Kulturë
Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit
E diele, 27.11.2022, 07:55 PM
Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit
Me
rastin e përvjetorit të 579 të flamurit dhe identitetit kombëtar arbëror
Nga
Gjon Keka
Atëherë
kur në çdo institucion qeveritar, arsimor, shkencor, kulturor etj, të vendoset
portreti i themeltarit, gjeneralit dhe burrështetit të famshëm arbror i të
gjitha kohërave Gjergj Kastrioti, do të thotë se jemi në udhën e natyrshme të
kombit tonë dhe po e respektojmë themeluesin, udhëheqësin, heroin,
shpëtimtarin, dhuruesin e flamurit kombëtar, ideatorin e bashkimit të
arbërorëve dhe të kombeve europiane.
Pa
Gjergj Kastriotin, nuk do të kishim flamurin e fitores dhe të identitetit
kombëtar dhe europian, dhe as nuk do të ekzistonim në hartën e kontinentit
europian, sepse armiku donte të na shlyente nga harta ashtu sikur e shlyu nga
harta europiane emrin Konstantinopojë dhe e mori selinë e Konstantinit të Madh,
kështu donte ta merrte edhe selinë e Gjergj Kastriotit të Madh dhe ta hiqte nga
harta emrin Iliri(Arbëri).
Nuk
mund të jetë asnjë datë tjetër më e madhe se se data e 28.Nëntorit 1443, aty ku
u hodhën themelet e lirisë, identitetit, flamurit dhe të shtetit arbëror unitar
dhe europian.
28.Nëntori
është një datë e bekuar, sepse është datë e cila erdhi nga zemra heroike, nga
zemra e lirsë, nga zemra e një arbërori të madh që nuk e harrojë kurrë atdheun
e tij të robëruar, kjo datë mbi të gjitha erdhi si të vinte nga qielli si datë
e bekimit dhe vulës së kombit tonë në hartën e përjetshme të botës dhe familjes
së kombeve europiane.Nisur nga kjo çdo përvjetor i 28.Nëntorit shqiptarët e
vërtetë që kanë në venat e tyre gjakun e Kastriotit kudo që janë duhet t'i
gjejë duke reflektuar, duke punuar me laps e me trup, me mendje e me zemër për
të mirën e atdheut të përbashkët, për të mirën e kombit dhe të brezave për një
Arbëri me identitet dhe kulturë burimore kombëtare dhe europiane, për një komb
të bashkuar së pari rreth të mirës së përbashkët të kombit dhe më pas edhe në
familjen e kombeve të Europës.
Ai
shfaqi të gjitha virtytet e një, themeltari, burrështeti, humanisti, arbërori
të vërtetë dhe atdhetar, dhe se çelësi i enigmës së tij ishte kjo, se një armë
heroike ka nevojë për një zemër heroike sikur që ishte zemra heroike e Gjergj
Kastriotit tonë të Madh.
Urime
festa e bekuar e 28 Nëntorit 1443/2022
Rroftë
kombi ynë iliro-arbëror europian
Rroftë
Gjergj Kastrioti, mbreti dhe kryeheroi ynë!