Kulturë
Albert Habazaj: Te shtëpia e prindërve
E hene, 08.04.2024, 07:11 PM
Te shtëpia e prindërve...
Nga
Albert Habazaj
Portës
që me antindryshk kisha lyer,
Dryni
i është ndryshkur, mezi e hapa,
Zemra
e fortë - si qelq i brishtë thyer
Tek
futem në shtëpi, më rëndojnë hapat.
Shoh
fotografitë e prindërve në mur varur
Ngadalë
kaloj nëpër dhoma në heshtje malli,
Jam
para tyre fëmijë dhe pse i zbardhur
Dallgët
e halleve më bënë rrobull mali.
Heshtja
dhomat në të dy katet ka mbërthyer
Mbushur
ato me cerga e merimanga
Në
çdo cep tavani, çdo dritare e dyer,
Ndjeva
brenda muresh lirinë me pranga.
Jashtë
shtëpisë ngjyra-ngjyra kopshti
Oborri
qesh e lulëzon nga blerimi,
Lulet
e kumbullës, të mollës, të ftoit
Shpërthejnë
për të më hequr trishtimin...
Fjalët
e mia më duken si zogj të ngratë
Mungesa
e prindërve keq më paska prekur,
Hapur
do ta mbaj atë shtëpi të bardhë
Jashtë
më ledhaton rrushkuqja e dehur...
Tërbaç, e shtunë, 6
prill 2024