Kulturë
Përparim Hysi: Gomari i kulakut
E diele, 04.12.2022, 05:41 PM
Gomari i kulakut*
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Sa
u çlirua Shqipëria nga nazi-fashistët, u
ngritën edhe strukturat shtetërore në krahinën tonë të vogël, në juglindje të vendit. Ndryshe nga sistemi i vjetër, u ngrit edhe një komitet partie (flitet për
Partinë komuniste që, më vonë, u quajt Partia e Punës e SHQIPËRISË) dhe në krye u vendos një
luftëtar i dalluar në luftë.U emërtua si sekretar i parë i komitetit të
partisë. Ky, sekretari i parë, qe vendali dhe rrënjët e familjes i kishte në
një fshat të larggët mga qytetit
.
Krahina qe malore dhe vetëm xhadeja kryesore e lidhte qytetin me qytetitn
tjetër më të afërt. Asnjë xhade tjetër dhe asnjë rrugë makine dhe, sa për
makina, as që flitej. Udhët nëpër rrugët apo rrugicat e ngushta, si rrugëdhish,
do t'i bëje ose në këmbë, ose me kafshë. Në rrugët a rrëpirat mes malesh,
kafsha më e përshtatshme qe mushka.Mushka ose gomari. Kali apo pela qe si
salltanet dhe rrallë mund të gjeje të tilla.Mandej kish ca rrugë e rrëpira që
majë kalit, mund të fluturoje kollotumba dhe fare lehtë mund të thyeje qafën
apo të bëheshe copë e çikë. Se kjo ngjarje që po rrëfej si tregim, jo vetëm
është krejt e vërtettë, por ka ndodhur në një krahinë të tërë, të rrethuar me
male, Male të lartësive të ndryshme, por
dhe atje jo vetëm jetonin njerëz, por
dhe buçitën armët për liri. Vërtet malore krahina, por në SHQIPËRI, është "pionierja e parë" që vari në
qafë:shallin e kuq të ÇLIRIMIT qysh në 5 shtator 1942. Siç merret vesh, bëhet
fjalë për krahinën e SKRAPARIT. Epo gjaku nuk bëhet ujë: prindërit e mi janë
nga SKRAPARI dhe unë jam krenar për këtë.Më shatë SKRAPARIN, me mua nuk uleni më.
* *
*
Unë
po e sjell tregimin tani, në prag të "hapjeve të dosjeve", se, siç
gjykoj unë, jo të gjithë"bajgat do dalin mbi ujë".
Sekretari
i parë jo vetëm qe luftëtar i dalluar, por, pothuajse, e njihte gjithë zonën, kur thonë me të bardhë
e me të zinj.Ose, brenda parametrave të kohës: ata me "cen" në
biografi dhe ata të tjerët që përbënin shumicën. Vet sekretari qe nga një fshat
i largët dhe për të shkuar në vendlindje, si të gjithë, do shkonte me
mushkë. Këtë rrugë që e bënte në
fundjavë apo fund muaj, përdorej një udhë me "korrierë".Pra, si
një"stafetë" nga një korrier tek tjetri dhe, ngaqë rruga qe e gjatë,
në një dtancë të caktuar priste dikush, ky ndërrohej me një tjetër dhe, deri sa
soste në fshatin e tij, ndërroheshin katër të tiilë.Natyrshëm, ishin
njerëz të besuar.Kështu për të shkuar dhe kështu për t'u kthyer. Ishte aty nga
fllimet e viiteve '50-të , por edhe këtu kish mbrritur"yrneku i
STALINIT": ata të"cënosurit", ishin shpallur kulak. Kulak,
sidomos në SKRAPAR, ke damkën e turpit
mu në ballë. Të pafajshëm apo jo, nuk
kish kush vriste mendjen, por sipas atij avazit:"ha-ha krushqit,
ha-ha dhe nusja" sikur kish filluar një"garë kënaqësie", si e si
ta luftonin këtë"gogol". Fare kot. Mund ta kishe komshi den- babaden,
ke ngrënë e ke pirë me të, por tani është"kulak" dhe mos iu afro, se
të ngjitë kolerën.
Po
afrohej korrieri i parë(e mbante prej dore mushkën mbi të cilën ishte sekretari
i parë), ndërsa i dyti priste të merrte stafetën. Ngjitur me vendin ku priste
korrieri i dytë, ishte ara e komshiut që ishte shpallur kulak. Kulaku punonte
arën dhe brenda gardhit kish lidhur gomarin e tij. Gomarit i kish hedhur për të
ngrënë. Sa po afrohej kalorësi mbi
mushkë, gomari pëlliti si shenjë alarmi se mos ajo, "gjitonia" e
paftuar i hante racionin dhe, korrieri i dytë, ndërsa mori në
dorëzim"stafetën", i thotë sekretarit:-Shoku X.., . ky gomari që po tremb mushkën tuaj, është gomari i kulakut A... Sekretari e njihte mirë atë familje
kulaku nga PRRENJASI dhe i tha"korrierit":- Nuk u tremb nga mushka
ime, por nga ti se mos i hyje në pjesë, se unë e njoh më mirë atë familje të
kulakut. Korrierit mend i shpëtoi shurra nga proçka që vërviti. Kjo ngjarje mbrriti e freskët si ndodhi nga
korrieri që dorëzoi stafetën.
Epilog
Kështu
ka ndodhur dhe jo të gjithë ata që kanë spiunuar do ballafaqohen me të
vërtetat.Po sa të tillë kanë spiunuar pas kurrizit dhe sot çirren e bërtasin,
se, gjasme, e kanë faqen e bardhë. Kurrë
nuk është vonë që t'ua çjerrin maskën.
Tiranë, 1 dhjetor 2022