Kulturë
Eda Zhiti: Atje ku ka lindur Krishti
E hene, 14.11.2022, 07:55 PM
ATJE KU KA LINDUR
KRISHTI…
Nga
Eda Zhiti
Dita
jonë sot në Tokën e Shenjtë nisi me emocionin e madh e të mrekullueshëm, do të
shkonim në Betlehem të shikonim vendin, ku lindi Krishti. Dolëm në Palestinë…
“Church
of the Nativity”. Kisha madhështorem e ngritur mbi vendin ku lindi Biri i Hyut.
Meshën e celebruan dy priftërinjtë tanë nga Chicago, Father Mario me Father
Dindo, në krye të grupit tonë. Në sytë e
të gjithëve kishte lotë. Ishim mbledhur në Kapelen e Shenjtes Helena, nënës së perandorit romak,
Konstandinit, atij që ndërpreu përndjekjen e të krishterëve dhe e la të lirë
besimin e tyre. Është perandor ilir, u thoshim miqve tanë në radhën e gjatë që
dukej sikur nuk kishte fund me njerez nga e gjithë bota, të të gjitha racave
dhe gjuhëve.
Fr.
Mario e Fr. Dino na uruan një Krishtlindje pak më të hershme per ne, pasi do te
shkonim te vizitonim tamam vendin ku Krishti u lind. Por në Betlehem është
Krishlindje çdo ditë.
Dhe
ne kenduam këngët e Krishtlindjes. Father Mario di përherë të bëjë besimtaret
të meditojne. Mendova Krishtlindjet e
para me Birin, Atjonin, ne Romë. E mbaja ne marsupio e endeshim rrugeve plot
gezim te Romes, ngarkuar me dhurata…
Radha
vazhdonte e gjatë, e duruar, dinjitoze, drithëruese, e bukur. Pas nja dy ore e
gjysem, para hyrjes nëntokë, atje ku ka qenë grazhdi ku Krishti u lind, për
herë të parë pamë një ikone ku Maria është e qeshur. Bizantine ortodokse.
Zakonisht ikonat e saj janë të trishtuara për shkak të vdekjes së afërt.
Zbritem
14 shkallet, aq sa gjenerata kaluan, që nga Abrahami, shenjuar nga ylli me 14
cepa, pikerisht te vendi, ku u lind Krishti.
Pa
perjashtim të gjithë perkulen aty, bien në gjunjë me veneracion e per t’i thënë
vetes: Ji i përunjur njeri, perpara Zotit.
Arritëm.
Edhe pse guva ishte si në gjysmë errësirë, u mbushëm me dritë të shenjtë dhe
drithërima mëmësore. Bekova dhuratat
dhe
thashë lutjen për të dashurit tanë dhe vendin. Visari shkruante dhe aty, ku lindi ai që ndryshoi historinë e
njerëzimit, nisi kohën e re që mban Emrin e Tij, Koha pas Krishtit, e dashurisë
që triumfon mbi vuajtjet, madje dhe mbi vdekjet.
Kur
dolëm, ishte bërë natë, por ishim të praruar me dritë të shenjtë, nga ajo e
përjetëshmja…