Kulturë
Bashkim Saliasi: Një libër me vlerë historike
E shtune, 03.12.2022, 07:06 PM
NJË LIBËR ME VLERË
HISTORIKE
Nga
Bashkim Saliasi
Pasi lexova këtë
libër me titull “Pylli i çuditshëm”, përkthyer nga shkrimtari, poeti dhe
gazetari Sokol Demaku dhe redaktuar nga shkrimtari dhe poeti Viron Kona mbeta i
mrekulluar nga rrjedhshmëria e mendimit dhe tregimi i ngjarjeve të ndodhura në
qytetin e Mitrovicës martire në mënyrën më perfekte, që jo vetëm nuk të sjellin
lodhje, por përkundrazi të rrisin adrenalinën dhe të bëjnë ta ndjesh veten
sikur edhe ti je pjesë e kësaj tragjedie që ka përjetuar autoria e librit,
Shaha.
Duke qenë se e kam
provuar vet ndiesinë e kalimit të kufirit si nga toka dhe nga deti më dukej se
Shaha po tregonte për mua dhe shokët e mi peripecit dhe mashtrimet e grupeve
klandestine që përfitonin në kurrizin e njerëzve hallexhinj sikundër ishte
familja e Shahas.
Kush i ka provuar
plagët e emigracionit kur merr në dorë këtë vepër me titull “Pylli çuditshëm”,
përjeton ndodhitë dhe ndihet sikur dhe ai është një nga personazhet e kësaj
vepre letrare me vlerë të çmuar. Autorja e librit, Shaha na tregon për ditët e
vështira që kaloi qyteti Mitrovicës në vitet ’90-99.
Ja çfarë lexojmë
në një paragraf:
..”Çdo ditë ishim në rrezik. Kur mbrëmja vinte, nuk e denim se si do të
mbijetonim natën. A do të jemi gjallë nesër në mëngjes? A do të jemi me të
dashurit dhe të afërmit tanë?”…
Fryma heroike e
banorëve të Mitrovicës, klithmat tronditëse dhe era e barutit, asnjë moment nuk
shqiten nga kujtesa e popullsisë së Mitrovicës, të cilat autorja e librit,
Shaha dhe përkthyesi Sokol Demaku na i sjellin të freskta si flladi pranverës,
ku ndjejmë freskinë e saj, dhe dhimbjen e banorëve që provuan mbi kurrizin e
tyre torturat më çnjerëzore të shekullit, shpërnguljen e popullsisë nga vatrat
e tyre, rrëmbimin e bashkëshortëve, fëmijëve apo përdhunimin e grave.
Ngjarjet makabëre
të ushtruara mbi popullsinë e pafajshme që deri në ditët e fillimit të
konfliktit jetonin në bashkëjetesë dhe harmoni me popullsinë serbe, pas
fillimit të luftës nuk donin të na shihnin me sy; Ja si e përshkruan autorja:
“Ata kanë qenë fqinjët tanë, ishin fqinjët tanë serbë me të cilët kemi
ndarë gjithçka deri më sot, në të mirë dhe në të keq. Ne kishim jetuar me ta me
vite, por tania ata nuk donin të na shihnin, por donin që ne të largoheshim nga
vendi ynë”…
Titulli i librit
“Pylli çuditshëm”, është një vepër artistike me vlerë kombtare ku lexuesi ka
çka të mësoj për genocidin serb të ushtruar mbi popullsinë e Kosovës dhe
sidomos zonën martire të Mitrovicës.
Shaha, një grua
martire e Mitrovicës, jeton traunën e rrëmbimit të bashkëshortit nga militarët
serb dhe sot e kësaj dite nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Hera-herës e bren
ndërgjegja dhe mendja i rri te bashkëshorti, babai i tre fëmijve, por përsëri
gjen forcë dhe ngushëllon veten, se i duhet të mendoj dhe të kujdeset për
fëmijët dhe ngushëllohet me lumturinë e tyre.
Libri “Pylli i
çuditshmëm”, me autor shkrimtarin Sokol Demaku është një libër me shumë vlera
historike, që u transmeton breazave genocidin serb që u ushtrua ndaj popullsisë
Kosovare, dhe në veçanti banorëve të Mitrovicës. Shkrimtari Sokol Demaku arrin të përkthej në
mënyrë perfekte veprën letrare dhe të na i sjelli të freskëta masakrat që u
ushtruan ndaj polullsisë së Kosovës në vitet ’90-99. Njgjarjet zhvillohen në
qytetin e Mitrovicës, i cili dhe sot e kësaj dite qendron i ndarë në dysh,
ashtu si Berlini. Autori shkruan:
“Ka ndodhur aq shumë gjatë këtyre viteve. Në Mitrovicë, kufiri ishte
vendosur në qershor të vitit 1999, kur përfundoi konflikti, dhe ai është edhe
sot.”.
Mesazhet që autori
përcjell te lexuesi janë tepër prekse dhe të bëjnë të mendosh që edhe sot në
vitet 2022, edhe pse Kosova e ka formuar shtetin e vet dhe është njohur nga
shumë shtete, problemet në këtë rajon të Kosovës janë ende të pa zgjidhura.
Personazhi kryesor
i librit është një grua shqiptare me emrin Shahe, emigrante në Suedi që rrëfen
ndodhitë e jetës dhe vuajtjet e saj nga kolonët serb. Një personazh tepër
interesant që ka provuar në kurrizin e saj tortura nga më çnjerëzoret të bën të
mendohesh. “Vërtetë militarët serb janë sjell në mënyrën më çnjerëzore me
popullsinë e Mitrovicës? Tregimet e këtij libri janë të ndërtuara mbi bazën e ngjarjeve
të përjetuara reale nga personazhi Shaha, familje e qytetit të Mitrovicës
martire dhe shumë familje të tjera të kësaj zone.
Por, autori i
librit Sokol Demaku me një stil të thjeshtë të përshtatjes dhëe përkthimit të
veprës letrare na i sjell bukur dhe me argumenta vuajtjet e popullsisë së
Mitrovicës nëpërmjet personazhit të librit botuar në gjuhën Suedeze me autore
personazhin e veprës letrare, Shahen, kësaj gruaje fisnike dhe të paepur
shqiptare që diti tu bëj ballë fatkeqësive dhe të rifilloj një jetë të re në
qytetin e Borasit, Suedi…
Edhe pse
shkrimtari, poeti, përkthyesi, gazetari Sokol Demaku ka kohë që ka dal në
pension ai përsëri vazhdon me një vyllnet të çeliktë të punojë pa u lodhur çdo
ditë në fushën e krijimtarisë letrare-artistike duke i sjell lexuesit
krijimtari me vlera artistike dhe letrare.
Me këtë vepër
letrare me vlera artistike dhe kombtare autori arrin dhe sfidon moshën.
Krijimtaria nuk njeh moshë dhe Sokoli nuk e lëshon asnjë herë penën nga dora.
Titulli librit
lidhet me dhunën që është ushtruar mbi popullsinë e pafajshme të qytetit të
Mitrovicës, por dhe me abuzimin e njerëzve abuzues që kalonin në mënyrë
klandestine këto familje të përvuajtura dhe të dramatisuara nga lufta për në
vendet perndimore, të cilat kanë lënë gjurmë të fëmija i vogël i Shahes, që nën
kujdesin e psikologes dhe trupës mësimore duke pasur ndihmën e pa kursyer të
familjes arrinë të kapërcej dhe të përshtatet me moshatarët e shkollës në
qytetin Boras të Suedisë.
Ja si e përshkruan
Shaha këtë situatë:
Fëmijët ishin të shqetësuar. Ata qanin, në mes të pyllit, në mes të natës,
dhe askush nuk i dëgjonte…
…Humba të gjitha forcat dhe rashë në tokë. E vetmja gjë për të cilën isha
në dijeni ishte se po bërtisja, aq fortë sa të tjerët mund të më dëgjonin dhe
se burrat nuk nuk mund të më bënin asgjë…
…Kujtimet e këqija nga pylli hungarez ishin ato që shkaktuan traumën për
fëmijët e mi dhe diçka që u duhet kohë për tu shëruar…
Libri mbyllet me
një mesazh mbresëlënës nga autoria e librit, Shaha, përkthyer nga shkrimtari Sokol
Demaku, që të bën të mendosh, se ku e gjen forcën personazhia e librit Shaha të
vrasi frikën, urrejtjen dhe trishtimin që e ndjek çdo ditë dhe përcjell të
fëmijët e saj dashuri, tolerancë dhe shpresë për të ecur përpara.
Sa prekëse janë
kur lexon këto rreshta në mbyllje të tregimeve nga autoria e librit, Shaha: Ja
si e përshkruan mbylljen e tregimeve të saj:;
…Në shumë vende ishte përkeqësuar situate pas luftës. Ishte bërë ferr pë
rata që humbën të dashurit. Disa kishin humbur të gjithë familjen e tyre.
Gati dhjetë mijë shqiptarë të vrarë, fëmijë dhe pleq, me mijëra të plagosur
dhe një million shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre…
Figura e
personazhit të Shahes përcillet te lexuesi si symbol i vazhdueshmërisë së jetës
nga një nënë heroinë, grua me tipare burrërore që nuk jepet para vështirësive,
por me guxim dhe vullnet arrin ti kapërcej ato dhe të ndërtoj jetën nga e para
edhe pse brengën e vuan brenda vetes.
Ndaj të njëjtin
mendim me shkrimtarin, poetin dhe gazetarin Kadri Tarelli bazuar në shkrimin e
tij me titull “Pse na e ndanë qytetin?, Sokol Demaku “Pylli i çuditshëm, botuar
në portalin Fjala e lirë, ku shkruan:
“Nuk e di ç’ forcë ka Sokoli? Por ky libër duhet
përkthyer edhe në Anglisht, për t’u lexuar në gjithë botën, pasi është një akuzë
e hapur, ndaj luftës dhe dhunës, shkaktuar nga agresori që vesh qyrkun e
viktimës, ndaj mizorive të kryera kundër shqiptarëve në Dardani”. Më pas shtova: “Le të
bëhet në mijëra kopje dhe të shpërndahet, e t’u dhurohet çdo zyrtari në
tavolinë e punës, në Europë dhe ShBA, që të dëgjojë zërin e një nëne dhe gruaje
të thjeshtë, si vetë populli i Dardanisë. Atëherë do të binden për çka ndodhi.
Pasojë e tyre edhe ç’po ndodh sot”.
Libri mbyllet me
thënien lapidare të Shahas: “Lufta tradhëtoi mendimet dhe mendjet e njerëzve”.
I uroj Sokolit
krijimtari te mbarë dhe shumë suksese në serinë e përkthimeve.