E merkure, 11.12.2024, 12:45 AM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Kolë Blashi (1459-1512) dhe disa arbërorë të Republikës së Venedikut, ndër të tjera, u shquan si vetrai (punues xhami) në punishtet e famshme të Murano-s!

E diele, 11.12.2022, 06:50 PM


Kolë Blashi (1459-1512) dhe disa arbërorë të Republikës së Venedikut, ndër të tjera, u shquan si vetrai (punues xhami) në punishtet e famshme të Murano-s!

Nga Jahja Drançolli

Murano, një ishull në veri të Venedikut i themeluar midis shekujve 5 dhe 7, përjetoi zhvillimin e tij maksimal pas vitit 1291, kur furrat e xhamit u transferuan këtu nga Venediku. Që atëherë e deri më sot, Murano do të bëhet qendra e prodhimit të xhamit venedikas, i eksportuar në sasi të mëdha jo vetëm në Europë. Kupat venedikase të smaltuar shfaqen në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të, kur këtu ishin vendosur mjeshtër të ndryshëm të qelqit dhe tasave të emaluar. Një dëshmi e këtij aspekti të historisë së Muranos mund të gjendet në Muzeun e Artit të Qelqit të Palazzo Giustinian, ku mund të ndeshën edhe disa mjeshtër xhami me origjinë arbërore. Në Murano kanë pikturuar edhe Giovanni Bellini, Paolo Veronese dhe Tintoretto, piktorë të famshëm të Humanizmit e Rilindjes!

Burimi: Nga hulumtimet e mia në arkiva e biblioteka të Venedikut dhe të Murano-s!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora