| E merkure, 30.11.2022, 04:56 PM |
POETI,
MUZA DHE LIBRI
Libër,
jam  gjak 
hyjnor  i  të 
lashtëve
jam
flaka e pellazgëve  nëpër  kohëra
jam
fryma re e kallinjve nëpër ylbere,
jam
vëlla i Pirros  e i Gjergj Kastriotit.
Libër,
e ndiej muzën e pastaj shkruaj,
e
ndjej muzën  e  lëndën letrare të saj,
muza
e di saktë  sa zjarr t´i vë këngës,
dhe
sa zjarr ti vë lotëve të dhimbjeve.
Libër,
muza më dha dorën  të lindesh,
ti,
shpirti më i kulluar  i poezisë  sime,
të
tëra krijimet  e  mia 
i  ngjajnë jetës,
i
ngjajnë  atdheut  e 
gjeografisë  sonë,
i
ngjajnë lirisë  e udhëtimit kombëtar.
Libër,
brezi im u mbështet  tek himni,
te
arma që mbron kufirin, te marinari
që
mbron detin, tek piloti që e mbron
qiellin,
tek populli  dhe mbështetja tij.
Libër,  poezia 
ime  i  ngjanë 
Kosovës
dardane,
Shqipërisë  së  Skënderbeut,
Epirit  pellazg 
të  Çamërisë, Krahinës
së
Mollës së Kuqe, Ulqinit  dhe Korrit.
Libër,
je i bardhë  si  reja e qiellit, dhe
je
bjond si vashat e bukura shqiptare,
shpirt, je jeta ime nëpër kohë, krijimi!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2022