Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Tim Xhilaga
E shtune, 31.07.2021, 12:21 PM
Tim Xhilaga
Nga
Edison Ypi
Me
veshje, gjeste dhe muhabete, djemtë dhe vajzat e Tiranës mundoheshin t'i binin
sa më tepër në sy njëritjetrit në Xhiro.
Ai
që nuk merakosej aspak për të rënë në sy, madje as dilte në Xhiro, e megjithatë
shquhej më tepër se të gjithë, ishte Tim Xhilaga.
Duke
parë me vështirësi televizionet italiane, si dhe ndonjë revistë, të gjithë
ishin të etur ta ndiqnin modën e kohës. Por nuk mund të shihnin të gjithë
televizor, nuk mund të çfletonin të gjithë revista. Për ta mësuar si ishte në
perëndim, modeli i pantallonave, xhaketës, këmishës, rripi i mesit, modeli i
flokëve, dhe të tjera, shembulli fatkeqësisht nuk isha unë dhe asnji tjetër.
Në
epiqëndër të modës perëndimore në Tiranë ishte Tim Xhilaga.
E
kush nuk kishte qef të kishte historira me të dashura si nëpër romane dhe
filma. Me kacavjerrje natën në katin e dytë e të tretë. Hedhje nga muri me gjakosje gjunjësh dhe thyerje
brinjësh. Zbritje alpinistike me çarçafë të lidhur si litar nga dritarja e
shtëpisë së një oficeri sigurimi pas një nate dashurie me gruan e tij, aventura
plazhi, e të tjera historira nga ato që pasi kalojnë gojë më gojë bëhen të
pavdekëshme.
Më
mahnitëset e këtyre aventurave i kishte Tim Xhilaga.
Atëhere
kriteri për tu cilësuar një Don Zhuan i thekur apo një Casanova i përsosur
ishte numuri i dashnoreve. Të gjithë e dinin dhe e pranonin se kampion absolut
i numurit të dashnoreve ishte Tim Xhilaga.
Sot
"katunar" cilësohet një njeri i pasjellshëm, një gdhë që vishet keq,
flet keq, sillet keq etj.
Atëherë
"katunar" ishte gjithkush që nuk vishej dhe nuk sillej si Tim
Xhilaga.
Me
bo dashuri me një femër të huaj nuk ishte fitore që korrej lehtë. Ishte një
supersukses që arrihej me shumë sakrifica.
Kur
diktatura ishte më e egër se kurrë, kur Tirana ishte plot me spiuna, ai që ja
mrriti, jo vetëm t'i puthte, por edhe të bënte dashuri me dy femra të huaja
motra me minifund, ishte Tim Xhilaga.
Në
kushte tepër të vështira shqiptarët dëgjonin kanconeta. Pasi i dëgjonin nja
njëqint herë i fërshëllenin ose i këndonin. I vetmi që kanconetës ja fiksonte
tekstin dhe muzikën pasi e dëgjonte 1 herë të vetme, ishte Tim Xhilaga.
Tim
Xhilaga ishte një spektakël lëvizës.
Tim
Xhilaga ishte një legjendë e gjallë e kohës së vet.
Tim
Xhilaga nuk ishte më inteligjent se Ajnshtajni, më mahnitës se Dante Aligieri,
më i thellë se Shopenhaueri.
Tim
Xhilaga nuk zbuloi Amerikën, nuk vajti në Hënë, nuk shpiku Internetin, nuk
shkruajti kryevepra.
Tim
Xhilaga bëri shumë më tepër se kaq;
Me
shembullin e vet Tim Xhilaga u tregoi shqiptarëve se pavarsisht nga burgjet,
telat me gjëmba, kongreset, parakalimet, nuk ka zinxhirë që nuk këputen, nuk ka
pranga që nuk shkatërrohen, nuk ka zgjedhë që nuk flaket.
Tim
Xhilaga ishte ndër të rrallët që nuk e lanë vajgurin e kandilit të shterrej,
flakën e qiririt të fikej, gjakun e njeriut të ftohej.
Tim
Xhilaga me ekzistencën e vet e tmerronte sigurimin dhe nomenklaturën më tepër
se NATO dhe Traktati i Varshavës.
Tim
Xhilaga ishte më i fortë se Diktatura.
Diktatura
ishte artificiale, e imponuar, e urryer, e refuzuar.
Tim
Xhilaga ishte i vërtetë, i vetvetishëm, i natyshëm.
Kur
kërrciste çizmja e ushtarit dhe të shurdhonin klithmat e proletarëve, Internet,
celular, fejsbuk, email, kopertinë reviste, ishte 1 njeri i vetëm, Tim Xhilaga.