
tha:-Asnjë ditë nuk kam punuar, gjithçka ka qenë si argëtim! Kurse VAN GOGU ka
thënë:-Nuk ka argëtim artistik më të madh se të duash njerëzit! Them që këto
thënie i shkojnë për shtat"MIRËNJOHSES SONË, ILIRIANA SULKUQI!". Jo
vetëm kaq:-Ajo ka një buzëqeshje të dielltë dhe, kur thotë HYGOI:-Buzëqeshja e
saj përzë dimrin nga fytyra e njeriut.
* *
*
Mirënjohja
e saj është krejt e pamatshme dhe t'Ia ktheshë këtë mirënjohe, është krejt e
pamundur, por, sidoqoftë, unë do
mundohem disi. Kur e shoh aq të brishtë dhe aq të ngjendur me këdo që takon, më
duket se ka një"vijë të hollë" midis mitit e realitetit. Dy libra
voluminozë me gati njëmijë faqe, janë mali "ATLLAS" që ka vënë mbi
supe. E di mirë se ç'është botimi i një libri që, për vet prezencën e saj në
USA dhe botimin në SHQIPËRI, në gjykimin
tim është një"maratonë e lodhshme" që nuk është vetëm fizike, por
sa"artistike", aq dhe stresante njëherësh.Kur flas për një raport
midis mitit e realitetit, them se DANKO tek tregimet e GORKIT, është ringjallur
me ILIRIANA SULKUQIN.Ajo, mend, ta jepë zemrën në dorë. "Zemra ime, -thotë
KRISTINA ROSETI, - është si një zok këngëtar."
Gjithmonë
qëndroj mbi"maratonën e lodhshme" të ILIRIANËS dhe bëj një bilanc të
përafërt;ZËRAT që ndjekin këtë
MIRËNJOHËSE,
nuk janë pak, por plot 82 krijues të gjinive të ndryshme dhe jo vetëm kaq;janë
nga SHQIPËRIA e KOSOVA;janë nga GREQIA, ITALIA, FRANCA, ANGLIA, ZVICRRA,
MAQEDONIA e VERIUT, nga AMERIKA e KANADAJA dhe kudo që"MIRËNJOHSJA
JONË" i ka përfshirë në dylibrat e saj voluminoze, Veç investimeve fizike, por, mbi të gjitha,
edhe ato financiare, Në të njëjtën kohë, sa krijuese me emër,
njëherësht edhe"Mecenate".
Pyetjes
se si është e mundur që realizojë
këtë"Argetim artistik", më
vjen t'i pranëvë disa alternativa që i japin përgjgje pyetjes sime.Së pari me
ILIRIANËN ndodh ajo që ka thënë PEARL S BUCK:"Brenda vetes sime, është një
vend ku jetoj krejt vetëm dhe ku rinovoj burimet e mia që nuk thahen
kurrë". Natyrshëm, që duke"pirë ujë në burimet e saj".arrin që
të na japin kënaqësi e relaksim njëherësh.Ajo i bën këto gjëra me shpirt deri
në sfilitje dhe kur thotë MEVLANA XHALALAUDIN RUMI (1207-1273):"Kur i bën
gjërat me shpirt, ndjen një lumë gëzimi që lëviz brenda teje". Ende
vazhdoj me"hamendësimet e mia për "MIRËNJOHËSEN" dhe them se
fjalët që ka thënë shkrimtari dhe kritiku anglez LYTTON STRACHEY (1880-1932)
për POETEN VIRGJINI WOOLF" Ajo është e vetmja grua në botë që ka një
mendje të ndritur.Është një mrekulli që duhet të ekzistojë", pa e çuar në shkallë apsolute si STRCHEU, dua
të them, me pak"krasitje": ILIRIANA SULKUQI është një zë i fuqishëm , në FUSHËN E
LETRAVE, është një mrekulli që duhet ndjekur.
E sa për zotimin që bën:" se do vazhdojë mirënjohjen e saj", them se vë në jetë sentencën me vlerë të
BUD'HËS që thotë:-Unë kurrë nuk shoh ç'kam bërë, por çfarë do bëj!
Të
falnderoj, MIRËNJOHËSE! Të uroj vetëm vite e vite të bardha!
Tiranë, 7 nëntor 2022