E merkure, 31.05.2023, 08:32 PM (GMT+1)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

E diele, 11.12.2022, 08:55 PM


Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

Nga Gjon Keka

Kur flasim e shkruajmë për lashtësinë, duhet ditur se po shkruajmë për një të kaluar të fshehur në thellësi, mbi të cilën janë vendosur shtresat e epokave, shekujve e kohëve, edhe pse mbuluar nga pluhuri dhe errësira, të mbështjella me plot mistere e enigma.

Si rrallëherë ndodh me kombet, historia e lashtë e popullit tonë iliro-arbëror është e mbuluar me pluhurin dhe harruar nga shtresat e moskujtesës, duke e bërë kështu të vështirë që në ditët e sotme t’i hedhim më shumë dritë të vërtetës dhe nxjerrjes së rrënjëve të lashta të tij. Megjithëkëtë, kjo nuk është e pamundur, pasi sot janë të gjitha mundësitë, dokumentet, si dhe faktet nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme europiane e botërore. Gjithashtu, dëshmi të plota janë edhe objektet arkeologjike që flasin më shumë se çdo gjë tjetër, si dhe vetë gjuha e simbolet që na e bëjnë të mundur rishfaqjen e plotë të historisë së kaluar të këtij populli të lashtë në zemër të kontinentit të lashtë europian. “Arbëria ofron një ilustrim të shkëlqyer të kompleksitetit të jetës kombëtare në Ballkan. Populli i saj flet një gjuhë që lidhet me trakishten dhe ilirishten e lashtë. Shpirtrat e tyre mbajnë gjurmët e qytetërimeve mijëravjeçare..., të paktën ata vazhduan të ekzistojnë si një racë më vete...” Është fakt historik se “populli shqiptar ka jetuar në këtë gadishull për më shumë se dy mijë vjet, i portretizuar si një racë këmbëngulëse, i paprekur e i pamposhtur nga dyndjet e popujve barbarë, edhe nga çdo ngjarje tjetër tronditëse e botës. Kështu që deri më sot ai ka mbetur komb e popull që nuk ka lëvizur nga trojet e tij. Etnografia ka mundur të vërtetojë disa gjëra vendimtare për prejardhjen e shqiptarëve dhe historia shpesh i raporton këto ndërprerje të shekujve të tyre...të këtyre pasardhësve të pellazgëve...”Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e ilirëve. Ilirët kanë qenë në këtë Gadishull 3000 vjet p. K., që nga bregu lindor i Adriatikut, nga Epiri e gjer në Alpet e Austrisë. Pas shumë luftërash të gjata, mbretëria e ilirëve mori fund në vitin 168 p. K. Po kështu, “në kohët antike Arbëria quhej Iliri dhe banorët e saj, të cilët ishin europianë, quheshin ilirë, ndërsa më vonë emri Arbëror mbeti i kufizuar në një rajon të ngushtë...”

Sikurse shihet në Hartën e vitit 1609,bashkëngjitur emri i ilirëve dhe Pellazgëve, Troja e Dodona janë aty.

Por, edhe pse faktet janë të mjaftueshme si të lashtët e këtij gadishulli, një gjë duhet ta kemi parasysh, ne si popull sot në këtë shekull nuk po e pasqyrojmë asnjë virtyt ,as traditë, e as kulturë burimore të paraardhësve tanë, por jemi veshur me petkun e të huajve që na lanë pushtuesit e ndryshëm sa që ngadalë po harrohet e kaluara dhe rrënjët se prej nga vijim si iliro-arbër,bijë e bija të udhëheqësit tonë të pavdekshëm Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: 7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Përvjetori i lindjes së Dardanit dhe Europianit të Madh - Dr.Ibrahim Rugovës Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës Gjon Keka: Stema e rrallë e familjes Kastrioti Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij Gjon Keka: Filipi falënderon Zotin që biri i tij Aleksandri i Madh lindi në kohën e Aristotelit Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës Gjon Keka: Prof. Anton Çetta, thesar i popullit shqiptar, pajtoi gjaqe edhe në diasporë Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit Gjon Keka: Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora