Kulturë
Arsim Halili: Qasja metakritike akt i modelimit
E shtune, 03.12.2022, 06:53 PM
QASJA METAKRITIKE AKT I MODELIMIT
Shefqet
Dibrani, “SHOSHITJE LETRARE”, Studime dhe kritikë letrare për autorë nga Kosova
Lindore, botoi Sh. B. “Beqir Musliu”, Gjilan 2022. Faqe 310. ISBN
978-9951-760-68-3
Nga
Arsim HALILI
Mes grumbullit të leximeve pa dyshim
duhet kemi të qartë një gjë: Lexuesin në trinomin observues. Për të ruajtur
këtë trajektore, duhet arrijmë në një emërues të përbashkët atë të kënaqësisë
së leximit. Këtë koncept të trajtuar në disa dimensione e bënë edhe më të qartë
edhe teoricieni i njohur Roland Barthes, ku ndër të tjera shprehet: “Fakti
që lexoj me kënaqësi, këtë fjalë, këtë histori, vje nga që është shkruar me
kënaqësi, natyrisht, kjo gjë nuk ndodh në vazhdimësi.”[1][1]
Andaj kritiku Shefqet Dibrani e bënë një
përzgjedhje racionale, konsideroj sipas shijes së tij të leximit, ku i ndan me
tjerët opinonet e tij vlerësuese për përmbledhjet poetike të trajtuara nga ana
e tij. Duhet ta pranojmë një gjë nuk e kemi të lehtë të themi mendimin tonë
metakritik, meqë na ka ra hise të jemi brenda këtyre faqeve dhe dosido do të
tregohemi për pak çaste edhe subjektiv. Duke qenë se kritiku është fokusuar te
njëzet e pesë autor, respektivisht te trishjet librat e tyre poetike, shumë
gjëra tekstuale dhe kontekstuale mund të jenë: gjithëpërfshirëse, në konceptin
vlerësues. ?ështja tjetër që
lexuesi e heton kryesisht fokusimin te sinteza biografike, takimet formale, apo
edhe zyrtare, me krijues që kanë qenë dhe janë emra serioz në letërsi. Pjesa
tjetër e trajtimit natyrisht fokusohet te një analizë që i atribohet jo vetëm
përshtypjes së tij si lexues, por me anë të shkrimeve të tij hyn me vetëdije në
një territor ku përballet me doktrinat teorike - kritike të cilat i specifikon
me vëmendje. Duhet të thuhet një gjë, Sh. Dibrani ka bërë një qasje, çfarë do
ta nxisë lexuesin jo vetëm ta lexoj librin në fjalë të akcilit autor, por të
thellojë filozofinë e mendimit me atë çfarë mund të interpretohet e
interferohet, se çfarë fshihet brenda vargjeve të këtyre poetëve. Një gjë më
shton kurreshtjen analiza tekstuale në poezinë e Musa Ramadanit, është trajtimi
i disa sekuencave ku i ndanë disa hollësi në relacion me botën poetike shqetësimet
e tij personale kryesisht i metamorfizon bukur në aspektin poetik. Thënë
ndryshe kritiku Dibrani, e heton një gjë tillë e sqaron drejtë elementin e
modelimit vizuel në poezinë e Musa Ramadanit, diskurs mjaft kompleks kognitiv.
Brenda modelimit vizual të poezisë së Musa Ramadanit qasja montazhiste, si
teknikë, apo si arte-fakt i modelimit të llojit të tillë të poezisë ndërtohet
përmes dy teknikave proporcionale: Teksti letrar realizohet permes pamjes
pikturale, apo fotomontazhit dhe këtë gjë kritiku Dibrani e paraqet në një rast
vizualitetin në poezinë “Muza e Ulpianës”, por edhe skicat dhe vizatimet në
secilin cikël, në librin Mëkatet E(ha)vës. Ky lloj modelimi vjen si rezultat i
frustrimit të krijuesit. Duket se kritiku Dibrani e ka kuptuar drejtë
shqetësimin e poetit Ramadani, shkaqet që e kanë çuar ta ndërtoj këtë lloj
proprcionaliteti poetik.
Mendoj se qasje për reflektim racional,
nuk ka ndonjë qëllim reduksionizmit të formave përmbajtësore te asnjëri nga
krijuesit, këtë rast as të poetve të Kosovës Lindore. Ai e flet dhe shkruan atë
gjë që poetët në fjalë, e kanë thenë përmes fjalës artistike e që mund të themi
lirisht një pjesë e madhe e tyre janë emra serioz në letërsinë shqipe. Ndërsa
Sh. Dibrani ia bënë më të qartë, më të kapshëm lexuesit botën poetike të
secilit krijues që e ka trajtuar. E ndjek këtë lloj modelimi intutiv, për ta
shpehur sa më konkretisht qasjen e tij, sintetizues. Në çdo vështrim, nuk
pretendohet abstrahimi i terminologjive, gjë edhe kishte mundur ta bëjë autori,
e që më pas lexuesit, t’i vështirësohet kapja e konceptit poetik, përkundrazi
mundohet që lexuesi ta ndjej dhe ta ndjek veprën nga një lexim spontan të fitoj
simpatinë për një turmë pasionesh të gdhendura. Dhe krejt në fund mund të themi
se autori Sh. Dibrani, ndoshta duke mos dashur të krijoj kundërshti me autor të
fokusuar në këtë libër i largohet ndonjë vërejtje qoftë edhe simbolike për
librat në fjalë, ?ka për mendim tim është një lloj një anëshmërie dhe një lloj
relativizmi të gjithë autorëve në një linjë, për ?ka edhe nuk mund të jetë ?do gjë lineare, qoftë edhe në këtë rast.
Arsim
HALILI
Gjilan, 15
tetor 2022.