E enjte, 25.04.2024, 06:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë

E merkure, 30.11.2022, 08:56 PM


Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë

Nga Gjon Keka

Pranimi i Xhubletës sonë kombëtare në UNESCO është një hap i rëndësishëm në njohjen e gjurmëve dhe të rrënjëve të historisë ,traditës dhe zakoneve të kombit tonë iliro-arbëror.

Fisnikëria iliro-arbërore është parë jo vetëm në Besën dhe traditat tjera të kombit tonë, por edhe në veshjen apo kostumin kombëtar i cili është dalluar në kontinentin europian si një kostum i fisnikëruar dhe i bukur. Madje në shumë role në teatrin europian e botëror është përdorur kostumi ynë iliro-arbëror kombëtar si kostum model dhe për zbukurimin e skenës së teatrit apo të aktiviteteve tjera kulturore.

Një pranim i këtij simboli të kulturës dhe traditës sonë kombëtare sikur është xhubleta do të thotë në njëfarë forme edhe fillimi i pranimit dhe njohjes së traditave e simboleve të lashta me të cilat identifikohemi si komb që ka qëndruar në krye të Gadishullit ilirik.

Ky akt i pranimit jo vetëm të gëzon, por edhe na fton që ta shpalosim para botës fisnikërinë tonë, traditën tonë, historinë dhe simbolet e lashta të kombit tonë,simbole me të cilat është familjarizuar sot e gjithë europa si kontinent dhe si familje e kombeve.

Këtu po ndaj me ju një imazh të kostumit arbëror (nga rajoni i Prizrenit dhe pjesëve tjera të trojeve arbërore, të botuar në T.d.E,Nr.1-9,1873))e që janë dëshmi e fisnikërisë së veshjes sonë kombëtare, si një nga veshjet me të bukura të vlerësuar nga shumë udhpërshkues, studiues, autor europian e botëror.

Kostume arbërore



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora