Kulturë
Hysen Ibrahimi: Delvina Ibishi - Vatër e dashurisë
E premte, 11.11.2022, 07:08 PM
DELVINA ARRIT PËR MREKULLI QË IDENË E SAJ TA SHKRUAJ NË KËTË LIBËR DUKE E IDENTIFIKUAR ME KOHËN MË TË RE TË MODERNITETIT POETIK SI FRYMËZIM PËR GJENERATAT E REJA
...tha në fjalën e tij redaktori i librit, Z. Hysen
Ibrahimi
Suedi, Förslöv, 07.11.2022
Sot doli nga shtypi libri i titulluar “VATËR E
DITURISË'' autor nxënësja 12 vjeçare Delvina Ibishi, botues:
Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”.
Libri i titulluar “VATËR E DITURISË” i autorës së re, Delvina Ibishi,
është i shkëlqyer, i kompletuar me vlera letrare, artistike e pedagogjike.
Është i ndarë në dy kapituj. Në kapitullin e parë kemi shkronjat e alfabetit të
gjuhës shqipe të ilustruara me teskt dhe me figura të ndryshme, kurse kapitulli
i dytë është vetëm poezi. Në kapitullin e parë të librit të autores Delvina
Ibishi është dëshmi e dashurisë për 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe.
Si dëshmi për dashurinë që ka ajo ndaj secilës shkronjë veç e veç, duke ua
bashkangjitur edhe figurat nga më të ndryshmet për secilën shkronjë, poetja ua
kushton edhe nga disa vargje poetike, por që lidhen me shkronjën dhe figurën.
Ide kjo e cila paraqet tri mënyra bazë: shkronjën, tekstin dhe figurën. Këtu
ajo arriti për mrekulli që idenë e saj ta shkruajë në këtë libër duke e
identifikuar me kohën më të re të modernitetit poetik, si frymëzim për
gjeneratat e reja.
Në poezitë e këtij kapitulli autorja me lehtësi përvijon fushën e parë
në përshtatje të dalluara shkronjat me figurën. Pse? Sepse për secilin lexues,
sidomos të shkollës fillore, është më lehtë të ngulitet në mendje shkronja e
alafabetit nëpërmjet figurës se sa të mbahet në mendje nga teksti.
Nisur nga kjo, poetja Delvina, duke pasur parasysh se si do të dukej
vepra, përpiqet dhe ia ka arritur që në këtë drejtim të nxjerrë figurat më
përfaqsuese të shtazëve, apo edhe gjëra ushqimore dhe perime. Ka menduar mirë
se cilat nga këto figura janë më të dashura për fëmijë dhe cilat mund të mbahen
në mendje më lehtë. P.sh. kemi shkronjën A, ku poetja Delvina, përveç
përkushtimit për këtë shkronjë me vargje të bukura artistike, ajo paraqet akulloren,
që për fëmijët është shumë e dashur, shumë e kërkuar, për të mos thënë më e
kërkuara. Kurse në varg, autorja nuk lë pa e përmendur edhe atdheun, citat:
Shkronja e
parë që e shkruaj në fletore
Këtë
shkronjë të bukur
E ka emri
atdhe…
Do të thotë se autorja
shkronjën e identifikon edhe me akulloren edhe me fjalën atdhe,
ide kjo e shkëlqyer.
Dhe më poshtë janë akulloret
dhe fjala atdhe që nguliten thellë në mendjen e secilit nxënës.
Poetja Delvina, në secilën
poezi hy drejpërdrejt në qëllimin, por duke aktualizuar ide që shkronjat e alfabetit me radhë
korrenspondojnë me tekstin që ka të bëjnë me shkronjën, pastaj edhe me figurën si ilustrim.
Kështu, në libër
do të shohim se në secilën prej vjershave duke filluar nga e para A (duke i titulluar
me shkronja) dhe deri te e fundit ZH. Autorja Delvina Ibishi shtron nga një ide
të veçantë, por siç thamë, ka arritur të përvijojë si temë të pëlqyer të ideve
të shtruara. Po marrim poezinë e shkronjës E, citat:
Ermirën e
bukur
Eh, sa shumë
e dua
Shoqet shumë
i do
Është vajzë
e sjellshme
Asnjëherë
nuk ngacmon.
Kurse si ilustrim
me figurë e ka elefenatin. Sa bukur poetja e fillon me emrin Ermira. Fëmiu e di
se me shkronjën E fillon emri Ermira po ashtu edhe elefanti. Kështu
me radhë i kemi të gjitha shkronjat e albabetit të gjuhës shqipe.
Në kapitullin e
dytë kemi vetëm poezi që kanë vlera po ashtu letrare e artistike. Po qe se i
lexojmë me vëmendje dhe duam sinqerisht të ua bëjmë një klasifikim sipas
kritereve dhe shijeve nga një moshë e re, apo prej një nxënësi të përkushtuar
për poezi, mund të themi se autorja na ka dhënë një varg krijimesh interesante,
të cilat kurrë nuk kanë për të humbur shijen e tyre artistike në kohë. Ndaj, me
arsye i kemi dhënë rëndësinë e duhur kësaj poetje të re me një perspektivë të
shkëlqyer dhe shumë meritore për të ardhmen.
Po kush është kjo autore e re me perspektivë? Delvina
Ibishi është e lindur më 13.10.2011, në Prishtinë. Në vitin 2017 u regjistrua
në klasën e parë, në shkollën "Eqrem Çabej", Mitrovicë. Në moshën 8
vjeçare u regjistrua në shkollën e muzikës "Tefta Tashko", Mitrovicë,
në instrumentin piano.
Është autore e librit të titulluar ”Duaj me zemër”
(26.05.2022).
Libri ”VATËR E DITURISË” i autores Delvina Ibishi,
është i dyti me radhë.
Përveç se është e talentuar në fushën e
krijimtarisë, ajo është e shkëlqyer edhe në sport. Pra, ajo që nga mosha 7
vjeçare mirret me Judo (xhudo). Delvina në vitin 2022, merr pjesë në garat
"STRUGA OPEN 2022" e cila mori medaljen e bronztë dhe në garat "ROZHAJA
OPEN" mori medaljen e artë po ashtu 2022.
Është anëtare e rregullt e Shoqatës së Shkrimtarëve
dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI - Albani”, Suedi, (që nga viti 2021).
Ka në dorëshkrim edhe vepra të tjera. Jeton dhe
vepron në vendlindje në lagjen Suhodoll të komunës së Mitrovicës.