E merkure, 11.12.2024, 06:22 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Pak fjalë për ca drunj qyteze

E diele, 11.12.2022, 05:14 PM


Blerim Rrecaj

PAK FJALË PËR CA DRUNJ QYTEZE

Shelgje lotuese

Janë dy trungje shelgjesh

Në skaj trotuarit të rrugës “Dardania”

Në hyrje të një kafeneje

Kalimtarëve që kalojnë fare pranë tyre

U pëshëprisin mijëra gjethe

Me lotë prej shiu ndonjëherë

Por edhe vetëm degët veshur borëbardhësisht

Molla

Një trung molle mbështetur

Për një mur depoje a punëtorie

I brishtë, i gjatë, i hollë

Çdo herë e çdo stinë

Në dëgët e saj mban

Dy-tri kokrra mollë

Kajsia

Një kajsi ndodhet me arave e livadheve

Në mes kryeqytezës e kryeqytetit

Zogj e trumcakë e vizitojnë herë-herë

Këtu jo fort larg rrëmujës e rrëmetit

Kajsia e Shkupit

Një trug druri frytëdhënës

Pranë një dyqani ushqimor

Na kthen në kohë

Kur gjyshi na blinte e pëlqenim shumë

Frutat që i quante e që i thërrisnim

Kajsia të Shkupit

Qershia

Një qershi mbështetur për shumëkatëshen

Njërën nga ato të shumtat fytyrë kuq-e-verdh

Fare pranë derës së kësaj barnatoreje

Degët e saj duket se mbajnë një kondicioner

Druri i shkollës

Dru në qoshk shkolle

Krenar e i bukur

Ndonëse fruta nuk dhuron

Në degët e tua mjaft nxënës

Sikurse bletët e trumcakët

I mirëpret e i strehon

Arra

Trung arre i hijshëm e madhështor

Si kur je me gjethe e kur na bën hije

Ashtu edhe kur mbetesh pa to si tash

Kur shohim një fole shpezësh

Thurur me kaq shije

Pisha

Një pishë rri me ca shoqe të saja

A ca shoqe me një pishë rrinë

Ne pranë tyre si dje e si sot

Presim që të hedhin aromën pluhurimë

Bredhi

Duke ecur në një rrugë

Në një qoshk me dhe e bar

Një bredh pranë një kafeneje

Pip në këmbë rri

Është natë e është dhjetor

Dritë xixëllonjash s’ndahen dot prej tij

Panja

Një trung panje i drejtë

Rrethuar me shumëkatëshe

Si në mes të një oaze

Me një gjethe të vetme

Bash mu në majë

Bora që malet mbuloi

Ashtu siç e thotë kënga

Një plis vuri mbi gjethen

Mbi kokën e saj

Bliri

Brenda ëmbëltotes

Një trung bliri rri

Degët e tij i mban jashtë saj

Trungu apo degët

Ndjejnë më ftohtë a më ngrohtësi

Të lutem kamarier

Ma sjell tash një çaj

Ulliri

Pranë një ulliri

Ama në kafene



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora