Kulturë
Këngëtari Shaban Krasniqi realizon këngën e radhës - “Nuk vdes poeti”
E merkure, 30.11.2022, 08:50 PM
Këngëtari shumë aktiv e produktiv, Shaban Krasniqi, i cili u prezentua me sukses edhe në Festivalin presitigjioz “Zambaku i Prizrenit 2022”, mbajtur para disa ditesh, në nderim të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip, prezentoi projektin e radhës, këngën e video klipin me titull - “Nuk vdes poeti”.
“Muaj
më parë, poeti e veprimtari i mrekullueshëm, Mentor Thaçi, kishte shkruar një
poezi të ndier, me rastin e vdekjes së parakohëshme e mikut të tij, poetit e
veprimtarit, Nënkryetarit të Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, Fran
Tanushi. Poezia ka porosi universale:
… Mos më kjani mos
dënesni,
Unë kam ndrrue vetëm
jetë,
Jo shkrimtarët kurrë nuk
vdesin,
S´ka ndodhë kurrë t´vdes
një Poet!
Refreni:
Unë jam në mesin tuej,
Me ju rrnoj e me ju
shkruej,
Në lexime e ligjërime,
Bashkë me ju âsht hija
ime!
Mos më kjani as vajtoni,
Jam i gjallë në
bibliotekë,
Kudo t´jeni mos harroni,
Kurrë Poetin vdekja se
gjen!
Kënga
me muzikë të këngetarit Shaban Krasniqi, u orkestrua e aranzhua nga Arbër
Krasniqi, ndërkaq pamjet filmike të kthyera në teknikën bardhë e zi, u bënë nga
Art Media Vushtrri, me video montazh nga Arbër Krasniqi.
Filmimet
u bënë në bibliotekën e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, ku këngëtari
kishte punuar shumë vite si profesor i gjuhës angleze!
Kjo
këngë është projekti i dytë i përbashkët mes poetit M. Thaçi e këngëtarit Sh.
Krasniqi.
Kohë
më parë këngëtari kishte komponuar një tekst të të njejtit autor kushtuar
studiuesit e albanologut tanimë të ndjere, Robert Elsie!
Linku
i këngës e video klipit: