Kulturë
Blerim Rrecaj: Ne dhe një korb
E shtune, 03.12.2022, 06:48 PM
Blerim Rrecaj
Vetëshfletim
Pranë
një xhami
Të
një lokali të mbyllur
Mbrenda
Në
Stacionin Ndërurban
Të
Autobusëve
Në
Prishtinë
Rrijnë
ca libra të Adem Demaçit
Njëri
nga ta
Duket
se nga mërzia
Po
vetëshfletohet
Dhe
titullin e ka
“Shkrumbnajë
e dashuri”
Ne dhe një korb
Derisa
rrijmë në një kafene në mëngjes
Ora
nga nëntë e gjysmë niset për në dhjetë
Pranë
xhamave me pamje nga jashtë
Këtu
diku përqark
Ku
së fundmi
Janë
renovuar Soliterët e Ulpianës
Nga
degët pa gjethe të atij druri
Një
korb mbi filxhan këtu pranë vjen e rri
Nxjerr
nga xhepi telefonin
Për
ta ngrirë këtë çast
Bashkë
me korbin në të
Siç
balsamoset një shpend a kafshë
Ne
me fixhana mbushur kafe e çaj
Korbi
në filxhanin e zbrazët
Pranë
nesh në atë qoshk lart e jashtë
Brirët
Ia
kërkova
Këtij
kaprolli
Brirët
hua
M’i
dha falas
Kujdes
tashmë
Unë
bart
Brirë
të padukshëm
Fluturat e nëntorit
Në
një dritare
Të
objektit të shkollës
Fluturat
vështrojnë
Drunjtë
dhe gjethet e zverdhura
Që
lëkunden e bijnë në tokë
Dikush
u troket fluturave
Dhe
pastaj ato fluturojnë
Kah
shqiponja dykrenare
E
flamurit tonë
Kah
fusha e saj e kuqe
Që
me petale trëndafilash
E
qëndisën fëmijët
Duke
kujtuar Marigonën