Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore

| E hene, 04.11.2024, 07:52 PM |


Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore

Nga Gjon Keka

Po të kishim vetëdije të lartë kombëtare e shtetërore(në Kosovë e kam fjalën ngase jam bir i saj) dhe me kulturë e edukim të mirëfilltë,nga data 3 nëntor e deri më 28 nëntor do të duhej të kishte aktivitete të ndryshme kulturore artistike,simpoziume shkencore,kapituj të veçantë mësimi nëpër shkolla etj etj ,që nderojnë nëntorin e lavdisë së epokës së papërsëritshme dhe të artë të Gjergj Kastriotit.

Duke ditur se kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk kemi pushtetarë të denjë,me vizion dhe me identitet të vërtetë kombëtar dardano-arbëror europian, e as me kulturë e shpirt europian,atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm ne ta nderojmë kështu duke e kujtuar me shkrime modeste e vepra këtë periudhë që vulosi të ardhmen e sigurtë europiane të Dardano-Arbërisë si pjesë rrënjësore e familjes europiane dhe civilizimit të përbashkët të kontinentit europian.

Qoftë i bekuar nëntori i Gjergj Kastriotit që bashkë me dardano-arbërorët e tij ia solli lirinë atdheut ,e ringjalli shtetin mbretëror dardano-arbëror dhe u bë mburojë e pakalueshme e civilizimit të përbashkët europian.