Kulturë
Rudolf Marku: Një portret i fundit i Fishtës
E marte, 15.11.2022, 08:45 PM
Një portret i fundit i Fishtes
Nga
Rudolf Marku
?Miku im, piktori i
mirênjohur Pashk Pervathi, mê dergoi sot portretin e at Gjergj Fishtes, poetit
tonê kombëtar!
Êshte
njeri nga dhjetêrat a qindrat e portreteve tê Fishtes, bêrë prej piktorve tanë
dhe të huaj- secili duke sjell diçka të veçantë në perftyrimin e figures
poliedrike të poetit tonë te madh. Ashtu siç ndodh me peisazhet per oqeanin a
për pafundesinê e qiellit!
Në
kete shumëllojshmeri portretesh të Fishtes, duket se figura e poetit tonë eshte
kaq e madhe, kaq e gjêrë, kaq shumëtrajtëshe, sa asnje portret i vetem nuk ka
qene i mjaftueshem per te dhene ne nje portret te vetëm figuren madhore te
figures se Poetit!
Portreti
i bêrë nga Pervathi eshte portreti më i fundit. Mund te ndjesh aromen e
ngjyrave dhe levizjen delikate të panelit! Por eshte, sipas mendimit tim,dhe
porteti më i realizuar i Fishtes deri më tash. Duket si një portret që ka
arritur të permbledh ne Një te gjithë portretet e meparshme të krijuar nga ata
dhjetera a qindra piktorë që permenda më siper. Aq sa do guxoja ta konsideroj
kete portret te Pashk Pervathit si portretin zyrtar të Fishtes, si nje portret
final te tij.
Nese
do duhej te vendosej nje diçiturê e barabartë me vleren e portretit, do
zgjidhja fjalet e poetit tjeter te shquar te gjuhes shqipe, Lazgush Poradecit,
kushtuar Fishtes, te cilat do ta ndriçonin më qartësisht dhe vetë kete portret
të fundit tê Fishtes bere nga piktori Pashk Pervathi:’ “At Gjergji ka qenë për
ne, deri ditën që mbylli sytë, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh
i vendit tonë. Shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar”.
Ja,
kete thote paneli i Pervathit duke perkthyer ne ngjyra fjalet e Lazgushit per
Poetin tone kombetar!
https://www.facebook.com/rudolf.marku.585