Kulturë
Afrim Morina: Pagëzimtar për t'i pagëzuar fëmijët tanë
E diele, 11.12.2022, 08:19 PM
PAGËZIMTAR, PËR T’I
PAGËZUAR FËMIJËT TANË
Vështrim
për fjalorin "Emërtar shqip", të autorit Tafil DURAKU, botuar nga
SHBA “Drenishta”, 2022
Nga
Afrim MORINA
Këto ditë, nga Shtëpia Botuese
Artistike “Drenishta”, doli një libër i veçantë, me titull “EMËRTAR
SHQIP”, i autorit, tashmë të njohur në letrat shqipe, në letërsi e
publicistikë, i poetit Tafil DURAKU, libër që i ka munguar shumë gjuhësisë,
sidomos, fjalorit të emrave shqip, të përdorur nëpër shekuj, dhe sot. Në këtë
PAGËZIMTAR, siç do të shprehet autori, që në vete ngërthen rreth
gjashtëdhjetëetemijë (68 000) emra, janë të perfshirë: emra njerëzish, vendesh,
sendesh, kafshësh, bimësh, zogjësh, nga anatomia, astronomia…, që nga
parilirët, ilirët, e deri më sot, të pasqyruar nga të dyja gjinitë.
Gjithë kjo punë bukur me peshë, jep për
të kuptuar, se, që në moshën rinore, Ky autor i është përkushtuar një pune
bukur serioze, kur moshatarët e tij, veç sa kishin dalur nga bangat e shkollave
fillore. Që atëherë, si dhjetëvjeçar, kishte filluar të mbedhë fjalë nga
rrëfimtarët, e, më vonë, si gjimnazist, do të konslutojë edhe një mori
dokumentesh, kryesisht fjalorë, që i paraqet në shfrytëzim literature, që jep
për të kuptuar, se sa me siriozitet e ka filluar dhe mbaruar këtë projekt
studimor, me peshë kombëtare. Puna merr kahën e seriozitetit, të cilën punë
duhej ta bënin një ekip studiuesish, atëherë, kur kishte filluar t’i mbedhë
fjalët e para. Nuk kishte menduar kurrë, se, pas më shumë se gjysmë shekulli,
libri i tij do të jetë fjalori i vetëm në këtë fushë, që ka një vlerë të çmuar
e të pakontestur shkencërisht, që, të paktën, bashkatdhetarët tanë, ta përdorin
për pagëzimin e fëmijëve, e, pastrim të të gjithë atyre emrave, pa marrë
parasysh në cilën fushë, dhe, të regjistrohen e shqiptohen ashtu siç duhet.
Qëllimin e tij, e thotë edhe në
parathënien, shumë modeste:
“Ruajtja dhe begatimi i emrave me tëban
iliro-shqiptar, gjithsesi, ka qenë qëllimi parësor, duke pasë për kriter dhe
për bazë lashtësinë e fjalëve tona. Dhe, emrat tanë i pamë e i shohim dhe i
gjejmë në tërë shtrirjen natyrore të Ilirisë e rreth saj”
Në kapitullin “Shpjegues i
shkurtër emrash”, jep disa shembuj për secilën shkronjë, që përdoruesi
ta ketë më të lehtë ta shfrytëzojë e konsultojë këtë fjalor, por,
parasegjithash, edhe ta kuptojë drejt. Për ilustrim po i marrim vetëm disa
emra, për t’ia sjellë lexuesit këtë punë e përkushtim të autorit, Tafil DURAKU:
A
Acaran, m.; Acaranë, f.= gur vatre,
vatërtar, vatërgur
B
Barmir, m.; Barmirë, f.= bari i mirë i
një ane barmirët shërues…
C
Caran, m.; Caranë, f, = gur vatre
Ç
Çaçalb, m.; Çaçalbë, f.= sa alb je, sa
shqiptar je
D
Drijon, m.; Drijonë, f. = lumenjtë
tanë, drinat tanë…
DH
Dhok, m.; Dhokë, f.= shkurticë e
Bardh-ok, Bardhokë. Dhokan, m.; Dhokanët, f. = Bardhokan, Bardhokanë.
E
Eart, m.; Eartë, f. = i/e artë
Ë
Ëmblart, m.; Ëmblartë, f. = e ëmbël nga
njerëzorja, i/e tokës
F
Famian, m.; Famianë, f. = janë me famë,
janë me nam, të famshëm
G
Gacan, m.; Gacanë, f. = gacë e një ane,
e një visi
GJ
Gjakion, m.; Gjakionë, f. = është e
gjakut tonë, del prej gjakut tonë
H
Had, m.; Hadë, f. = në mitologjinë
ilire, perendi i nëntokës, Biri i Kronit dhe Resë, vëlla i Zeusit dhe
Posejdonit
I
Ideart, m.; Ideartë, f. = me plotë ide
arti e diturie
J
Jaklur, m.; Jaklurë, f. = jakë lure,
jak luriane, cep
K
Kanarin, m.; Kanarinë, f. = zog
këngëtar dhe i bukur
L
Laert, m.; Laertë, f. = babai i Odiseut
LL
Llamb, m.; Lambë, f. = mjet drite
M
Madhar, m.; Madharë, f. = armadh/e,
arshumë
N
Najad, m.; Najadë, f. = mitologji,
nimfa të burojave (burimeve)
NJ
Njohalb, m.; Njohalbë, f. = i njoh
albët, albanët, albanoit, shqiptarët
O
Orart, m.; Orartë, f. = mitologji, që
ka orë të pacënuar, orë të paprekur, njeri me Orë
P
Pahjan, m.; Pahjanë, f. = duken,
shihen, janë në pah
Q
Qaforit, m.; Qaforitë, f. = rit qafe,
qaforit/ë
R
Ream, m.; Reamë, f. = at i reve, emë e
reve
RR
Rrapnis, m.; Rrapnisë, f. =
i,e fortë, i,e qendrueshëm(me), si rrap, Nisrrap
S
Sydren, m.; Sydrenë, f. = me sy si të
drerit, si të drenushës
SH
Sheg, m.; Shegë, f. = pemë e mesdheut
iliro- shqiptar në tre dete tona
T
Tienis, m.; Tienisë, f. = ti nisë
diçka, ti e nisë i pari
TH
Thanoar, m.; Thanoarë, f. = arë me
thana, thanishtë
U
Udhar, m.; Udharë, f. = njeri që çelën
udhë, prijës
V
Valb, m.; Valbë, f. = shkurtore e
valalb, valalbë
X
Xehemir, m.; Xehemirë, f. = xehet tona
të mira
XH
Xhanian, m.; Xhanianë, f. = i dashur, i
shpirtit, i zemrës, xhan/e
Y
Yllalb, m.; yllalbë, f. =
shkurtore e yllalbian/ë
Z
Zank, m.; Zankë, f. = zanë e vogël, në
zë
ZH
Zhurm, m.; Zhurmë, f. = me
zhurmë, me gjallëri
Kjo është porosia që del nga ky mendim,
por edhe nga vetë fjalori, që kemi në duart tona:
“Dhe, për fund, uroj që të gjithë ata
që pagëzohen nga ky pagëzimtar shqip t’u prijë fati në jetë dhe në kohë, t’u
ecën gjithçka mbarë dhe të jenë me jetë të gjatë sa malet dhe alpet e Iliri-
Shqipërisë.”
Edhe ne, i urojmë autorit të fjalorit
të parë, “Emërtar shqip”, shëndet dhe vazhdimësi në shkrimet e tij letrare e
publicistike dhe të jetë nun në pagëzim të fëmijëve!
Prishtinë, 4. 11. 2022
Postoi Atdhe Geci