Kulturë
Atdhe Geci: Poeti, Muza dhe Libri
E merkure, 30.11.2022, 04:56 PM
POETI, MUZA DHE LIBRI
Libër,
jam gjak
hyjnor i të
lashtëve
jam
flaka e pellazgëve nëpër kohëra
jam
fryma re e kallinjve nëpër ylbere,
jam
vëlla i Pirros e i Gjergj Kastriotit.
Libër,
e ndiej muzën e pastaj shkruaj,
e
ndjej muzën e lëndën letrare të saj,
muza
e di saktë sa zjarr t´i vë këngës,
dhe
sa zjarr ti vë lotëve të dhimbjeve.
Libër,
muza më dha dorën të lindesh,
ti,
shpirti më i kulluar i poezisë sime,
të
tëra krijimet e mia
i ngjajnë jetës,
i
ngjajnë atdheut e
gjeografisë sonë,
i
ngjajnë lirisë e udhëtimit kombëtar.
Libër,
brezi im u mbështet tek himni,
te
arma që mbron kufirin, te marinari
që
mbron detin, tek piloti që e mbron
qiellin,
tek populli dhe mbështetja tij.
Libër, poezia
ime i ngjanë
Kosovës
dardane,
Shqipërisë së Skënderbeut,
Epirit pellazg
të Çamërisë, Krahinës
së
Mollës së Kuqe, Ulqinit dhe Korrit.
Libër,
je i bardhë si reja e qiellit, dhe
je
bjond si vashat e bukura shqiptare,
shpirt, je jeta ime nëpër kohë, krijimi!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2022