Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lufta vazhdon me penë
E diele, 03.04.2022, 12:44 PM
LUFTA VAZHDON ME PENË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Në
Shtrat, m’i solli në shtëpi Lam Lami i Qabesë Dy ibrikë me raki: njërin me raki
rrushi, dhe tjetrin me raki dëllinje. Në bisedë e sipër m’i deshifroi edhe
targat e regjistrimit të makinës (xhipit): SK - VB 032. Simbole, që sipas tij
donin të thonin: “Vabilonsko Bratstvo”. Përkthim në gjuhën shqipe, sipas Lam
Lamit: Vëllazëria Babilonase?!
Lam
Lami i Qabesë, që shoqëria dhe Shteti “përbashkët” e kishin hudhur në rrugë, si
pa të shpresë për jetë mes kontenierëve të bërllokut, dhe i dergjur me vite nëpër
burgjet e botës mes librave të Masonëve, megjithatë, edhe pse, ai: kishte qenë
besnik ndaj këtij shteti të
“përëbsdkët”.
Sot, m’i deshifronte shkronjat dhe numrat e targës të “xhipit” tim “Korando”
të Babiat, dhuartë për Ditëlindje, të
cilin e kishin djegur (2012), dhe thyer xhamin e pasëm para dritareve të
banesës (2015), në “Çair” të Shkupit. Autorët, ende të panjohur deri më sot?!…
Burra
e gra besnike, Sot: rrini dhe flini rehat në Shtëpinë Publike! Ferexhezezën,
pasmesnate e rrëzova bythekrye në shtrat, edhe në këtë Libër për Nesër.
Vërtetë, si Hënore e shpëtova nga presionet politike, dhe vetëvrasja fizike,
ama: nuk arrita dot ta shpëtoj nga vetëvrasja artistike. Përpak, para Agimit
desh u çmendë mes shtamave me verë dhe librave të “rrezikshëm” nën çati,
Shtetin e “përbashkët”…
Faqeve
të këtij Libri për Nesër, për ta mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të
Dexhallit, nuseve pashterkuqe me dy shami lidhur për brezi, që e kishin
pushtuar në fund Livadhit, dhe e rrihnin pamëshirë nateditë, duhet të keni
durim deri në fund të këtij Libri publicistik.
Ferexhezeza,
edhe dy net rreshtë më vodhi nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku
më dha “bakllavë” turke, dhe Dy shtama me verë deri në mëngjes tek Plepat e
Kishës, në Strugë. U përpoqë, të më japë edhe çaj rusi. E refuzova. I thashë:
m’i jep edhe, Dy shtama me verë të Zanave Malit, si Mujit dhe Halilit nën
Dardhat Gorrice!... Heej, jo edhe çaj rsi…
Herët,
në mëngjes: papritmas, në breg të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet.
U çmend përtej kufiri. Përpak desh fluturoi në Qiell. Edhe, mes dallgëve të
Agimit, desh më mbyti mes dallgëve në Liqe. Mezi dola not me pak shpirt në breg
me Poezi.
Rrugës
për në Shkup, përmes Grykës Radikës: Edhe njëherë, keq e pushtuan xhindet e
Dexhallit, i volli edhe gjithë zorrët nga barku… Inati… Përpak, desh e lash mes
maleve të Dibrës, në Natë… Errësirës, mes maleve të Dibrës… Grykës Radikës, me
kryngritësit shqipatrë, ku Hajredin Pasha e kishte humbur ushtrinë nga kryengritësit
shqiptar, jo më pak se dymbëdhetë mijë. Edhe, nuk kishte kush në varre t’i
shti. Që, sipas këngëtarit popullor: “armiqtë”, ia kishin gri ushtrinë,
“vëllezërve” turq pesqind vite me radhë. Krah për krahu me stërgjyshin t’im
kaçak, Emin Xhambazin (?eliku), krahu djathtë i
Dervish Carës nëpër llogore, ende pa i shti në vorre.
Shkupin
Historik, atë ditë: ende, po zbardhë agimi e pushtuam në gjumë… E kisha
mashtruar Veten “kuqezi”: me Gra besnike, raki rrushi dhe, Dy shtama me verë të
Zonjës Di. Syzat e Gruas besnike, që pas vdekjes time klinike në Voskopojë
(2000). Dhe, Ringjalljes, po atë ditë rrugës gjarpërore, pas një aksidenti
komunikacioni për në Korçë, pa shenja jete, bërtita: Luftë! Paralajmërova
Luftën guerile të U?K -ës (2001) në Maqedoni?!
Paprtimas,
në Kopësht e zbulova, se: Unë, nuk kisha pasur nevojë për syza të dudumëve
qorra me brekët mbi pantollona për ta parë Veten në Shtetin e
“përbashkët”, po: për syza Dielli të
errëta Shqiptare. Dhe, të gjitha syzat: që, i trashëgova nga Gruaja ime
besnike, erdhi koha t’i hudhë në kontenierët e bërllokut, në “Bit-Pazar”
(Shkup).
Sot,
Botën Letrare Artistike, dhe Librat e mi artistik i shoh me syza Dielli të
Vdekjes klinike, në Korçë (2000). Dhe, Ringjalljen, po të asaj Dite në Korçë.
Dhunti hyjnore, apo Natyrore që, kur u ktheva në Shkup: njerëzit, kur i shihja
me nga dy koka?! Edhe, me një lëvizje të kokës anësh, i shihja me nga një kokë
në qafë. Dhunti hyjnore, apo Natyrore?!
Edhe,
gjatë kohë, rrugës artistike malore: në taverna, institucione në shtetin e
“përbashkët”, i shihja njerëzit me nga Dy koka në qafë. Pandemisë, “armikun e
padukshëm” me masa Qeveritare. Edhe, në shkallët e Qendrës Tregtare, që hipja
dhe zbrisja ditë-natë te “Parku i Grave”, në Shkup. Përditë, Verë dhe Dimër,
hipja dhe zbrisja shkallëve të “Qendrës Tregtare”, duke i parë njerëzit me dy
koka edhe në kohë Pandemie me Koronavirus. “Armikun e padukshPorosi,
Qeveritare: mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra largë rri edhe me Gruan besnike. Miqtë... Miket,,,
Shkak, që fillova t’i përdor edhe syzat e Gruas time besnike. E hapja laptopin,
dhe punoja me ditë dhe netë mes xhindeve dhe Nuses me pashterkë të kuqe me dy
shami lidhur për brezi. Gjithë Natën e gjatë, pasmesnate xhindet më hudhnin
dorë më dorë mbi çati të shtëpive, shelgjeve dhe majë lisave. Dhe, pak para
Agimit, më kthenin në shtrat, mes Nanës dhe Babait.
Gjatë
kësaj kohe me xhinde, Nuses me pashterkë të kuqe, Njerkës dhe Grave besnike me
masa Qeveritare, i publikova edhe disa libra me pozi e prozë. Ku ta di Unë:
Ndoshta, edhe me nga Dy-Tri koka?! Njërën, në Shkup. Tjetrën, në Prishtinë.
Dhe, të tretën në Tiranë.
Përderisa,
një ditë: Unë, si zakonisht në Kopësht e përdora Laptopin pa syza, që, e pashë,
edhe Veten me Tri koka, në Qafë. Dhe, kisha
qenë gabim. Gjithë jetën: nga shkolla e mesme në Shkup, studimeve në
Prishtinë, dhe jetës në Shkup, nuk kisha përdorë syza dudumësh, perveçse atyre
të Diellit me rreze (zeza), që e ndërronin ngjyrën sipas rrezeve të Diellit, brenda
dhe jashtë në Natyrë, në errëirë me Hënë,,.
Sot,
Botën dhe Librat e mi i shoh me syza Dielli ngjyrë Qielli. Rrugën për në Baba
Tomor. Vite më vonë, pas arratisjes të Engjullit tim Grua, në Parajsë. Dhe, pas
ikjes së Zonjës Di, qafëpërqafe me të Eshkundurën (Hënoren), duke bredhur
pasmesnate sonambël çati më çati e takoi Dexhalli i Allahut. Edhe, e mashtroi
me magji Cucën Boheme pas Çuke.
E
punësoi me kritere partiake në Tempullin e Zi të “vëllazërim-bashkimit”,
Neokomunist: amvise shtëpiake në një kuzhinë partiake për përgaditjen e
zarzavate të Kopështit, në një Koperativë Bujqësore. Herë pas here e
shpërblente me çmime Livadhi Neomkomunsite për përgaditjen e gjellërave
shtëtpiake, për darkën Solemne festife “Zarzavate Kopështi”, duke e mbajtur nën
kontrollë përmes argatëve të tij xhinde të “Bit-Pazari”.
Hënorja
nën urdhërin e tij, si Dexhall i “Allahut”, publikonte edhe ndonjë reklamë
publicistike: lamë të gjellërave natyrorre, “Zarzavate Kopështi”, në Livadhin
përpara Shtëpisë. Lesh e li, rritur duke i futur në një thes kanapi me arna:
kastravecat, specat, patatet, qepët, domatet, lakërat, bananet, dardhat e
qullta dhe kungujt e Stambollit. E sakatoi kulturën shqiptare në “Liri” me
porosi, si emërues i DoktorZiut: Sot, një anëtar komisioni për botime nga
partitë politike të “vëllazërim-bashkimit”, në Ministrinë e Kulturës. Edhe,
atë: me një teknefes shqiptar” të ferrave katundit, Zëvendsin e DoktorZiut
(2022). Kulturovgun, që vdiq:
rrufjan, i Kulturës Shqiptare. Që, Dje: kulturën shqiptare e sakatonte Partia
Komuniste, Sot e sakatojnë edhe më zi se dje, këlyshët me zgjebe të Partive
Politike Shqiptare për një asht shpërblim, në Shtetin e “përbashkët”. Dhe, në
fund: për një ?mim shtetëror.
Lufta,
ende vazhdon flakë më flakë me Penë mes faqeve të librave, në Bibliotekë…
Shkolla… Universitete… Gjaku - lumë arriti
deri në brez, sa që mbytej edhe kali, sipas një kënge popullore në
Grykën e Kaçanikut. Mezi shpëtoi gjallë Gomari me samarë dhe pasqyrë në ballë,
Poeti Oborrit. Hënorja, veç më kishte rënë dëshmore lufte e poezisë ”erotike”.
Nesër, me siguri Poeti Oborrit do t’i ngrejë përmendore si partizane partiake,
shpalli si heroinë të poezisë patriotike, hyjë si burrëneshat në Historinë e
Letërsisë Shqiptare.
Nipi
i Xha Derallës. doli maleve kaçak në Voskopojë, vendin e shenjtë: ku, Tri Zanat
e Malit i dhanë gji me dy shtama me verë nën dardhat gorrice te “Përroni i
Thanës”. Dervish Hima me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku
(Xhamabazi), sharronte shelgje në Livadh përpara Shtëpisë për Dimër, rrëzë ?uke për të dalë në Pranverë.
Përgëzime,
emrin artistik: Këlyshi me zgjebe në Letërsinë Shqiptare me të dyja këmbët, dhe
trutë në legen… Histori… Që, Sot: përpiqen “patriotët kuqezi”, spiunë brez pas brezi me pak shpirt t’i ringjallin
lugetër nëpër institucine partiake. Edhe, atë: para kamerave televizive. Dje,
komuniste. Sot, Neokomuniste.
Thashë,
me vete: Ende, siç duket nuk pushon truri kaçakëve. Lufta vazhdon me Penë, mu
si dikur kur xhindet pasmesnate më merrnin mes Nanës dhe Babait nga shtrati,
dhe gjithë natën më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive, në Katund: majë
lisave, e shelgjeve, rrëzë Çukës. Dikur, më hudhnin te “Lugu i Ymerit”.
“Përroni i Thanës”, nën Dardhat gorrice, ku i milja dhentë me kusi. Mëkot, Xha
Deralla këto dardha gorrice me sharrë në dorë i shartonte në dardha turke.
Dardhat Gorrice, mbetën, Dardha Gorrice. Hije, nën të cilat më dhanë gji Tri
Zana të maleve në Luftën me Penë. Unë, për t’u shpëtuar duarve të xhindeve,
hapja krahët si shqiponjë, dhe fluturoja maleve, në Qiell.
Gjithë
Natën e gjatë, bridhnin me mua duke më hudhur duar më duar majë çative,
shelgjeve dhe lisave. Herët në mëngjes,
më kthenit mes Nanës e Babait, në shtrat. Përçudia, si nuk e hetonin Nana e
Babai, se: xhindet më vidhnin nga mesi i tyre, dhe luanin me mua gjithë natën
mbi çati të shtëpive e majë lisave, në Katund?!...
Edhe,
në fund: Luftë, kërkuat?! Luftë, u dhash
me Penë…