Kulturë
Gjon Keka: 7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë
E diele, 04.12.2022, 07:26 PM
7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë
Nga
Gjon Keka
Deri
më sot arrita t'i mbledh dhe sistemojë 7106 dokumente arkivore dhe bibliotekare
mbi jetën, veprën dhe epokën e artë të Gjergj Kastriotit dhe historisë së
Arbërisë.
Të
merresh me historinë e popullit arbëror nuk është punë e lehtë, kur dihet se shumë nga dokumentet e vjetra
janë zhdukur përgjatë shekujve nga pushtues të ndryshëm.
Megjithatë,
fatmirësisht janë në fakt arkivat dhe biblotekat e ndryshme europiane e sidmos
austriake që kanë ruajtur dokumente e vepra të vjetra mbi historinë e në
veçanti për jetën, veprën dhe epokën e
artë të kryezotit dhe kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Për
studiuesit, historianët dhe hulumtuesit e fushave , ndoshta është e kuptueshme
se si dhe me çfarë mundi nxjerren dokumente nga arkivat dhe bibliotekat dhe se
sa pluhuri i madh i kohëve i ka prekur ato dokumente apo vepra kur
shfletohen, për mua dhe studiuesit e
historianët tjerë që kanë qëndruara nëpër arkiva kjo është e njohur, sepse vetë
merrem vazhdimisht me studime të tilla e hulumtime, nxjerrje të dokumenteve e
veprave të vjetra dhe se sa kohë e gjatë kalon deri sa të gjendet një dokument
i vjetër i fshehur në mesin e shumë dokumenteve tjera.është pothuajse njësoj
sikur të hulumtosh në thellësi të detit gjërat të çmuara që i kanë përkund
valët e detit të shekujve, apo njësoj sikur të kërkosh në nëntokë ari të çmuar
të fshehur nga e kaluara.
Mua
personalisht pothuajse një pjesë e madhe e rinisë sime më ka shkuar duke u
marrë me kërkime shkencore në arkiva e biblioteka nga gjitha ato vitet lodhje,
mundimesh arritta të nxjerrë mjaftueshëm dokumente historike e që tani janë
bërë pjesë e arkivit tim personal disa janë botuar në vepra të ndryshme të mia,
dhe një shumicë e madhe janë ende të pabotuar , e disa do të botohen në vitet
në vijim.
[Gjon Keka, studiues i epokës së artë të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut]