E shtune, 12.10.2024, 07:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Teoria e kancerit serb

E marte, 15.11.2022, 08:35 PM


TEORIA E KANCERIT SERB

Meti Rexhepi

kësaj teorie tejet egërshane

i Madhërishmi ende ia peshuaka mëdyshjet

pa peshore për t`i gjetur barin e shërimit

përmasës së tërbimit  dhe të dehjeve

të dridhshme dhe me nota vajtimi lakoreve

por se si Dora e Madhërishme e Mbërthimit  bëka  sehir

duke mos ia parë faqet e cinizmit  prej çdo ane

ç`prej se gjuhës i thuhej gluhë

qumështit klumsht

u dyndën lukuni prej stepave Karpalesh

barbarët sollën acaret siberiane

secilës dhomë të etnisë ua digjnin (j)organet

të mërdhijnë t`u mpiksen mushkëritë

t`u binin mbi kokë çatitë

sindrome  të (vi)rusëve  përgjatë  gjithë hapësirës

dhe nuk i qasej thelbësisht asnjë klinikë  e hiles

shërimit  prej  ethe-prurësve

për çdo natë për çdo ag

me gotë athtësie gjuha rrudhej

vetëm tkurrej  e  tkurrej  e

gjymtyrëve tona lënguese u këputej

një dorë një krah një këmbë njëri sy dhe

i vetmi shteg vezullues  u grabitej me duqet

kishte hyrë kaherë në mendje e në nerva

brejtësi  kancer (vi)rus

drapërinjve të tyre u thoshin “sërp”

derra zhgërryes secilës arë kallinjve    pjekur

ararëve sumbullat e djersëve u kristalizoheshin në breshër

gjymtyrët e Trupit po i degdisnin atje ku miza brente hekur

kobra prej kanceri shumësi trajtash  në metastazë

klinikat e Evropës nuk e shëruan dot kancerin serb

në raportuar as edhe një herë nuk pushuan

tragjeditë e regjisorëve të teatrit absurd

miq

ndjesitë e shekujve na poqën nën saç sikur mish helli

që kur erdhën barbarë me arusha

fitila e zjarrvënie  tym e temjan në male e fusha

djajtë e Qytetit të Bardhë shtinë në dorë Kutinë e Pandorës

stivuan stuhi të zeza

helmesh si sarin ose cianid dhe llojesh të tjera për shqip-njomën farë

barbarët  serbë  kultivuan    kisha  e  akademi djaj për breza

ligjëratash për rrjepje lëkurësh njerëzore me zhiletë

ngrehnin kështjella të gënjeshtrave prej qelqesh të tejdukshëm

gjithnjë  në shpirtra të njomë amalgamë zierjesh e shijesh çorbë kokash

me ikona idhujsh  dhe  ashtu si iu mor  Mramorit  Graçanica

i fshinin dhuntitë e etnisë me një  “bisht” të zi të ngjitur nga prapanica

i dekoronin xhelatët për foshnjat e shpuara

ngrehur prej djepash në majë bajonetash

a  jeni shpirë njerëz të mpirë

si më gatoi gjeni i trungut tim të parë

pas ngjitjes shkallët e zbritjes në duart e atyre

pezull dhe rënie e lirë

plandosje prej lartësie  e besimit  të sedrës naive

përkatësie  sojit    në tryezë    shtron  zemër

dhe  zemrën  për gjysmë ta ndanë

po të mundnim Danubit t`ia kthenim rrjedhën në burim

assesi  t`ia  bënim hilen atij rrotullimi një mega vërshim

gjithsesi  Drinin do ta përpinte një shqiptar-ngrënës një Vulin

Danubi le të rrjedh rrjedhës së vjetër e t`ia shpie Detit të Zi

çorbën e  pistë  të shtresuar    Qytetit të Zi

i kamufluar prore si Qytet i Bardhë

miq

nuk i shëron asnjë teori

metastazat e kancerit serb

mynxyrë e katandi në timen brendi

nën temperatura ethesh varg e vi

Trupi i lirisë    prehet  me sëpatë në cungun e thatë

Gjilan, nëntor 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora