Kulturë
Marjan N. Sopi: Kremtim madhështor në Stuttgart
E marte, 06.12.2022, 07:34 PM
Në ruajtjen, kultivimin dhe atdhedashurinë ndaj vendlindjes si dhe të gjuhës sonë të embël shqipe, të traditës, kulturës, historisë...
KREMTIM
MADHËSHTORË NË STUTTGART TË GJERMANISË, TË ORGANIZUAR NGA ‘QENDRA KULTURORE
SHQIPTARE SHTUTTGART’ (Albanisches Kulturzentrum Stuttgart) ME RASTIN E DHJETË
VJETORIT TË THEMELIMI DHE VEPRIMTARISË SAJ!
Nga
Marjan N. Sopi
Dje, me 03. 12. 2022 në Stuttgart të Gjermanisë u organizua festë
madhështore, edhe atë festë e trefishtë nga Shqiptarët e vyer të mërgatës sonë
e cila me vite gjindët jashtë trojeve etnike shqiptare por duke mos e harruar
për asnjë moment mëmdheun, vendlindjen dhe shqiptarinë, rrënjët e tyre nga
vijnë. Kjo mërgatë tanimë e njohur për veprimtari humanitare, e veçmas ajo
kulturore, në ruajtje, ngritje, dhe kultivim të kulturës, gjuhës, traditës sonë
vite të tëra punoi, veproi me përkushtim, besnikëri dhe vetflijim duke dhënë
gjithmonë më të mirën por edhe më të shtrenjtën-vetëvetën, për të mirë të
atdheut. Mërgata e jonë në Shtuttgart e rrethinë, shkriu jetën për të mirë dhe
në dobi të kombit tonë në përgjithësi e veçmas të mirën dhe lirinë e trojeve
tona të okupuara vite të tëra e dekata nga sisteme dhe armiqë të ndryshëm.
Kështu që, e gjitha kjo bëri që Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart me
kryesinë e saj të mrekullueshme dhe kompakte të udhëhequr nga Kryetari i
palodhshëm i saj Z. Vitor SPAQI të organizoj festë duke mos harruar
kontriboutin e askujt përgjatë gjithë kësaj kohe.
Prandaj, data 03. 12. 2022 për shumë shqiptarë të Stuttgartit dhe rrethinës
së saj do të mbahet mend gjatë në kujtesën e gjithë të pranishmëve në këtë
manifestim shënim përvjetor artistiko kulturorë. Prandaj, këtu potencoi se këtë
ditë lirisht mund ta quajmë edhe Ditë të Bekuar, sepse këtu;
-U shënua 110 vjetori i mëvetësisë së Shqipërisë (Ngritja e flamurit
Kombëtar nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu më 1443 në Krujë që njihet në
histori edhe si Nëntori i Parë, dhe Ngritja e Flamurit tonë Kombëtarë Shqiptarë
më 1912 në Vlorë nga Qemail Bej Vlora dhe bashkëatdhetarët e tij patriot e që
kjo njihet në histori si Nëntori i Dytë);
-10 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë së ‘Qendra Kulturore Shqiptare
Shtuttgart’, që ishte edhe temë boshte, temë qëndrore, dhe njëherit u bë edhe
promovimi i librit ‘KRAHËT E SHQIPËS’ të botuar enkas për këtë shënim
përvjetori pikërisht nga Qendra Kulturore Shqiprtare.
-Poashtu sipas karakterit të kësaj Qendre që edhe është humane, u shënua
edhe;
-03. Djetori “Dita e personave me aftësi ndryshe” nga morën pjesë edhe disa
pjesëmarrës me aftësi të kufizuar e njëri nga ta ishte edhe shkrimtari ynë i
mirënjohur i cili erdhi enkas për të shënuar këtë ditë por edhe për të
prezantuar krijimtarinë e tij letrare.
U shkrinë si qiriu, për të na bërë neve dritë...
Z. Vitor SPAÇI, kryetar i “Qendra Kulturore Shqiprare Sturttgart”
përshëndet të pranishmit në fjalën hyrëse të tij.
Tubimi ishte
paraparë të filloj që nga ora 16.00, dhe menjëherë afër sallës së përgaditur
vërehej mori njerëzisht drejtuar vendit ku do të jetë manifestimi. Me të
filluar festa, ku edhe “salla ishte e vogël” për të pranuar gjithë atë mori
njerëzish të interesuar, të cilët i ftoi zonja moderatore znj. Xhulie LECAJ me
zërin e saj të embël dhe fjalët e ëmbëla të dalur nga zemra dhe shpirti i saj i
dlirë dhe i mirë, ajo fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe ftoi të
pranishmit të ngritën në këmbë në nderë të intonimit të himnit tonë Kombëtarë e
Shtetërorë dhe fill pas ftoi që me një minutë heshtje ti përkujtojmë gjithë të
rënit e Kombit për lirinë dhe Pavarsinë e Kombit tonë e veçmas të rënit e
luftës së fundit në Kosovë. Pastaj, ftoi Kryetarin e Qendrës Kulturore
Shqiptare z. Spaqin për të hapur këtë manifestim, që në dukjen e parë, i
mrekullueshëm. Z. Spaqi përshëndeti të pranishmit e veçmas falenderoi për
ardhjen në këtë kremtje anëtarët e familjeve të dëshmorëve, pastaj zonjën
Lumturie LIBOVECI, Konsule në Stuttgart të cilës ia dha fjalën për të bërë
hapjen e manifestimit dhe për ta përshëndet tubimin dhe të pranishmit.
Znj. Liboveci
fillimisht përshëndeti gjithë të pranishmit e në veçanti anëtarët e Qendrës si
dhe kryetarin e saj z. Spaqin, duke iu falënderua për punën që bënë tani e
dhjetë dekada, falenderoi të gjithë kontriboutdhënsit e më hershëm e të tashëm
të Qendrës të cilët punojnë pa rreshtur siç tha ajo; në ruajtjen, kultivimin
dhe atdhedashurinë ndaj vendlindjes si dhe të gjuhës sonë të embël shqipe, të
traditës, kulturës, historisë... Znj. Liboveci e entuziazmuar dhe e lumtur
me punën e Qendrës shtoi se ajo dhe institucionet e Kosovës do jenë gjithmonë
mbështetëse të projekteve dhe planeve, punëve të Qendrës e cila përkujdeset për
të ardhmën e gjeneratave tona këtu në mërgim, por se do jetë edhe urëlidhëse
mes pupullit, pra mes Shoqatave, me këtë rast Qendrës Kulturore Shqiptare
dhe Kosovës e trojeve tjera etnike shqiptare.
Znj. Liboveci, konsule në Stuttgart duke ndezë qiriun me z. Vitor Spaqi në
shenjë simpolike për gjithë të rënit dëshmorë dhe ata që shkrinë jetën, sikur
qiriu që shkrihet ngadal, për të mirë dhe lirinë e Kosovës dhe Shqipërisë
Dhe menjëherë pas
fjalimit të znj. Liboveci e cila u prit me duartrokitje të gjatë, mederatorja
znj. LECAJ ftoi që ajo, pra, znj. Liboveci dhe kryetari i Qendrës z. Spaqi të
bëjnë ndezjen e Qiriut si shenjë apo gjest simbolik për të gjithë ata që
shkrinë jetën po sikur që shkrihet e shuhët qiriu për të ndriquar ne, botën,
ashtu siç potencoi edhe vet z. Spaqi, i cili tha; këtë bërën edhe bijtë e bijat
tona të Kombit të cilët dhanë e gjithën dhe u shkrinë si qiriu për të na
bërë neve dritë d.m.th për një jetë më dinjitoze, të lirë e të mirë, dhe në
dobi të së mirës së përbashkët duke pasur parasysh gjithmonë e gjithnjë të
ardhmen fatlume të popullit tonë të stërvuajtur por edhe krenar.
Pas kësaj ngjarje
interesante për publikun me domethënie të bukur simbolike, pasoi pjesa tjetër e
paraparë në program e që ishte prezantimi apo paraqitje e punës dhe
veprimtarisë dhjetë vjeçare të Qendrës Kulturore Shtuttgart përcjellë e gjithë
veprimtaria më e rëndësishme gjatë këtyre viteve dhe e dokumentuar me foto e
shkrime të paraqitura të gjithat në projektor e të përcjellura me shpjegime të
znj. Lecaj dhe z. Spaqi si dhe bashkëpunëtorëve tjerë të Qendrës si Zef Prenka,
ish anëtarë i kryesisë në dorëheqje për shkaqe objektive (Ndërrim vendbanimi të
shtetit nga Gjermania në Zvicër) e disa anëtarëve tjerë cilët ndërhynin duke
plotësuar njëri tjetrin e ku e prezentuan punën shumëvjeçare siç ishin; takime
të ndryshme mes Qendrës Kulturore Shqiptare dhe përsonaliteteve shtetërore të
Kosovës dhe shtetit Gjerman, pra bashkëpunimi me ta, pastaj organizime tjera të
promovimeve të librave nga autorë të ndryshëm nga vendlindja, promovimi i i
dramës televizive në Regji të Halil Budakovës “Vendlindja ime” dhe protagonist
auktorin e shquar z. Vilson Spaqin e shumë aktivitete tjera si vizita mbrenda e
jashtë shtetit Gjerman e në veçanti vizita e bërë shtetit Shqiptarë kohë më
parë etj...Pas këtij prezantimi publiku i shumtë u freskua me një pikë muzikore
të ekzekutuar me kitar nga një talente brilante e muzikës dhe solo këndimit e
cila mahniti të gjithë të pranishmit me zërin e embël dhe të mrekullueshëm të
znj. Laura SPAQI (17 vjeçare) e cila bëri që publiku t’i duartrokis gjatë,
madje edhe të këndoj s’bashku me te.
Një zë i mrekullueshëm, Znj. Laura SPAQI duke kënduar dhe eksekutuar solo
me kitar
Pas falënderimit
të moderatorës ajo me sharmin dhe stilin e saj, në mënyrën siç dinë të bëjë
vetëm një moderatore me përvojë të rrallë, bëri edhe paraqitjen dhe ftoi z.
Marjan N. Sopi-n të prezantoj veprimtarinë e tij krijuese letrare me fjalët siç
tha; ftoj njeriun, z. Marjan SOPIN, shkrimtarin e mirënjohur, që kur mi
sollën librat e tij, unë mendova se do jenë vetëm dy a tre sosh, por një pas
një e u bënë aq libra, sa kishte shkruar deri më tani, saq u lodha duke
numëruar... Prandaj, z. Sopi ju lutëm fjala për Ju dhe na prezanto librin;
“Krahët e Shqipës” dhe veprimtarinë Tuaj krijuese.
Këtu do ju sjellim
në tërësi fjalimin e z. SOPI-t lidhje me botimin, librin e botuar enkas, me
rastin e dhjetë vjetorit të Qendrës Kulturore Shqiptare Shtuttgart “Krahët e
Shqipës” dhe prezantimin e shkurtër të veprimtarisë së tij krijuese që edhe
ishin temë qëndrore të këtij manifestimi kulturor:
Miqë të dashur, miqë të letrave shqipe, motra e vëllezër përshëndetje!
Uroj 110 vjetorinë e mëvetësisë së Shqipërisë. Nëntori i Parë ishte vitin
1443 (Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin në Krujë), Nëntori i Dytë ishte më 1912
(Ismail Beu Vlorë me patriot shqiptarë ngritë flamurin Kombëtar në Vlorë,
ndërsa Nëntori i Tretë nuk e di se kur do jetë për ne gëzim, festë e shumë
shumë pritur, gjithëvëllazërore e gjithëpopullore, kjo mëvaret shumë edhe nga
ne, por dhashtë Zoti që Nëntori i Tretë (i cili ka filluar) të na gjej të
gjithëve të bashkuar si vëllezër e motra në një shtetë të quajtur: SHQIPËRI!
Ndërsa juve udhëheqësve e veprimtarëve të “Qendra Kulturore Shqiptare në
Stuttgart” ju përgëzoj për punën Tuaj dhjetëvjeçare cilën e bëtë dhe e bëni me
përkushtim, me vetflijim e sakrifica të shumëta deri më tani, e gjitha në të
mirë e në dobi të Kombit tonë. Urime e ju faleminderit që punuat dhe punoni në
ruajtjen, ngritjen e kultivimin e trashëgimisë tonë kulturore shqiptare në
përgjithësi, sepse po nuk punuam të
gjithë sikur Juve pa rreshtur, në ruajtje të identitetit tonë kombëtar, atëherë
me të drejtë sot o nesër do mund të na mallkojnë veçmas gjeneratat e ardhshme
duke na thënë, Zoti mos e dhashtë të na thonë e gjykojnë ashtu siç na tha e
shkroi i madhi ynë i Kombit Atë Gjergj FISHTA (po e citoj):
Pra, mallkue njai
bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po,
goja,
që përbuzë këtë gjuhë
hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur
s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas
dore.
Kështu u pritën të
gjithë pjesëmarrësit në manifestim, pra siç e kërkon tradita shqiptare, Bukë,
Krip e Zemër!
Sa i përket librit
Monografi Antologjike “KRAHËT E SHQIPES”
Libri në fjalë është përmbledhje e shumë krijuesëve (autorëve) tanë
shqiptare nga të gjitha trojet tona shqiptare dhe jo vetëm, sepse në këtë
antologji volimunoze bëjnë pjesë krijues të fushave të ndryshme si shkrimtarë,
poetë, prozatorë, dramaturgë, skulptorë, piktorë etj...., edhe atë nga Kosova,
Maqedonia, Shqipria, Kosovë Lindore, Mal të zi, Qamëri, Greqi, Itali, Gjermani,
Austri, Zvicër, Suedi, Norvegji etj., madje edhe nga Amerika e largët, dhe
Zelanda e Re etj.
Në libër bëjnë pjesë apo defilojnë 93 autor të zhanreve të ndryshëm siç
cekëm, pra, numër impozant i krijuesëve tanë të përzgjedhur me kujdes dhe
profesionalizëm nga redaksia e Qendrës Kulturore Shqiptare – Shtuttgart, dhe
mund të them se e veçanta e librit është pikërisht kjo: d.m.th libri përveçse
është Antologji ajo në vete mbërthen edhe zhandrin tjetër të saj e që është
Monografi, sepse çdo autorë na paraqitet fillimisht me biografi të shkurtër e
pastaj me ndonjë punim të tij, nga edhe kuptojmë se me çka mirret autori dhe
cilin drejtim shkrimorë ndjek.
Libri fillon me disa fjali hyrëse të kryetarit të Qendrës Kulturore
Shqiptare në Shtuttgart z. Vitor SPAQI pa të cilin vështirë se do realizohej ky
projekt (meriton duartrokitje), pastaj në libër vijon fjala e recensentit dhe
fjala uruese lidhje me 10 vjetorin e themelimi dhe veprimtarisë të Qendrës Kulturore
Shqiptare – Shtuttgart nga i Madhi Monsinjor Dr. Lush GJERGJI, me temën e të
cilit (Gjergj Kastrioti) edhe fillon e mbaron (me temën Nëna jonë Teresa) ky
libër i mirë se ardhur dhe i shumë pritur me rastin e 150 vjetorit të
mëvetësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetorit të veprimtarisë së Qendrës Tuaj e
tonë.
Mund te them, meq libri ka autorë të ndryshëm, atëherë edhe ngërthen në
vete tema të ndryshme dhe mjaft interesante.
Për fund mund t’ju them se libri që sot promovojmë është punë hiq me pak se
punë dy vjeçare e një stafi të gjerë të udhëhequr nga vogëlsia ime, por asesi
nuk guxoj ta harroj e mos të falënderoj edhe anëtarin e kryesisë së Qendrës
z.Vilson Markaj për përkushtim dhe punë të palodhëshme që bëri duke me dal në
çdo moment e kërkesë në ndihmë (ju flm z. Markaj). Dhe kryesia për të qenë sa
më transparente, bëri që edhe në libër, autorët e saj të paraqitën në mënyrë
dhe renditje alfabetike. Ndërsa sa i përket anës letrare rreth librit, analiza,
kritika etj. këtë, do ia lëm ta bëjnë kritikët letrarë pasi ta kenë librin në
dorë.
Gjatë promovimit të librit “Krahët e Shqipës” nga Marjan N. Sopi
Në fund edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve, në rend të parë autorëve,
pjesëmarrësve në libër e të cilët na dolën ballë kërkesave tona e të cilat i
pranuan me kënaqësi, pastaj falënderojmë bashkëpunëtorët e librit si dhe
sponzorët e unë përsonalisht falënderoj të gjithë e veçmas Qendrën e cila edhe
më bëri ftesë që të mund të prezantoj krijimtarinë time në pika të shkurtëra
meq për shkaqe objektive nuk kam prezent bashkëpunëtorët e mi të shumtë siç
janë Mons Dr. Lush GJERGJI, prof. Dr Jahja DRANCOLLI, pastaj Dr. Don Mikel
SOPI, prof Isak AHMETI, Prof. Nazif Laqi si recensent, parathënës të veprave të
mia etj.
Miqë, motra e vëllezër, pra edhe njëherë të gjithëve ju uroj 110 vjetorin e
mëvetësisë së Shqipërisë, shëndet, paqe, harmoni e mbi të gjitha dashuri në vitin 2023, vit ku shpresojmë t’i
kthehemi jetës normale pa luftra, pa pandemi o ndonjë sëmundje tjetër.
Urime 10 vjetori i veprimtarisë së Qendrës Tuaj e tonë, rrnofshi e mos u
ndalni së vepruari sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë.
Ju faleminderit te gjithve, urime festat dhe pervjetoret, urime dita
nderkombetare e personave me aftesi ndryshe, dhe ju faleminderit z. Spaqi e
kryesi e nderuar, ju faleminderit te gjitheve dhe ju dua shume popull i dashur,
rrnofshi e gezuar!
Pra, për ju, për gjithë ne, hire e
bekime prej Zotit. Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë kudo të jetë ai. Ju
falëminderit!
Marjan N. SOPI
E gjitha kjo u përcoll më një interesim të madh nga
të ftuarit dhe emëra eminent siç ishin prezent; Besnik MIFTARAJ, konsul, Hanife
STATOVCI, Faket KAJTAZI, Konsul. Deli BALIDEMAJ – Deputet i parlamentit të
Bavarisë së Epërme. Dr. Bekim BALIDEMAJ, Dr. Ljuljeta GASHI – GERDUNG, Xhaver
LECI, Sadik ZOGAJ, Shoqata “KOSOVA”, Gani GECI, ish deputet i Republikës së
Kosovës dhe aktivist i dalluar i LDK, Smalj ÇEKAJ (Vëllau i dëshmorit të Kombit
Sali ÇEKAJ), Rexhep REXHEPI, Dr. Genc KELMENDI, Shpend HASANAJ, Shoqata
“SHQIPONJA” – Schwabisch Hall, Z. MAÇI, “Shoqata e Studentëve”, Franqez SPAÇI,
Misioni Katolik Shqiptarë, Taxhidin BAKIU, Shoqata “Kadri Zeka” – Nurtingen,
Katarina LESHAJ – GREISER, fotografe profesioniste e emra tjerë nga jeta
publike si nga shkenca, letërsia, biznesi etj...]
Qendra Kulturore
Shqiptare Stuttgart asesi nuk i harroi kontriboutdhënësit e saj kështu që,
sipas përzgjedhjes së kryesisë, të gjithë atyre që kanë kontribouar në ruajtjen
dhe kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare, në emër të Qendrës, kryetari
i saj z. SPAQI ndau “Mirënjohje” në
shenjë nderimi dhe falënderimi.
Pas promovimit të
librit “Krahët e Shqipës” të botuar nga Qendra Kulturore Shqiptare, moderatorja
ftoi z. Spaqin, kryetar të bëjë edhe prerjen e tortës kushtuar dhjetë vjetorit
të themelimit dhe veprimtarisë së Qendrës, turtën e kishte punuar enkas për
këtë manifestim “Embëltoria Victoria” me pronarë z. Alfred Cakraj dhe znj. Dori
Camaj të cilët sponzoruan tortën. Dhe si zakonisht pas programit kulturorë
letrarë vijoi ngrënja e ushqimit dhe pija (koktej i pasur) të cilën e kishin
përgaditur vet familjet e anëtarëve të Qendrës dhe të tjerë e që programi
pastaj vazhdoi me pjesën tjetër argtuese, pra me muzikë të përzgjedhur nga
repertuari i njohur i këngëtarës së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare
znj. Benita PULA e cila është gjithnjë e gatshme të marrë pjesë dhe nuk ndahet
nga bëmirësia si dhe ngjarjet e ndryshme humaninare e kulturore shqiptare. Nuk
mungoi as grupi i vallëtarëve të rinjë të cilët begatuan programin e vallet e
tyre të mrekullueshme nga Jugu i Shqipërisë, dhe pikërisht ashtu siç ka
karakterin edhe Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart e cila në mesin e saj
ka shqiptarë nga gjitha trevat etnike shqiptare dhe pamvarësisht bindjeve të
tyre politike, fetare etj por të gjithë së bashku dhe si gjithnjë pikërisht siç
edhe janë shqiptarët vëllezër e motra mes veti, nuk iu ndalën valleve deri në
orë të vonëshme. Programi i lirë argëtues vijoi deri në orët e vonëshme të
mbrëmbjes nga u ndanë të gjithë jashtëzakonisht të lumtur me organizimin dhe
manifestimin e tillë kulturorë.
Për: “Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart”
Marjan N. Sopi
O3. 12. 20022
Stuttgart