E marte, 10.12.2024, 11:51 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Poeti i Roganës

E diele, 11.12.2022, 05:42 PM


POETI I ROGANËS

Në Kodër të Brijës  në Roganë

Një  kaçubë    ka  pas thënë

Jam e vogël dhe kam pak shtat

Vesë  prej  barit  pijë  çdo natë

Në atë çast u ngrit e foli fqinja

Je e pangjashme  si  bima vetë

Ju që e kërkoni gjënë  e  duhur

Natyra  është e tëra përmbajtja

Në kaçubën  ku bari e pi vesën

I zgjat gishtërinjtë  një bari i ri

Sa herë shiu ngjitet nëpër fletë

ylber i bukur  i  shtohet vërtetë

Brenda  kaçubës  ka një shtëpi

Ku shërbehen  disa  milingona

Bari është  thjeshtësia  natyrës

Ushqimi dhe streha  e  zogjëve

Guxoj    them, jam poeti juaj

Guxoj të them  se  jam Atdheu

Mjafton    t´i  hapni  dritaret

Për  ta  parë  Roganën dardane!...

Atdhe Geci - poezi nga libri në dorëshkrim, "Kallinj Ylberesh"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora