Udhëpërshkrim
Hasan Hasanramaj: Në diasporë kultivon traditat kulturore dhe kombëtare
E hene, 17.05.2021, 08:37 PM
Shoqata “Dardania” nga Montebelluna i Italisë
Në diasporë kultivon
traditat kulturore dhe kombëtare...
Nga
Hasan Hasanramaj
Aktivitetet
e mërgimtarëve me nxënësit e paraleleve në gjuhën shqipe në Itali, ruajtja dhe
kultivimin e traditave kombëtare, aktivizimi e aktiviteteve kulturore-artistike
dhe shumë aktiviteteve të tjera ishin tema rreth të cilave biseduam me Faik Tafollin, kryetar të shoqatës “Dardania” në qytetin
Montebelluna të Italisë. Shoqata “Dardania”, na tha Tafolli u themelua gjatë
vitit 1995 me synimin kryesor ishte
hapjen e paraleleve të shkollës shqipe-mësim plotësues dhe azktivitet tjera në
qytetin Montebelluna, në kuadër të shoqatës kulturore- artistike “Dardania”.
Pastaj formimi edhe grupi të valleve dhe
i muzikës folklorike e popullore. Shoqata kulturore-artistike “Dardania”, për
t’i njohur më për së afërmi këta të rinj dhe të reja me vendlindjen e tyre, rregullisht
për çdo vit ka organizua dhe organizonë ekskursion gjatë pushimeve verore, që
nga viti 2005. Ekskursionet kryesisht organizohen nëpër Kosovë, Shqipëri dhe troje të tjera
stërgjyshore, duke vizituar monumentet historike, kulturore dhe vendet turistike
nëpër qendër komunale në Shqipëri dhe Kosovë,
ku para publikut, në ambient të hapur janë shfaqur program me kënge e valle
popullore dhe kudo ku kemi kaluar jemi ndarë me përshtypjet më të mira- na tha
Faik Tafolli. Shoqata
kulturore-artistike “Dardania” nga Italia
kudo ku ishim u ndame të kënaqur me publikun në trojet tona stërgjyshore
dhe mikpritjen e madhe shqiptare.
Kryesia e Shoqatës, e cila njëherësh
është edhe boshti kryesor i
organizimit të shkollës shqipe në Itali e cila bëri punë të madhe
në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe të
zhvillimit dhe afirmimit të aktiviteteve kulturore-artistike me fëmijjët e të
gjitha moshave.
Kryetari
i Shoqatës, Faik Tafolli gjatë bisede që zhvilluam me te na njoftoi se pjesa
dërrmuese e fëmijëve që kanë lindur në Itali, por edhe e këtyre pak më të
rriturve, duke iu falënderuar shoqatës kulturore-artistike “Dardania” nuk
dallojnë nga moshatarët e tyre në Kosovë në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe, në këndim të këngëve dhe në
luajtje të valleve, pastaj në veshjet
kombëtare, si dhe në njohje të historisë shqiptare dhe të traditave të popullit
shqiptar. Për ta ruajtur kontaktin me atdheun - strukturat udhëheqëse të
shoqërisë kulturore-artistike “Dardania”
organizuan ekskursione nëpër
Kosove, ku vizituohen vendet me rëndësi
të veçantë historike, kulturore dhe turistike, ku djelmoshat dhe vajzat aktive
nga diaspora me fanatizëm në dekadën e fundit kanë ditur t’i ruajnë,
traditat, doket, zakonet, mikpritjen e madhe shqiptare, këngën, vallen, gjuhen
e bukur shqipe në të folur dhe shkruar dhe të mirat e tjera të popullit
shqiptar. Gjatë vizitave që i kemi organizua në Kosovë me fëmijët mërgimtar
kemi vizitua ë Shpellën e Gadimës,
qytetin e bukur të Prizrenit, Prishtinën, kompleksit e varrit të presidentit Rugova. Kur jemi
këtu duhet ta dinë se aktivitete
kulturore-artistike të kësaj shoqërie zhvillohen ne baza vullnetare pa asnjë
përfitim të kryesisë ose të grupit të valltarëve, këngëtareve apo të grupeve të
tjera artistike. Kjo do të thotë se duhet të kesh moral të fortë për të
vazhduar aktivitete të suksesshme.
Mërgimtarët nga Montebelluni i Italisë
në vizitë të kompleksit memorial të dr. Ibrahim Rugovës në Prishtinë
Anëtarët aktivë të orkestrës shoqatës kulturo artistikes
Donjeta Guniqi duke ekzekutuar një këngë
popullore
Gazetari në bisedë në Faik Tafollin
Grupi i vajzave dhe djemve gjatë ekzekutimit të një valleje të Drenicës
Këto bukuroshe me shumë dashuri lozin një
valle popullore në mërgim
Momente kur të rinjtë mërgimtarë vallëzojnë të gjithë së bashku
Nxënësit mërgimtare gjatë një ore mësimi